NE NJE DASHURI TE FORTE…
…hyn i magjepsur
jeton brenda saj i çmendur
dhe del nga ajo idiot…
pastaj gjërat bëhen më të thjeshta
fluturon si gjethja shesheve të gjëra
zbulon rrugë të mëdha me njerëz të vegjël
veçanërisht të padëmshëm për shëndetin
që ngjasojnë aq shumë me njëri tjetrin
me buzëqeshjet e stampuara në fytyrat e lëmuara
të përshëndesin nxehtësisht si reklamues frigoriferësh...
dhe janë aq të dashur, oh sa të dashur,
të mirë, të bindur e të urtë
në qiejt e tyre retë gjithnje mungojnë
në gjoks një zemër për përdorim të brendshëm
që s’punon me adrenalinë, por me sherbet…
qeshin pa shkak,
qajnë nga gëzimi
dhe nuk dashurojnë…
por nëse akoma mbetesh atje brenda
në dashuri pra, pa dalur kurrë
brenda mureve kumbues të saj
edhe ti do të gjesh njerëz si vetja
që në vend të zemrës kanë një granatë
në erë hedhin veten dhe tjetrin
shkrumb e hi natë e tyre më e gjatë
dhe të nesërmen i gjen përsëri atje
mes gërmadhash nën trarë të djegur
duke ndërtuar një çmenduri të re…
(nga “IMORALISTI”, 2020)
© artangjyzelhasani