Vritet ambasadori rus në Turqi

Guest2

Antarë i Respektuar
1482169740vrasja-ambasadori.jpg


Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara.


“Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, deklaroi ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë.

Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar zyrtarisht nga Moska.

Fakti që akti u ndërmor gjatë një aktiviteti publik, bëri që në internet të përhapën me shpejtësi pamjet e sulmit. Në njërën prej videove që po qarkullojnë, autori dëgjohet të thotë fill pas të shtënave: “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu!”.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital, ndërkohë që autori është vrarë nga forcat e sigurisë.

Hasim Kiliç, gazetar i Hurriyet ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kur u dëgjuan krismat. Ai thotë se agresori ka qëlluar fillimisht në ajër për të trembur njerëzit dhe më pas ka vënë në shënjestër ambasadorin rus.

Kiliç thotë se ka dëgjuar slogane radikale islamike prej agresorit.

Në vendngjarje mbërriti edhe vetë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Top-channel.
 

Attachments

  • ankara.jpg
    ankara.jpg
    27.4 KB · Shikime: 3
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Nuk ka qelluar dhe aq keq ky !
Te shohim rezultatet
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

...edhe kete kishim mangut.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Boh sa keq!
Evropes po i vendosen minat dalengadale.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Vrasesi eshte identifikuar si oficer policie.
Kushdo qe te jete pas tij nje gje eshte e sigurt-
Rexha eshte i zhytur ne m.. deri ne gryke.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Per te zbutur tensionin e krijuar gjithkund ne rajon e me gjere Rusia fali "deshmorin" e pare.
Edhe pse kane kaluar dekada, keta ruset nuk hoqen dore nga te tilla strategji, me kujtojne nje humor shqipetar te para disa viteve me Koco Devolen, "Keshtu e do partia te vdesesh" vetem se ne kete rast viktima nuk dinte gje, me padashje ne kohet ne vijim do kthehet vete ne nje veper arti punuar ne nje tablo.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

kane mesue te perbashket ose mesojne nga njeri tjetrit te dyja mo Losst
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Planet e elites po realizohen me perpikeri.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Nje hakmarrje ndaj bombave ne siri, apo fshihet gje tjeter pas.
Megjithate allah akbar nuk mungoj..





 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

...po shikoja filmimin e vrasjes dhe autori duhet te kete qene truproja i ambasadorit.
Situate goxha e rende per Turqine, pas hedhjes se avionit, ky eshte incidenti me i rende, nuk do te kaloje me nje hatermbetje.

Darius
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Mendoj qe kesaj radhe terrorizmi i eshte afruar
shenjes , jo si me pare qe gjuanin samarin se smund ti benin gje gomarit .
Rregulloni shenjestren dhe nje pellemb me lart dhe do goditni doresen Putinin dhe Erin.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Sipas parimeve te mia qe shkoj gjithmone kunder rrymes, me teper si kurjoz qe ve re detaje te vogla por mjaft domethense.
Si ka mundesi qe ambasadori i nje shteti si Rusia, qe eshte ne plan te pare per nje nderhyrje te konfliktit ne Siri, te dale kaq hapur dhe pa mbrojtje (ekstra) ne nje vend si nje fuqi baroti si Turqia? Dhe, vrasesi ka te gjitha mundesite te beje edhe nje fjalim.
"Keto male kane tradhti burra" thonte Ndrek Luca.
 
Vrasja e ambasadorit rus, Erdogan telefonon urgjentisht Putinin

Teksa Ministria e Jashtme ruse lajmeroi se Presidenti rus Vladimir Putin po e ndiqte me vemendje situaten ne Ankara, pak kohe pasi u mesua lajmi per vdekjen e diplomatit Andrey Karlov, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka “i bëre nje telefonate urgjente” homologut rus Putin.

Sipas “Sputnik”, Erdogan eshte shprehur i deshperuar per ngjarjen.

Diplomati Andrei Karlov u qëllua nga polici qe nuk ishte ne sherbim ne momentet e vrasjes, Mert Altintas, 22 vjeç. Ngjarja ndodhi në një galeri arti ne Ankara, teksa rusi po fliste.

Vrasja ka ngjallur zemërim tek Moska, qe e konsideron atë si një sulm terrorist.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: “Terrorizmi nuk do të fitojë dhe do të luftojmë kundër tij me vendosmëri.

“Kujtimi i një diplomati të shquar rus, Andrei Karlov, një person i cili kishte bere një marrëveshje për të luftuar terrorizmin me postin e tij diplomatik, do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, tha ajo.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se nuk do të lejojë që ngjarja të “hedhë një hije” mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sakaq, me heret kishte reaguar presidenti Putin duke e cilesuar vrasjen e diplomatit “një sulm terrorist mbi Rusinë’

Një burim në Stamboll ka thënë për “Express.co.uk” se zyrtaret në Rusi janë në “shok” pas sulmit ndaj Andrei Karlov, ambasadori i Moskës në Turqi.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, tha: “Kjo çështje do të ngrihet menjëherë sot me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Panorama
 
Të shtëna pranë Ambasadës Amerikane në Ankara, pas vrasjes së ambasadorit rus

Të shtëna me arme zjarri jane raportuar edhe pranë Ambasadës Amerikane në Ankara, pasi vrasjes së ambasadorit rus ne nje ekspozite fotografike ne kryeqytetin turk.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët amerikanë të shmangin zonen prane ambasadës, pas raporteve të të shtënave në zonë.

“Incidenti qe eshte ende ne vazhdim” vjen rreth dy orë pas vrasjes se ambasadorit rus në kryeqytetin turk.

Kompleksi i ambasadës, qe ndodhet pak metra larg nga galeria e artit, ku ambasadori Andrey Karlov u qëllua dhe u vra, është bllokuar, raporton ‘Daily Star”.

Amerikanët “duhet të shmangin udhëtimet në juglindje të Turqisë dhe të konsiderojnë me kujdes rreziqet e udhëtimit për aty dhe në të gjithë qytetin” tha Departamenti i Shtetit në paralajmërimin e nxjerre menjehere pas raporteve te para per incidentin.

Panorama
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Shume keq ne cdo aspekt qe ta arsyetosh
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Shume keq ne cdo aspekt qe ta arsyetosh

...frika eshte ime eshte qe tani edhe Turqia, mund te kthehet ne nje teater lufte si ne Siri. Edhe pse ky mendim ne pamje te pare mund te duket ekstrem, por asgje nuk mund te perjashtohet.

Darius
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Pikerisht fillo nga humbja e jetes se nje njeriu e kalo te problemet politike,po Turqia nuk eshte siri nese ndodh si me sirine do behej katastrofe
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Pikerisht fillo nga humbja e jetes se nje njeriu e kalo te problemet politike,po Turqia nuk eshte siri nese ndodh si me sirine do behej katastrofe

Lol. Njeriu qe vdiq eshte perfaqesuesi i diplomacise se nje sheti te madh. Cte keqe ka qe behet nje kuader me i gjere ne teme
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Edhe nje person pa nje familje te ishte,ka shpirt eshte nejri.Sa per pjesen politike me sa informacion kam di qe kto dit pritej takim Erdogan dhe Putin
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Bashkëpunëtori i Putinit: Pas vrasjes së Ambasadorit rus, qëndrojnë shërbimet sekrete të NATO-s

Senatori i lartë, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus “ka qenë akt i planifikuar”.
“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich.
“Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin”, ka shtuar ai.
“Por, mund të jen – me shumë gjasë – përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO-s ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich.
“Kjo përbën sfidë për Rusinë”, ka shtuar ai. Senatori është anëtar i këshillit udhëheqës të partisë Rusia e Bashkuar, që qëndron prapa presidentit rus, Putin.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Kur e ben Sirine ballkon tendin, mos u cudit te behesh pjese e konfliktit. Pse me duket sikur historia po perseritet mua.. hmmm

Nderkohe nje kamion i pilotuar nga nje terrorrist sulmon ne Berlin njerezit qe po benin pazaret e Krishtlindjeve.

Darius
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Kur e ben Sirine ballkon tendin, mos u cudit te behesh pjese e konfliktit. Pse me duket sikur historia po perseritet mua.. hmmm

Nderkohe nje kamion i pilotuar nga nje terrorrist sulmon ne Berlin njerezit qe po benin pazaret e Krishtlindjeve.

Darius

historia perseritet gjithmone .....
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

“Kush e vrau dhe kush dha urdhër?”/ Putin flet për herë të parë për vrasjen e ambasadorit rus

RUSI– Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi pasditen e sotme, ka reaguar presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Putin tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë?. Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, një iniciativë e ndërmarrë nga Moska, Turqia dhe Irani”, -tha Putin.

(d.d/BalkanWeb)
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Me kujton luften e dyte boterore dhe pretekstin se pse filloi lufta hmmm
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Me kujton luften e dyte boterore dhe pretekstin se pse filloi lufta hmmm

E kishe fjalen per Franc Ferdinantin ne luften e I Boterore :gjuhe:

He se su be qameti :posta: Sa per info edhe shqiptaret ne vitin 1903 kishin vrare nje lloj ambasadori rus ne Mitrovice :kafeja:
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Zoti e ruajte Turqine!
Se e kemi mu ne dere e kemi! Gjithsecili qa hallin e vet, trazirat ne Ballkan me futin friken.
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

By the way, ketyre tipave qe therrasin Allahu Ekber edhe vrasin, dikush ti mesoj se ngrihet dora e djatht jo e majta ;)

Kafshe!
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Keto akte behen te prishet shteti i Tuqise dhe kete kane me ia arrit , vetem duhet pergaditemi tani per nje lufte shkatrrimtare boterore .
 
Titulli: Vritet ambasadori rus në Turqi

Nuk duhet shume per tu kethyer ne nje aren lufte nje vend... Me kujtohet edhe mua rasti ne histori kur kemi mesuar per vrasjen e nje princi austriak nese sgaboj, qe behet edhe shkas per fillim e e luftes se Pare Boterore.. por shpesh na thoshte profesori shkas, jo shkak, se vetem kane qene mardheniet katastrof, por kane kerkuar nje shkas... InshAllah nuk ndodh ajo qe mendojm
 
Back
Top