Vritet Boris Nemtsov, lider opozitar në Rusi

Aver

.
V.I.P
vritet-boris-nemtsov-lider-opozitar-n-euml-rusi_2_hd.jpg


ثshtë eliminuar të premten në mbrëmje një prej liderëve kryesorë opozitarë në Rusi, Boris Nemtsov.
Në të është gjuajtur katër herë me armë derisa po kalonte një urë në afërsi të Kremlinit.

Nemtsov po shoqërohej nga një grua në momentin e vrasjes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se po kërkon autorët.

Boris Nemtsov, 55 vjeçar dikur shihej si trashëgimtar i presidentit të parë të epokës pas sovjetike Boris Yeltsin. Ai kishte shërbyer si zëvendëskryeministër në në kohën e mandatit të fundit të ish presidentit Yeltsin.

Nemtsov u shndërrua në figurë të njohur opozitare dhe kritikues u ashpër i presidentit rus Vladimir Putin. Ai braktisi Dumën, dhomën e ultë të parlamentit rus në vitin 2003.

Boris Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.

Në një intervistë së fundi, Nemtos kishte thënë se kishte frikë që Putin do ta vriste për shkak të kundërshtimit të luftës në Ukrainë.

[video=youtube;8qhM-YgWgwQ]https://www.youtube.com/watch?v=8qhM-YgWgwQ[/video]

telegrafi
 
Back
Top