Votimet ne Turqi, prin AKP-ja me mbi 50 perqind te votave

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
turqia-voton-605x370-770x470.jpg

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë (AKP) është duke udhëhequr zgjedhjet me 51.15 për qind të votave. Deri me tani, janë numruar mbi 70 % e fletëve të votimi.

Tashme eshte e sigurtë se AKP ka fituar zgjedhjet. Rezultatet per momentin jane si më poshtë: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) – 51,15% Partia Popullore Republikane (CHP) – 23,38% Partia nacionaliste (MHP) – 11,63% Partia Popullore per Demokraci (HDP) – 10,33%. islampress
 
Titulli: Votimet ne Turqi, prin AKP-ja me mbi 50 perqind te votave

Partia e Erdoganit ishte kjo?
 
Titulli: Votimet ne Turqi, prin AKP-ja me mbi 50 perqind te votave

po........
 
Titulli: Votimet ne Turqi, prin AKP-ja me mbi 50 perqind te votave

Go Erdogan !
 
Titulli: Votimet ne Turqi, prin AKP-ja me mbi 50 perqind te votave

Erdogan për zgjedhjet në Turqi: Populli zgjodhi stabilitetin
Erdogan1-620x330.jpg


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se populli turk në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare “zgjodhi stabilitetin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan pas faljes së namazit të sabahut, një nga pesë lutjet e përditshme të muslimanëve, në xhaminë e Sullltan Ahmetit në Stamboll në deklaratën për mediat theksoi se vullneti i popullit gjatë ditës së djeshme qëndroi në anën e stabilitetit dhe falënderoi popullin për pjesëmarrjen e madhe në këtë zgjedhje.
Presidenti Erdogan theksoi për domosdoshmërinë e unitetit, vëllazërisë dhe bashkimit në mbarë Turqinë, dhe porositi se të gjithë duhet të respektojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e djeshme në të cilat partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit me Ahmet Davutoglun në krye korri fitore të bindshme, duke kaluar parashikimet e analistëve dhe të sondazheve.
Erdogan procesin zgjedhor dhe rezultatin e komentoi edhe mbrëmë vonë ku tha se fitorja e AK Partisë është reagim, gjegjësisht përgjigje ndaj organizatës terroriste të PKK-së se populli dëshiron paqe, stabilitet, unitet dhe prosperitet.
“Porosia më e rëndësishme me këtë rezultat zgjedhor i është dërguar organizatave separatiste dhe terroriste dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Populli qartë bëri me dije se presioni, kërcënimi dhe gjakderdhja nuk shkojnë bashkë me vullnetin popullor demokratik, ligjet dhe zhvillimin”, tha Erdogan.
Duke komentuar rezultatet e Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Erdogan tha se elektorati ka treguar reagimin ndaj premtimeve dhe hakmarrjeve të tyre politike.
“Votuesit qartë treguan se preferojnë politikë të shërbimit të popullit, projekteve dhe vizionit, e jo politikë të eksploatimit dhe polemikave boshe”, konstatoi Erdogan.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Turqi, AK Partia fitoi 49.4 përqind të votave, gjegjësisht 316 deputetë në Parlament, i cili numëron gjithsej 550 vende dhe do të formojë vet qeverinë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Rezultatet përfundimtare të Komisionit të Lartë Zgjedhor do të shpallen më 17 nëntor.B expres
 
Back
Top