Po pra po, ke kjo e fundit e kam edhe unë me ata që bëjnë sexhde (kur fitojnë një ndeshje futbolli) dhe me ju të tjerët që i bashkoheni kësaj histerie kolektive.
Çfarë i pengoi ata të Katarit apo Iranit të bënin sexhde në fund të ndeshjeve? Çfarë ju pengoi ju t’i kritikoni pse nuk bënë sexhde edhe kur humbën ashtu si humbën, sepse përherë ka më keq.
Nuk eshte me detyrim sexhdja ne kete rast. "Ne" ose ata te "tjeret" nuk i kritikuam/n sepse nuk e paten per detyre te bejne sexhde ata qe humben (apo dikush kur i ndodh dicka jo e mire) Pra, nuk kane bere mekat, e as gabim.
Po ashtu, nuk e kane per detyre as ata qe arrijne dicka te mire te bejne sexhde. Kush ka deshire me e be e ben. Nga gezimi e falenderon Zotin, por nuk eshte kusht fetar kjo gje.
Fakti qe "dikush" mund te gezohet kur XY ben sexhde mund te lidhet me idene qe: "Sa mire, edhe ne momente gezimi qe robi ka tendencen ta harroje Zotin, ata fitoren, gezimin ja atributojne Atij lart". Si me thene: "Une s'do arrija asgje nese ti Zot nuk do me jepje force, nuk do me ndihmoje" , Etj.
Plus mesa di une besimtaret muslimane besojne (dhe une futem ketu) se: Cdo e mire vjen nga Zoti, cdo e keqe vjen nga vetja. Pra, nese nuk triumfojme, apo nuk kemi sukses ne dicka eshte per shkak te mangesive, gabimeve, dobesise tone.
"dikush" e futa ne thonjza sepse ti e kishe pergjithsuar sikur te gjithe te tjeret i bashkohen histerise!

Ndjese se hyra kshu pa radhe!