Vota e emigrantëve, një propozim i papjekur

WxP

Staf në FV.AL
Kohëve të fundit Lëvizja G99, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka dalë me një nismë interesante për të mundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë. Mirëpo ky propozim dhe retorika që e ka përcjellë më tepër karakterizohen nga një romantizëm përmallues dhe patetizëm i papërmbajtur sesa nga një gjykim i kthjellët lidhur me këtë çështje. Votimi i emigrantëve në fakt has ne dy lloj problemesh, parimore dhe praktike.

Në parim, e drejta e votës e nisur prej iluministëve, të cilët krijuan edhe konceptin e sovranitetit popullor përbën thelbin e demokracisë dhe bazohet në parimin e qeverisjes nëpërmjet miratimit të të qeverisurve. Pra këtu has gozhdën e parë propozimi për votimin e emigrantëve, vota është një instrument i qytetarëve për të përcaktuar se kush i udhëheq, mirëpo emigrantët nëse votojnë në Shqipëri nuk do të pësojnë pasojat e zgjedhjes së tyre pasi nuk do të udhëhiqen nga qeverisja vendore apo qendrore shqiptare atje ku jetojnë. Nëpërmjet këtij propozimi i bie që vota e një emigranti e dhënë për të përcaktuar kush ushtron një pushtet që ata nuk i prek, të jetë më e padrejtë dhe e papërgjegjshme sesa vota e një qytetari shqiptare rezident permanent në Shqipëri.

Së dyti, një tjetër parim thelbësor i demokracisë me burim sërish tek iluministët si Xhon Lok ka të bëjë me lidhjen midis taksave dhe përfaqësimit demokratik. Historikisht përfaqësuesit e popullit në monarkitë evropiane janë thirrur prej mbretit gjithmonë kur është bërë fjalë për të vendosur taksa të reja dhe për të rritur ato ekzistueset dhe pa u vendosur e drejta e përgjithshme e votës, përfaqësuesit e asambleve që vendosnin për këto taksa vinin nga segmentet taksapaguese të shoqërisë. Madje edhe motoja që në një far mënyre ka frymëzuar revolucionin amerikan the themelimin e Shteteve të Bashkuara Amerikane ka qenë “no taxation without representation” (s‘ka taksa pa përfaqësim) duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë midis taksave dhe përfaqësimit. Domethënë duke nënkuptuar që dhënia e taksave të kualifikon për të drejtën për të patur përfaqësim politik. Kjo është arsyeja pse SHBA ua mundëson shtetasve amerikan realizimin e të drejtës për të votuar por në të njëjtën kohë iu kërkon gjithashtu që të paguajnë taksa për të ardhurat që nxjerrin jashtë vendit. Vota e emigrantëve do të thoshte që tjetërkush të vendos se sa duhet të paguash dhe si duhen administruar ato që ti paguan. Përpos kësaj mundësimi i votimit për emigrantët shqiptarë të shpërndarë anembanë globit dhe që kanë vendosur në mënyrë vullnetare për t‘u larguar nga vendi, përmban një kosto të lartë dhe të padrejtë për taksat e atyre individëve që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.

Një tjetër parim demokratik është ai i domosdoshmërisë së marrjes së një vendimi në kushtet kur je i mirinformuar. Një votues nga larg mund të mos zotërojë informacionet e nevojshme për të marrë një vendim të mirinformuar pasi largësia e bën të vështirë për partitë kandidate që të prezantojnë platformat tek jo rezidentët, si dhe këta të fundit e kanë të vështirë të gjykojnë performancën e mëparshme të palëve që garojnë. Emigrantët shqiptarë do të bëheshin lehtë viktima të marketingut politik, fasadave fallso, përpunimit të mediave, imazhit pa përmbajtje apo retorikës boshe ndërkohë që realiteti në terren do ishte i panjohur për ata. Nuk është për t‘u çuditur që propozimi për votën e emigrantëve vjen pikërisht nga ata që kanë dëshmuar mjeshtëri në këto teknika.

Për këto probleme apo implikime parimore duhet bërë një dallim shumë i rëndësishëm midis emigrantëve që kanë ikur njëherë e mirë, apo emigrantëve të përkohshëm, ose shtetasve shqiptarë që kanë një rezidencë rastësore apo afatshkurtër në një vend të huaj. Gjithashtu duhet bërë një dallim midis zgjedhjeve vendore ku nuk ka kurrfarë logjike që rezidentët jashtë vendit të votojnë, dhe zgjedhjeve parlamentare për të cilat do të ishte e arsyeshme që emigrantët e përkohshëm apo sezonal të mund të votonin. Emigrantëve shqiptarë që janë larguar në mënyrë vullnetare përfundimisht në mënyrë të pakthyeshme nga Shqipëria parimisht nuk do të ishte e drejtë dhe e ndershme që t‘iu jepej mundësia për të votuar në Shqipëri. Këtë dallim midis emigrantëve të përhershëm dhe atyre të përkohshëm e bëjnë një pjesë e mirë e shteteve që kanë dispozita që mundësojnë votat e emigrantëve. Kështu për shembull Zelanda e Re mundëson të drejtën e votimit deri në tre vjet pas largimit kurse Filipinet kërkojnë që shtetasit që jetojnë jashtë dhe që duan të votojnë të nënshkruajnë në mirëbesim një deklaratë ku të premtojnë se në një kohë të dytë ata do të ribëhen banorë të vendlindjes dhe se nuk do të marrin nënshtetësi të dytë.

Mirëpo përveçse probleme parimore në kushtet e Shqipërisë ky propozim fut ujë akoma më shumë nga ana praktike dhe mundësia për t‘u realizuar. Pra mund të thuhet që edhe sikur të ishte e drejtë që emigrantët e përhershëm të votonin në Shqipëri, gjë që unë nuk e besoj, në këtë realitet të tanishëm shqiptar kjo gjë nuk do ishte as e mundur të realizohej ndershmërisht votimi i tyre. Ne nuk po realizojmë dot në mënyrë të ndershme zgjedhjet brenda Shqipërisë, le më pastaj të organizohet në mënyrë të ndershme e rigoroze vota e emigrantëve. Ne nuk kemi lista të sakta votuesish në Shqipëri, kështu që as që mund të bëhet fjalë të kemi lista të sakta të rezidentëve shqiptarë nëpër botë. Vendet e ndryshme që mundësojnë votën e emigrantëve kanë arritur standarde të larta për sa i përket ndershmërisë dhe pacenueshmërisë së procesit votues ku procesin e menaxhon shërbimi civil dhe zyrtarët e shtetit. Tek ne mezi organizohen me komisione të balancuara ku janë të pranishëm anëtarë të të gjitha partive. Kuptohet se sa pak legjitimitet do të kishin këto vota emigrantësh që do të përcilleshin në Shqipëri prej Postës shtetërore ose administroheshin prej shërbimit diplomatik shqiptar, institucione këto dy që konsiderohen apriori të politizuar e për rrjedhojë të prirura për të futur duart e manipuluar me rezultatet. Për më tepër që duke patur parasysh numrin e madh të emigrantëve dhe pesha vendimtare që do të kishin në rezultatin final, interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre në pushtet për të manipuluar me këto vota do ishte i papërmbajtshëm.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i procesit të votimit janë standardet e ndershmërisë që paracakton kodi si për shembull sekreti apo anonimati në proces si dhe transparenca e procesit. Mirëpo shteti ynë nuk ka juridiksion për ti imponuar apo garantuar këto standarde në shtete të tjera pritëse ku gjenden emigrantët shqiptarë, për rrjedhojë vetë procesi nuk do të ketë ato standarde ndershmërie që do mund të garantoheshin në Shqipëri ku vepron ligji shqiptar. Për mos të folur pastaj për rastin kur shtetet pritëse mund të kenë një agjendë të caktuar apo interes në politikën e brendshme të Shqipërisë e të kenë interes për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të brendshme tona nëpërmjet emigrantëve shqiptarë që banojnë tek këto vende. Rasti tipik ka qenë ai i Greqisë ku dendur janë organizuar të ashtuquajturat operacione fshesa në periudha zgjedhore e madje janë organizuar edhe autobusë enkas për të nxitur emigrantët shqiptarë në Greqi që të kthehen e të votojnë kundër një partie të caktuar që nuk i ka leverdisur interesave greke në Shqipëri. Kjo ndërhyrje në politikën e brendshme do të bëhej shumë më e lehtë dhe shumë më e fortë po qe se emigrantëve tanë do iu mundësohej të votonin prej Greqisë.

Për rrjedhojë pa bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve të ndershme e rigoroze në Shqipëri fillimisht as që mund të bëhet fjalë për të organizuar një proces të ndershëm votimi të emigrantëve. Kjo do të thotë që është krejt e parakohshme që të niset një debat për votimin e emigrantëve në kushtet e konjukturës aktuale. E mandej, vetëm pasi të garantohej një proces i pakundërshtueshëm në Shqipëri, mund të nisej një debat i mirëfilltë duke vendosur në qendër të vëmendjes edhe parimet themelore të sipërpërmendura që janë lënë pas dore nga propozimi i G99.

Adri Nurellari (Shqip)
 
Ndonjehere te "huajt" e dine me mire cila eshte rruga me e drejte per zgjidhjen e problemeve ne nje vend akoma KALAMA!
 
po pse more shqipet emigrant nga Shq nuk paskan mundesi me votu n'Shq aa??:eek:hh:...un prsh edhe pse jetoj n'Itali kom mundesi me votu per zgjedhjet n'Kosove nga ktu ku jetoj ..ata edhe pse jetojn larg Shqipnis shqipe jon kshtu qe normal qe kan drejt me votu, as qe diskutohet kjo gjo...edhe pse jetojn larg Shq ndjekin gjonat qe ndodhin n'Shq dhe kan edhe njerz n'Shq + disa pej tyne ni dit kan edhe ndermend mu kthy n'Shq 4ever...nuk osht fer mos me pas emigrantet ket te drejt amon..
 
Redaktimi i fundit:
Ne parim besoj qe te gjithe jemi dakort qe emigrantet te votojne ,por nuk eshte e lehte te gjendet nje menyre efikase dhe jo e manipulueshme , ne kushtet e demokracise dhe realitetit shqiptar.
 
Ne fakt , Po do ti hypi avionit une dhe shume shqiptare te tjere per te dhene voten tone atje . :kercim::eek:hh:

Poshte korrupsioni .
 
kjo levizja G99 cfare eshte ?pervec VELIAJTE qe ka qene aktiviste me levizjen MJAFTE kush jane personate e tjere ne kete G99?APO VARI LESHTE E KANE BERE SHQIPERINE LAGJE DHE PARTI.
saper voten ne emigranteve po na shkedhehet ketej dhe kete zotrinjet per nje gje me te vogel qe kerkojme neper ambasadat a[po dhe kur kthehemi leme leshte duke bredhur plus dhe xhepat dhe jane keta emigrate qe e mbajne ate vend gjalle dhe jane politikanet qe i vjedhin keto leke ne nje mynyre apo tjetren e tani duan qe te na vjedhin dhe voten dava legenash e kane bere voten si biznes per tu bere miliarder
 
Nuk mendoj akoma se Shqiperia eshte gati per votime te tilla, mezi po i monitorojne votat aty brenda,le me nga jashte shqiperise.Ndoshta ne nje te ardhme po.. :)
 
Une mendoj qe shqipetaret ne emigrim si puna ime,,,te mos kene te drejte te votojne!
Pse?!
Sepse ne tashme nuk e njohim aq sa duhet politiken shqipetare dhe as c'fare mund te bejne keta politikane per te miren e popullit...
Ne kemi vite qe kemi ikur,mirpo shqiperia ka pasur ndryshime kolosale,si ne menyren e jeteses ashtu dhe ne politike..
Dhe fundja,,pse duhet te votoj une dike qe nuk do beje kurre dicka per mua?!
Pse une me voten time,mbase gabimisht do i bej keq nje populli te tere duke votuar per nje politikan qe nuk ben,vetem e vetem nga mendimet e mija politike qe kisha dikur!?
Une perkrahja PD,por pse une ti jap voten nje kantidati te kesaj partie kur une nuk e di se c'fare mund ti ofroje popullit ky njeri(politikan).

Jam pra 100% kunder votave te emigranteve qe punojne e jetojne ne vende te huaj dhe kane dokumentacionin e nevojshem ne keto vende,pra jane te ligjshem atu ku jane.
 
Votova JO....dicka e tille eshte humbje kohe...e fundja perse duhet qe ne te votojme perderisa nuk do i marim 'frytet' votimit ;)
 
Une mendoj qe shqipetaret ne emigrim si puna ime,,,te mos kene te drejte te votojne!
Pse?!
Sepse ne tashme nuk e njohim aq sa duhet politiken shqipetare dhe as c'fare mund te bejne keta politikane per te miren e popullit...
Ne kemi vite qe kemi ikur,mirpo shqiperia ka pasur ndryshime kolosale,si ne menyren e jeteses ashtu dhe ne politike..
Dhe fundja,,pse duhet te votoj une dike qe nuk do beje kurre dicka per mua?!
Pse une me voten time,mbase gabimisht do i bej keq nje populli te tere duke votuar per nje politikan qe nuk ben,vetem e vetem nga mendimet e mija politike qe kisha dikur!?
Une perkrahja PD,por pse une ti jap voten nje kantidati te kesaj partie kur une nuk e di se c'fare mund ti ofroje popullit ky njeri(politikan).
Jam pra 100% kunder votave te emigranteve qe punojne e jetojne ne vende te huaj dhe kane dokumentacionin e nevojshem ne keto vende,pra jane te ligjshem atu ku jane.


Shqiperia ne kohet e sotme aty ku varferia mbizoteron, teknologjia digitale ka afruar emigrandet me afer halleve dhe problemeve tona. Nje emigrant ose si te themi me mire "Shtetasi shqiptar" nuk ka te drejte te votoje per te ardhmen e tij ne fillimi pastaj qytetit/fshatit, e me ne fund per te ardhmen e Shqiperise. Per mua eshte padituri dhe fyrje qe i behet popullsise ne menyre te drejte per drejte. "Emigranti" i pashaportizuar dhe me te drejtat e te plota si shtetas i Shqiperise lehet jasht votimeve vetem per arsye manipulimesh.


Jam shume dakort kur thua:

Une perkrahja PD,por pse une ti jap voten nje kantidati te kesaj partie kur une nuk e di se c'fare mund ti ofroje popullit ky njeri(politikan).

Sot per sot na intereson vetem interesi vetiak dhe duke shumzuar me zerro interesin publik, nese do te ishte e kunderta fraza juaj e siper cituar do te kishte kuptim. Te gjithe e mendojne kete por kur behet lllafe qe do mbushet portofoli.... eeeee....

Sa me e larte te jet perqindja e pjesmareseve ne votime aq me trasparent del rezultati dhe kandidati me vigjilent se konkurenti tjeter.

Ahhh mos ju duket cudi kur tee vini ndonje dite te shikoni qe keni votuar pa pranin tuaj... edhe me firmen tuaj.
 
une sdo ta quaja aspak te papjekur kete propozim pasi nje pjese e mire e shqipetareve jetojne jashte shqiperise dhe kjo do te ishte vetem se nje inisjative demokratike per aktivizimin politik te tyre. Nga ana tjeter do te ishte nje deshimi tjeter persa i perket shifrave dhe te interesuara per politiken e vendlinjes, nje deshimi sesa nga ato akoma kane shqiperine si nje opsion, nje inisjative sidomos ndihmese per vendes si greqia qe gjithmone kane manipuluar shifrata e shqipetareve. Menyra sesi do te realizohej me ben te dyshoj pasi nuk jam i sigurte sesa efikase do te jene zyrat e tiranes zyrtare per ta bere kete plan vertete te funksionueshem.

Perllogaritet qe sepaku rreth afro 1 miljon shqipetare te shqiperise te jetojne jashte bazuar ne "shifrat gjysmake" qe deklarohen vazhdimisht nga ministrite e ndryshme.
 
patjeter qe duhet te votojne dhe emigrantet...dhe ne prap shqiptar ngelemi dhe nqs sjemi aty....
biles me si po hecin gjerat ne shq nr emigranteve do jet me i madhe se sa nr poupullit vendas....
 
Mua me duket padrejtesi e plote mungesa e votes ndaj emigranteve!
Mami im eshte e vetmja pjesetare e familjes qe ka votuar ne 2 zgjedhjet e fundit sepse rastisi te ishte ne Shqiperi ne ate perjudhe!
Une e quaj vehten APOLIDE jo emigante, se nuk gezoj te drejta elektorale as nga sistemi shqiptar as nga ai italian!
E di qe shume veta e konsiderojne politiken humbje kohe, apo nje kazan plehrash, apo mafje, apo kriminalitet dhe jo vetem qe nuk i japin rendesi po madje as vene te votojne, pa kuptuar se vota eshte nje e drejte e popullit, dhe nuk kuptojne qe duke nuk votuar pranojne ne menyre te drejtperdrejte te udhehiqen nga ata persona per te cilet ankohen aq shume! Domethene e fusin veten ne diktature te plote!
Nese mendoni qe emigrantet jane te gjithe idealiste e keni shume gabim!
Idealiste injorante jane ata qe ne Shqiperi qajne akoma kohen e ENVER HOXHES dhe ata qe i turren injorances se Sali Berishes!
Politika eshte nje nga profesjonet me te rendesishme dhe me aristokrate qe egzistojne sepse merret me mirembajtjen e popullit, qellimi i saj eshte te sjelli drejtesi.
Nuk eshte politika e piste, jane politikanet (te zgjedhur me vote te lire nga populli!)
 
pse c'mendon veliaj,se do mare vota nga emigrantet?
une personalisht vajta kaq dhe skam votuar as nje here dhe as kam nder mend te votoj deri sa te me duket ndonje nga keta karafilat qe do dalin me vone i sakte per te drejtuar vendin tone te raskapitur nga parardhesit e tyre.
 
ncncnc me siguri emigranti sja jep voten sales lol
 
Perderisa jemi nen shtetesine shqiptare te votojme pse jo ...??



:djalle:
 
Pse Te Mos Votoin Ata Qe Kan Passaport Shqiptare ? Se Shoh T'Arsyeshme .
 
As qe do behet edhe per shume vite... skan si te na blejne ... por me mire qe seshte se do ndryshonin votat gjate rrugetimit....
 
Po ska asnje arsye te dobishme per emigrantin te votoje per politiken ne Shqiperi sepse nuk jeton me atje, eshte mese e kuptueshme.
Ne te kundert do quhej vote e shitur!
 
Po ska asnje arsye te dobishme per emigrantin te votoje per politiken ne Shqiperi sepse nuk jeton me atje, eshte mese e kuptueshme.
Ne te kundert do quhej vote e shitur!
Jo domosdoshmerisht.

Kushtetuta ja lejon cdo shtetasi shqiptar te zgjedhe dhe ta zgjedhin.
 
Nuk ia vlen me u marre me “argumentat” e gomarit fluturues. Problemi kryesor per kete hap te rendesishem dhe pozitiv ngelet mungesa e vullnetit politik.

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top