Votoni Krijimet e Qershorit!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Monique

With or Without u
Pershendetje Miq ,

Le te startojme me krijimet e muajit Qershor , tema "Qyteti im",
Ne rradhe te pare dua te falenderoj nga zemra te gjithe ata qe derguan botimet e tyre . Jeni te mrekullueshem!


Votim te mbare !


1.Te perqafoj Qyteti Im!

Qyteti im,
Letren tende e mora,
me zemer,
me frymemarrje,
mendime,
ashtu sic bej gjithmone.
Malli deget shpertheu,
kacavjerre neper shpirt i mbertheu.
Te perqafoj ne heshtje,
Qyteti im.
Neper grimca kujtimesh,
Neper deshiren per t’u takuar.
Neper cdo gjakosje ne kembe
tek rrugica e xhaxhi Benit
sa here vraponim duke lozur.
Neper cdo nete pa drita
teksa luanim me hijen e qiririt.
Te perqafoj sa here shoh Henen
E une vrapoja me shpresen per ta arritur.
Neper belbezimet e shiut ne dritare
E une shkruaja emrin ne avujt e xhamit te krijuar.
Neper cdo autobus qe hipi.
Neper trotuaret e mbushur me njerez.
Neper cdo mekje zeri,
duke te te therritur,
Neper thinja lodhjeje
duke te te pritur
Neper etje malli qe s’po shuhet


2.I falem qytetit tim

Ku është ky qytet? اka i bie me qenë?
E gjithë bota në kërkim të tij.
Ku është e ku është fshehur vallë?
Nën një lis të vjetër, a nëpër faqe të librave të historise?
Ku shtrihet ai, fshehtas e shpesh ngërdheshet me ne?
Ku është ky qytet që të lëmon kokën si nëna pas darke?
Ku është ky qytet që të rreh krahun e që është krenar me ty?
Ku është ky qytet që të do pafund?
Që ka dashuri për ty, që ndjen dhimbjen me ty.
Ku është ky qytet?
Falja një buzëqeshje këtij qytetit
Atje te kalaja e vjetër, te Marashi.
Te lagjet, te biblioteka e te urat e vjetra.
Falja këtij qyteti gjithë dashurinë e botës.
Ec krenar e qesh me kalldremin e vjeter te tij
Këtij qyteti që koha e rëndon nën petkat e arkitekturës
Falja një buzëqeshje, e luaj me të fshehurazi
Luaj me të e qesh, si një fëmijë i mirë e i ëmbël


3.Qyteti rreze bjeshkes...


Qyteti im rreze bjeshkes se bukur
me ajrin e paster, na ben me te lumtur
Me kulla me gur, dhe dritare frengji.
Cdo njera na kujton nga nje histori

Qyteti ku une linda, dhe ku une jetoj,
shume trima ka dhene, por si kala qendron.
Qyteti im i dashur sa shume une te dua!
Femijerine e bukur ketu e kam kaluar.

Shume fshatra perrreth, me bageti e bujqesi.
Migjenin e frymezuan per nje poezi.
Ky eshte pra qyteti, me i bukuri ne bote
qe ne kete poezi e solla une sot



4.Këngë e Korbit


Krrokam e korbit, ndjellakeqëse
Këngë Lirisë i këndon
Shuante etjen në plagë të hapura
Gjithçka në kërmë po e shëndërron

Dëshpërueshëm ndjehesh kur e ndëgjon
Marathomakqe te jepet, larg, me ikë
Të kap një trishtim kur sheh lisat e pathyeshëm
Nga hijet e veta duke pasur frikë

Mbi kokë të Lirisë ndërtoi folenë
Ja gërryente trurin pak nga pak
Që mos të mundet me dëshmue
Lavdinë e trimave të larë me gjak

Mësueses së vjetër ja çukiti gjuhën
Ja nxori sytë deri në trishtim
Për të mos mundur me i tregue
اunit të vogël për babën trim

Mallkuar qofsh korb, korbzeza
Ty të shitoftë ma e mira zanë
Tu shtjerrtë zëri gjerë në heshtje varri
Se të ka nem e lumja NANث.


5.Kujtime bjeshke!

Po me dhimbnin pak kembet nga e ecura, dielli po afrohej ne perendimin e tij. Majat e maleve dukej sikur preknin qiellin ne nuanca te kuqe, pemet ishin gati per te perqafuar naten pak me vone, e ndiheshin te lodhura nga dielli i veres.
Rruga ishte e ngushte, kalonin vetem kembesor, jo makinat. Guralecet e vegjel me perplaseshin shpesh neper gishterinjet e kembes, e hynin neper sandale. Me conin pas ne kohe kur isha femije dhe i thoja nenes,qe te me pastronte kepucet e vogla te kuqe ,qe mi kishte sjell vellai i madh si dhurate .
Ishim nisur heret ne mengjes,drejt nje natyre te virgjer,diku afer alpeve ishte synimi jone,aty ku fryma ime e pare, si femije u perqafua nga thepisjet e nje natyre te eger por te paqte,aty ku njerzit ishin te varfer e me halle,por syte u shkelqenin.Kujtoj gjyshen e fshatit tone, bashke me embelsin e saj. E quanin Mara, ajo bente petulla shpesh,i bente me te mirat ne fshat dhe i servirte me mjalte(mjalte te bere me sheqer te skuqur pak)na therriste ne femijeve
-Hajdeni t’ju japin nena petulla, kam bere plot.
Ishte lumturia jone e dites. Ajo vishej me rroba te zeza, lidhte nje shami po te zeze pas qafes,rrudhat i tregonin vuajtjet e viteve,por dora e saj me kocka pak te dala jepte dashuri, siguri siper flokeve tona. Kur na perkedhelte dhe na jepte bekimin e saj, Ishte gjyshja e fshatit,e donin te gjithe.S’kishte femije,burri i kishte vdekur qe e re e s’u martua me. Makina ndaloj pak larg fshatit ne kishim udhtuar plot 8 ore,per te trokitur ne kete pasdite vere aty ku une mora gjurmet e para,endrrat e para,buzeqeshjet e para,aroma e pastertise se ajrit te kujtonte oksigjenin natyral te filtruar ne formen me te mire te mundshme. Njomeza ishte pjekur,lulet tashme ishin ne ciklin e tyre te lidhjes,dardhat,kajsiat ishin ne shenjen qe fillonin pjekjen,,duke zbritur neper rrugen e kembesorve shikimi u gjend afer fshatit,hapat filluan te me ngadalsoheshin e tek zbrisja per tek kulla e madhe e fshatit,ne vesh me vinin oshetimat e botes sone feminore,tek leshonim bagetin e imte,delet,dhite,ne mengjeset e hershme. Atehere kur dielli j’u buzeqeshte majave te malit, vershellimat e kumboreve, zerat tane tek therrisnim njeri-tjetrin, mu bene kompozimi i melodise nostalgjike, nje melodi qe linte ne heshtje edhe tingujt e Moxartit, apo instrumentet me te cmuar nga ku kishin dale notat e melodive. Dera e drunjte e kulles u hap para nesh, por kulla kishte ngelur vetem, bashke me madheshtine e saj, ne gjithe fshatin tashme s’kishte asnje shtepi, ishin larguar te gjithe drejt metropoleve, qyteteve.
U ulem ne sofren e lashte sa vete historia e ketij fshati, mbushem nga nje gote uji nga burimi ,mblodhem ca kumbulla e pak qershia si per meze dhe u gjendem mes perlotjeve te kujtimeve .Dielli po na e bente me sy pas majave te malit teksa fshihej dalengadale.Ne duhej te pershendeteshim me madheshtine e kulles,hijeshine e fjetur te shtepive te tjera qe tashme ishin bosh e pjese pjese te demtuara ne muret e jashtme,duhej te thoshim "naten e mire ,duke lene nje cope shpirti si lapidar te lashtesise dhe dashurise,duke perqafuar fort kujtimet dhe lumturite feminore,hapat filluan te largoheshin nga parajsa e ime e femijerise....



6.Qyteti im.


Vite me pare plot mall, si edhe tani, hapja internetin…shkruaja emrin tend duke kerkuar copeza nga ty ...nga ty qe ishe aq larg! Kerkim pas kerkimi ja del nje reviste qe kishte nje artikull, ku i intervistuari me beri te hedh ne gote vere fjalet...po po ne gote vere e si nje vere te vjeteruar qe shijohet ngadale, rinisa serish ta lexoj derisa gota mbaroj pa pritur e pa kujtuar ... e mbusha serish e nga fillimi nisa te pi ne rrokje ...serish te shijova ne fjale...fjali...e pabesushme ishe ti vendlindja ime... Te kishte dhene nje epitet aq te pershtatshem "Qyteti fantazme”.Mbete i tille .... U bere i tille! Si nje film me metrazh te shkurter te perfytyroj...aq njerez, aq te rinj, aq levizje, aq i gjalle ...qyteti im i shnderruar tashme ne fantazme.
Sot natyra te ka perpire: teatri, kinemaja, mapo, shetitorja dhe kampi sportiv jane transformuar ne nje perralle.Pallatet qe akoma nuk jane shembur dhe mbahen gjalle nga ndonje qe akoma jeton ne katin e pare...
Pemet kane zbritur gjer ne oborre ama plepat hijerende trup drejte jane zhdukur duke lene pas vetem siluten e kujtimeve...
Mbi lumin qe te lagte buzet eshte nje ure, mes ures dhe ujit ishte nje embeltore ...aq romantike ku jane thene dhe bere sa e sa deklarime dhe premtime dashurie! Aty ...tani ca ele hekuri te ndryshkur, qe ngjajne si paralele te ures, te cilat renkojne me zerin e kristalte, te ftohte...me zerin qe eshte pasardhes I denje i debores se bardhe...
Kurores qe te bente hije i perkushtuan edhe kenge, henes ju tha se nuk e kishin lakmi per hijeshine e saj...
ama une te kuptoj pse te ben fantazem!!
Ne kurrizin tend ngarkuan shume fate, shume vuajtje, shume denime... e shume lot qe rruget e tua i kane lare!!
Ah sa mall ndjej per ty qytet i marre dhe pse te shikoj ne c'grade ke rene...!
Nje ze i embel nga brenda me therret dhe me thote se aty je lindur...ke hedhur hapat e pare, aty komshiu eshte kujdesur si nene e babe, aty me celes ne qafe ke lozur pa frike, aty ckishte njeri e ndante me te gjithe, aty mesove eren e kafes, aty mesove c'eshte rracioni, heshtja, persekucioni, besimi dhe puna qe fillove ti njihje pa u bere fjale...
Nga nentoka jote nxorre metale te cmuara, qe u ther gjer ne palce shume here nga njerez te sjelle me pretekste banale e padrejtesisht…mbi ty ...nen ty ...qyteti im!
Tu bene plage!

...E sot si nje plake e vjeter ku fatin t’a kane marre, hesht e mbyt me natyre cdo gje qe njeriu per vite te tera te ka bere...
Ti fantazem e plakur,e bukur dhe ne pleqeri me zerin e kristalte te lumit ne vere dhe me ulerimat e eres se grykave verdalle ulerin therret ... e di qe me pret ..e une nga larg te kerkoj plot mall derisa ne ere te gjej ...ty qe je fantazma e femijerise sime qe me mbush me aq mall.



7.Nje udhetim ne kohe

Kishte nje tradite qe nuk hiqej asnjehere ne familjen time, ate qe per festen tone tradicionale te mblidheshim te gjithe duke ngritur dolli me gotat plot qe derdhen dhe per te festuar keto festa po ecja drejt atyre rrugeve qe njihja me mire se xhepat e mi. Aty ishte po i njejti shkemb ku im kusheri kishte thyer dhembin...kjo sepse nje i cmendur aty kishte hedhur nje mallkim. Ishte nje lagje e vogel e imja por deri tani kisha takuar plot 5 persona me te cilet isha puthur kater here ne faqe perpos perpjekjeve te mia te mos ndodhte. I buzeqesha nena Marias, ajo faqekuqja qe me kapte doren e me shihte drejt e ne sy...ke pasur per te ngrene bije? Per nje brez qe kishte vuajtur per shume vite ishte e kuptueshme nje pyetje e tille ndaj i buzeqeshja gjithmone, me te njejten buzeqeshje te duruar. Pak hapa me tej dukej burimi ku mbushnim ujin. Historite e atij kroi ishin plot me gojedhena te ndryshme, nje nga keta qe pas ores 20:00 s’duhej te shkelte kembe njeriu aty sepse manifestoheshin zanat e malit...apo legjenda me dragonjte e pyjeve te erreta. Mbaj mend kur si femije vraponim me enet tona duke thene vjershen e kroit...qe na e kishin mesuar gjyshet tona. Cdo kalimtare qe kalonte ndalonte aty freskohej dhe qendronte nen hijet e pemeve madheshtore. Pak me tutje ishte perroi, gati plotesisht i thare. Dalloheshin kokat e peshqeve qe luftonin per pak uje. Me ishin krijuar flluska uji tek balerinat qe po filloja te urreja i kisha blere ne outlet, por ne rrugen e pashtruar nuk sherbenin shume. Arrita me ne fund tek oborri i shtepise, ishte aq shume i rrethuar me lule me ngjyra te ndryshme. Buzeqesha me vete.
Mami dhe babi benin gjithmone gara se kush do bente lulet me te mira qe pastaj te merrnin levdata nga ne. Pjeshka ne mes te kopshtit kishte lulezuar aq roze sa te vinte ndjesia e dashurise pa e kuptuar. Vrapova tek gjyshja dhe ajo tek shkallet e larta po me priste me syte e perlotur. Nene i peshperita.. Nga emocionet nuk fliste nena, por me mori per dore. Soba e drunjte qendronte akoma aty. E dija qe do ishte edhe sot per mua. Nxori nga ena e madha brumin e sapo bere. Ndihej aroma e librave te vjeter te gjyshit...shpata qe une dikur thoja ishte e Skenderbeu, Kanuni i Lek Dukagjinit dhe arka e tij sekrete qe mbante albume dhe deftesat tona qe nga klasa e pare. Mbante fletoret tona me bukurshkrim, ato ishin sikur thesari i tij. Gjyshja qe me pyeste duke tundur koken per cdo gje qe i thoja dhe vuri brumin e bere kulac siper sobes. Nje ere e forte pjekese mbuloi gjithe dhome dhe une mora fryme thelle.Me kishte munguar kjo. E kisha cilesuar gjithmone si heroine gjyshen time sepse piqte pa u ankuar, per duart qe deri e vogel konsideroja sikur nuk i digjeshin. E mora ne dore ate kulac dhe duke i fryre sa ne nje dore ne tjetren fillova ta kafshoja sikur te ishte kafshata e darkes se fundit. Dukej nga gjethet e limonit afer verandes qe kishte rene vese mbreme, ndihej nga aroma e barit te lagur. Ndihej nga era e tokes. Toke e lagur. Tutje degjova zhurmen e trenit.
Kalonte saktesisht 3 here ne dite, nje here ne 10:30 pastaj ne 13:00 dhe ne 16:50. Makinat e tjera kalonin vetem ne raste te vecanta.Pertej bregut te perroit dallohej akoma ulliri krenar qe dukej se luftonte me eren, me shirat e medha te dimrit me furtunat e atyre maleve te egra aq mire te njohura nga une. Degjova zerin e gjyshes qe me therriste gjithmone duke i shtuar nje pasthirme 'a' emrit tim. U ktheva dhe me shkelqyen syte. Kjo ishte lumturi. Kulaci tjeter ishte gati. Djathi i bere nga duart e saja dhe shalqiri i prere ne feta te crregullta. Diku tutje u degjua nje ze i larget i nje kamioncine...shalqi, shalqi te Tales me cmim te ulet. Gjyshja me puthi ne balle dhe me largoi floket nga balli me duart e saj te vrazhda qe i putha pa hezituar.
Ai nje vend i kulaceve!


8.Ky qytet imagjinar …….

Ti vjen serisht ne mendimet e mia dhe per te bilionten here me ben te kuptoj brishtesine time kundrejt teje.
Ti qe je prezent ne cdo cast timin, ti qe prek cdo fill nervor si telat e nje kitare, buze detit melodia e harruar kumbon.
Ti qe per cdo here vjen vrullshem ,duke perplasur cdo dere e dritare brenda meje , si nje uragan dhe merr si shpagim ,si trofe ,cdo mur mbrojtes qe une me aq mund ngre….duke me lene ne qiellin e mekatit serisht te pa fe!
Ti ndoshta se di sa here jam munduar te te kuptoj, te te analizoj ashtu si une di te bej.
Mundohem te kuptoj filozofite e medha mbi luftrat, mbi betejat, mbi te renet ne fushat e pergjakura, por pse jo edhe mbi fitoret e atyre qe me pas krenohen sesi thyen “armiqte” e tyre, sesi pushtuan viset e tyre, sesi plackiten dhe grabiten cdo gje gjeten.
Kete e bej per nje arsye, dhe arsyeja ime je vetem ti.
Ti je ai qe ke pushtuar, sunduar e plackitur cdo gje qe une fitimtarja e dikurshme zoteroja, po po pikerisht ti!
Kam qene une plot here ti, ndoshta pothuajse cdo here, pothuajse cdo kohe, pothuajse gjithnje.
Kam qene brenda atij labirinthi te ftohte, te lagesht, te vecuar e te harruar.
Kam qene e padepertueshme, muret e forteses ishin te celikta, dhe as drita nuk depertonte ne te.
Ti kalores I plagosur ,pas nje beteje te lodhshme, pas nje lufte te gjate , u fanepse diku ne kufijte e mi.
Cdo dite hidhje nje hap perpara , duke bere me tej ,e duke shtyre tutje kufijte e mi.
Cdo dite e me shume une ndjeja si pesha jote mbi mua dominonte , me merrte frymen, me joshte , me lumturonte!
E ashtu me shpirt pezull prisja te nesermen e sodisja nga maja e kulles sime si ti me sigurine dhe buzeqeshjen tende shtrije krahet e tu, duke me futur me thelle, ne brendesi cdo gardh rrethues.
Ndjeja si copetoheshin muret e mia perqark, porsi morsete me shtrengoje dhe une pranoja pa kushte dhe kaq natyrshem, cdo levizje tenden. Ndoshta kisha pritur kaq gjate per ty?!
Asgje nuk kuptoja, askush s’me ndihmonte te kuptoja se kjo, per ty ish strategjia jote per te fituar betejen.
E une brenda qytetit me mure rrethues luftoja me fantazmat e kohes, luftoja me te shkuaren, luftoja me qenien e mosqenien time. Ti… ti vetem sundoje tashme, ashtu pa kuptuar as ti vete, rrenjoje brenda cdo territori, ku askush kish mundur te shkelte.
Por ti je uragan, vjen e shkon pa destinacion. E tani me, qytet ska, mure ska, fortese nuk ka, ererat e tua moren me vete gjithcka, qyteti im prej rere u therrmua.
Koha, vetem koha do rindertoj serisht, do bej te mundur diellin pas stuhie, por ti eja, ti eja serisht ne qytetin tim!


9.I mjeri

Duke vuajtur ne heshtje ish i mjeri,
e vuajtja po i dukej pa mbarim,
ne kete qytet te mbuluar nga terri,
henen priste per pakez drite.

E dielli sja ngrohte zemren te mjerit,
e shpirtin sja ngjallnin as melodite,
pak shprese kerkonte te kish i mjeri,
pak guxim te kish per te ngritur syte,

Pasqyrave u shmangej sa here i mjeri
e pasqyre kerkonte vazhdimisht,
te shihte veten si donte I mjeri,
jo si e shihnin te tere syte.

Vetmine se ndjente me i mjeri
plot te tjere kish si ai,
I mjer ish dhe terri ketij qyteti,
henen priste per pakez drite.



10.Mos hesht me!

S'po di si ta nise kete sms, edhe s'di si te te quaj.
Apo thjeshte te te quaj, nje e shkuar e bukur qe me beje te fluturoja mes enderrash?
Ndersa isha sy mbyllur e po prisja te me zere gjumi, me erdhen ne mendje, ti, une, dhe cmendurite tona.
Cfare do thuash tani qe po me sheh?
Apo edhe ti do humbasesh ne kujtime, dhe do qeshesh me gjithcka beme?
ث po, ishim bredharake qe, s'ndalonim ne nje vend, ku gjithnje kerkonim te eksploronim vende te reja, te perjetonim aventura, te ndjenim adrenaline.
Sa kohe ka kaluar qe atehere, edhe une prape kujtoj cdo copez qe jetuam bashke.
Shikoje pak kete foto qe me paska mbetur ne pc, a nuk dukemi vertete si dy te cmendur?
Sot habitem me te gjithen, si kemi mundur te jemi te tille?
Une jam ndryshe tani,jam rritur,jam bere me i pergjegjeshem,me pak "aventurier",me nje fjali,kam zbritur me kembe ne toke.
Po ti si je, cfare ben, ke ndryshuar?
Fizikisht me dukesh po ajo vajza e bukur, plot sharm,si dikur.
Me fol, me kthe pergjigje?
Sepse nuk dua te ndalem me kaq.mos bej sic ben cdo here qe me merr pa numer, edhe hesht.
Jo, ti nuk mund ta mohosh,sepse e di qe ti je, vec teje askush tjeter nuk i ben keto.
Ndalova nje cast se shkruari, dhe fillova te mendoj- c'bej une duke te shkruar ty?
Ka kaluar shume kohe, edhe ne jeten time ka ndryshuar shumecka.
Faji kujt eshte qe une kthej koken pas?
Apo e mrekullueshmja kohe qe kaluam bashke?
Apo thjesht eshte sepse kohet e bukura nuk fashitet lehte nga kujtesa?
Sido qe jete, pas kesaj, dua te te degjoj zerin.dua te di per ty dhe jeten tende?
Me merr ne telefon, por kesaj rradhe duke folur, jo duke heshtur sic ben gjithmone.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Bravoooooo, o sa bukur dukeeet, tere keto krijime :D
Ju lumte dora gjithve, tashi ju drejtohem duke e ditur kush jeni e hihi
Bravo per mundin dhe talentin :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Urime pjesmarresve, personalisht jam ne pozite te veshtire ke te votoj pasi te gjitha me duken te bukura.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Wauuu,krijimet te mrekullueshme!

Do ndaloj ne disa per pikantitetin e tyre dehes ku per mua ;

6.Qyteti im.----Nje prekshmeri ndjenje dashurie,vuajtje se si ai peisazhi magjepes , i femiris tende ne ate qytet zhduket ,shkatrrohet ngadale, nga nje qytet dashurie dhe te qete,ne nje peisazh zhurmues.Shoh nostalgji, parametra qe shkojne dhe shkrihen paralelisht,udhton neper cpo copez.


8.Ky qytet imagjinar …nje tabull pershkruese shume e arrire ne figuracion letrar. Bravo!

Dhe dua te ndaloj tek 11.“Syte humbasin nen pikat e shiut” -e cila merr dhe voten time,nje vije lineare aq e bute,e shkrire,sic shkrihet nje pike shiu qe dashuron token ne te cilen i falet.

Suksese te gjitheve! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Wooow!
Keni kapur numer rekord kete muaj!:)

Bukur, shume shume bukur. Por sh keq pasi s'di ke te votoj. Do i lexoj serish :)
 
Titulli: Komente mbi konkursin e Qershorit.

Te gjitha teper origjinale , pershkrime te bukura , te larmishme , proze dhe poezi shprehse .
Ju lumshin duart dhe mendja e suksese !
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

e une qe nuk votoj dot...ca te bej

Megjithate nje opinion me lejohet edhe pse i njoh te gjithe ata qe i kane shkruar e kane derdhur talentin e tyre , e pa to ky konkurs do ishte inekzistent.

Do vecoja Qyteti im , i cili qe ne momentin kur e lexova u dashurova.....ben diferencen

por edhe te tjerat nuk mbeten pas ....kane nje larmishmeri mendimesh dhe profesionalizem ne te shkruar.

Faleminderit te gjithve !
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Ov ov liber xhepi qenka ba ::kafe::

So met tjeter veq me i printu e mej marre ne pushime mw ti ba lektyre shkollore:byepushime:
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Wow sa bukur , sa sh krijimeeee :D

Tani dua te vecoj dy krjime
Mund te them qe krijimi nr 4 se di pse me la fjale
Ka nje fjalor shume shume te pasur me sigura letrare, eshte aq i forte artistikisht sikur cdo gje e thote me fuqi shkaterruese
e ne rrjeshtin tjeter e rinderton po me te njejtin fuqi.
Dua te them qe ai/ajo kushdo e ka shkruar ka nje njohuri te gjere ne letersi sipas meje sepse ne cdo rrjesht shpreh dicka qe eshte sh wow

Krijimin tj qe dua te vecoj eshte krijimi 8.
Kur e kam lexuar per here te pare di te them vetem aq : u dritherova e tera.

Ka nje krijim te fundit qe eshte sh i kendshem, eshte aq shkencor, ska asnje gabimmmmm, asnje presje apo pike jashte vendit
Teper perfekt bukurshkrimi,krijimi i kendshem.

Tani krijimi nr 1 eshte teper i mire , te mos ekziston 8 dhe 4 do votoja kete

9 sme pelqeu :( sh vajtim, me ngjan sh me krijimin Mik te heres tj, vajton sh :p , kush u frymezua na Fly me gjithe ato presje e?

10 dua te them qe eshte mjaft i kendshem, te ishte ndonje bisede mes dy miqsh a ku di une, por sidoqofte ka shpreh sh ndjenja ok
5 dhe 7 jane gati njesoj, te njejtat ndjesi, te njejtat panorama, ose i njejti krijues ose vendi i perbashket

2-shi dhe 3-shi se di cte them
Dmt jane krijime normale as mire as keq
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Me keqardhje te madhe per 8 , 6 (qe skam shkruar por eshte po aq i bukur) dhe 1

Une votova 4 sepse me rrembeu, ai shkrim me la pa fryme kur e lexova.

Suksese te gjitheve dhe shkruani, shkruani shkruani.
Jini vetvetja, te cmendur, te lire , shkruani mire apo keq ska rendesi.
Shprehuni. Ndjeni.Beni dashuri me ato shkronja.Urrejini, duajini.
Jini ju.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

1-shi me duket picturesque (dikush ta perktheje ate qe dua te them!) si shkrim, me rrugicat, trotuaret, netet pa drita qe jane perdorur. 3-shi me kujtoka shkrimet e Abetares. 4-ten se kuptova. Te tjerave do ju kushtoj vemendjen time maksimale me vone, kur te kem kohe. :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Vetem 4 vota??:(

Votoni votoni njerez ...vleresoni ata qe shkrine talentin e tyre per kenaqesine tuaj!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

une votova kete "i mjeri"...ishalla se ka shkruar ndonje qe e kam inat :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Seriozisht do te ishte e pafalshme dhe aspak e shendetshme nese nje nder temat, nder me uniket e forumit, ky hiq me pak se 11 anetare kan sjell shpirtin e tyre, te lejohej te shenderrohej ne sterkeqje, dengla dhe hungurisje.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Vetem 4 vota??:(

Votoni votoni njerez ...vleresoni ata qe shkrine talentin e tyre per kenaqesine tuaj!

Dhe une habitem.

Une mezi pres daten 1 qe te hap fotomanine dhe daten 15 qe te lexoj krijimet. I bej refresh forumit vec per kete teme. Dhe brenda dites i rilexova qe te jepja voten, hahaha.. Sh te cuditshem jane disa, ose jam une shtatanike e dua ti mbaroj gjerat shpejt e shpejt, Lol
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Shkrimet teper te gjata kurr si kam pelqyer pervec nese eshte ndonje qe qe ne hyrje te saj me terheq per te vazhduar leximin...!

Une per vete e gjeta veten tek 10,nisur nga titulli njehere pastaj shkrimi....me pelqen por sdo votoj,akoma jo pa lexuar njehere e te tjerat...
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Pas leximit dhe ne mes shume pelqimeve vendosa per:
Nje udhetim ne kohe!

Ne fund kam nje verejtje miqesore per Monin dhe Akin:

Kjo puna e redaktimeve po shenderrohet ne gerditje::cool::

Ruajeni konkursi!
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Pas leximit dhe ne mes shume pelqimeve vendosa per:
Nje udhetim ne kohe!

Ne fund kam nje verejtje miqesore per Monin dhe Akin:

Kjo puna e redaktimeve po shenderrohet ne gerditje::cool::

Ruajeni konkursi!

Kitrra se kuptoj gerditje...cdo te thote?
nese dmth mburrje...ok do e marrim parasysh :)


Faleminderit :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Pas leximit dhe ne mes shume pelqimeve vendosa per:
Nje udhetim ne kohe!

Ne fund kam nje verejtje miqesore per Monin dhe Akin:

Kjo puna e redaktimeve po shenderrohet ne gerditje::cool::

Ruajeni konkursi!

Tani te redaktosh dialekt dhe te redaktosh gabime drejtshkrimore jane dy gjera te ndryshme, redaktohen dhe librat kur botohen, se gabimet ndodhin dhe nga pakujdesia, keshtu qe jam pro redaktimeve une personalisht.
Nese eshte verejtje miqesore fjala gerditje do qendronte pak e shemtuar sipas mendimit tim :), e sa per verejtje do ishte me mire te thuhet mendim, ose keshille dhe kjo ceshtje mund te hidhet ne votim pro apo kunder redaktimit, pasi do kishin te drejte te gjithe te japin mendim, jo vetem dy-tre nga ne e te kthehej ne dogme.

Ju falenderojme per keshillat. Respekte :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Didi mir se nuk eshte doktoresh ..se per zote gjith pacientet do rrinin me vjet ne spitaleëëJo ti ke veshin keq,,jo ti mir je po duhet te shkosh ni viziti te oftamatologiëëJo ti nuk ec drejt !e keshtu spitalet full lol

P.s un lexova shpejt e shpejt krijimet ,,por sot kam dit gezimi dhe nuk do komentoj. Keshtuqe, urime per mundin o krijues te rinje e te talentuar( secili ne menyren e tyre)

Soul, cili ke shkrim hahah
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Sol, po mar pak kohe qe tu bej nje analize meqe mungon kjo gje. :)

Saper pjesen e redaktimit, une jam dakord. Sa here e kemi propozuar te behet nga gabimet e shumta?! Shume do thoshja.
Ka lezet te lexosh nje shkrim pa gabime te bera nga shpejtesia apo cfaredo tjeter. Prandaj per mendimin tim eshte 100here
me mire keshtu. Opo ja vlen te lexosh, nuk te vishen syte.


Ah dhe dicka, ne ti themi dhe antare te tjere ka shume qe nuk futen. Ja Lover prsh dhe shkruan po ama nje koment e nje vot se ka dhene. Ku je loverrr. Ah dhe Lauri, seshte futur njehere ketej. Keq shume keq. :p

Un sjam shum dakort me redaktimin, vertet del dicka e mire ama ka antare qe shkruajn mire por kur vjen puna te letersia apo gjera te tilla shkruajn shkel e shko nga ana ortografike flas gjithmone.
Duhet ta marin mundimin vet... Ata qe sdine le ta marin si dicka per te mesuar...
Mund te vij nje moment dhe so thuhet "he se i redakton moni" + nese arrijme "perfeksion" do perfundojme me komente te heshtura apo lajkatime.

Me thuaj, kush dhe ke kritikoj? Me shum komente ka "te lumte dora moni" se komente per shkrimet.

Un se kam pare nese shkrimi im eshte redaktuar por per nje here tjeter un spranoj qe tek un te vihet dore, nese kam gabime mund te ma thoj privatisht.
 
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

11: eshte e re, me duket me e lidhura/arrira me temen dhe goxha e shkruar mire. Sikur te me iki pertesa per te votuar kete here, do jete kandidate serioze per ta votuar
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Nuk po i marr nje me nje se nuk jam kritik letersie.por per syrin tim prej "amatori" kesaj radhe paska shkrime shume te mira.ai qe une vecoj,edhe qe per mua eshte me i bukuri.eshte shkrimi me nr 6.
I them edhe Moniques,brava qe ke pasur durimin edhe i ke vendosur pikat edhe presjet ne vendin e duhur :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e Qershorit!

Mendoj se duhet çmuar kontributi i gjithë atyre që shkrin pendën e tyre dhe mundin për të shkruar në këtë konkurs. Nuk kam akoma një simpati për të votuar, por do të votoj deri në fund të këtij muaji. Ndoshta nuk duhet të bazohemi shumë në kuantitet, ndoshta duhet të zgjedhim më të mirin.

Urime dhe suksese.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top