Vritet bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
[h=2]Bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore në Zuwara të Libisë, u vra në Tripoli, së bashku me tetë anëtarë të milicisë së tij dje në mëngjes (25 shtator). [/h]Këtë lajm e raportuan mediat lokale, mes të cilave edhe faqja Libya Herlad.
“Salah Al-Maskhout, ish-oficeri i ushtrisë libiane në epokën e Gedafit, u vra nga një grup personash të armatosur, me siguri profesionistë” shkruan Libya Herald
Asnjëri prej tyre nuk vdiq gjatë aksionit dhe dëshmitarët flisnin për njerëz të mirë-trajnuar.
Sipas mediave libiane, Maskhout kishte shkuar për të vizituar disa të afërm në Qendrën Mjekësore të Tripolit, i shoqëruar nga eskorta e tij.
Ata u zunë në pritë nga të paktën 4 persona të armatosur. Më pas ndodhi një shkëmbim zjarri, ku 4 personat e armatosur me pistoleta goditën Maskhout’in dhe vranë 8 truproja të tij.
Libya Herald nënvizon se njerëzit e Maskhout ishin të pajisur me armë të tipit Kallashnikov AK-47 dhe se skuadra që i goditi dukej që përbëhej nga profesionistë të vërtetë.
Gazeta ngre hipoteza se objektivi fillestar i personave që e bënë këtë akt, pavarësisht se ato janë të paidentifikuar, ishte ta rrëmbenin Maskhout’in, që njihet si operatori kryesor në trafikun e emigrantëve nga Libia drejt Europës. GazetaExpress
 
Titulli: Vritet bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore

Hallall ju qofte pushka, nje qen me pak.
 
Titulli: Vritet bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore

Dhe ne beme kerdine para ca ditesh per te lavderuar nje Liban e nje Turqi per miresjellje dhe drejtmbajtje te refugjateve nderkohe qe na del qe grupe te trafikimit te qenieve njerezore te lidhura me pushtetet e ketyre dy vendeve po bejne kerdine mbi refugjatet dhe po bejne miliona dollare brenda nje nate.

Gazetari shqiptar i AP i cili keto dite kishte qendruar ne kampet e refugjateve ne Turqi ne nje emision nje oresh ne rtv21 po tregonte se ne Turqi para hundeve te pushtetit behej tregti me refugjatet.

Per cdo koke refugjati mirreshin mes 2000 e 3000 dollare varesisht nga arritja e ujdise dhe e tera kjo per nje ore rruge me anije nga brigjet turke ne Lesbos dhe kur 3000 - 5000 refugjate brenda 24 oreve i shenderron ne leke vetem atehere e kupton se sa po u ndihmohet ketyre.

4000 refugjate x 2500 dollare = 10000000 (10 milion dollare). :dylbi:
 
Back
Top