Viti 2009 në Botë

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Janar

Më 1 janar, Kuba shënoi 50 vjetorin e revolucionit socialist të kryesuar nga Fidel Kastro.
Më 12 janar, presidenti i 43-të i SHBA-së, George W.Bush, u largua nga funksioni, për t´ia lëshuar vendin presidentit të 44-të, Barack Obamës.
Më 17 janar, Israeli shpall armëpushimin e njëanshëm në territorin e Gazës. Armëpushimi hyn në fuqi një ditë më vonë, pas shpalljes së armëpushimit edhe nga ana e Hamasit.
Më 20 janar, Barack Obama inaugurohet president i 44-të i SHBA-së.
Më 22 janar, Obama nënshkruan urdhrin për mbylljen e burgut në bazën ushtarake Guantanamo në Kubë.
Më 22 janar shembet sistemi bankar në Islandë, kryeministri Geir Haarde jep dorëheqje.

Shkurt

Më 1 shkurt, Johanna Sigurdadottir emërohet kryeministre e re e Islandës, duke u bërë lesbikja e parë e shprehur kryesuese e një qeverie në botë.
Më 10 shkurt ndodh përplasja mes një sateliti rus dhe një sateliti amerikan në gjithësi.
Më 26 shkurt, Tribunali Ndërkombëtarë për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi shpall të pafajshëm ish-presidentin e Serbisë, Milan Milutinovicin, nën akuzat për krime të luftës në Kosovë.

Mars

Më 2 mars, presidenti i Guinea-Bissaut, Joao Bernardo Vieria, vritet pas një sulmi të armatosur kundër rezidencës së tij në Bissau.
Më 4 mars, Gjykata Ndërkombëtare për Krime (ICC) lëshon fletë-arrest për presidentin e Sudanit, Omar Al Bashir, nën akuzat për krime kundër njerëzimit në Darfur. Bashir është presidenti i pari në funksion, i cili është akuzuar ndonjëherë nga ICC-ja.
Më 11 mars, një adoleshent shkakton masakër në një shkollë në Gjermani, duke vrarë me këtë rast 15 persona.
Më 17 mars, presidenti i Madagaskarit, Marc Ravalomanana, përmbyset nga pushteti pas një puçi. Ushtria emëron president udhëheqësin e opozitës, Abdry Rajoelinan.

Prill

Më 1 prill, Shqipëria dhe Kroacia anëtarësohen në NATO.
Më 2 prill në Londër zhvillohet takimi i udhëheqësve të shteteve anëtare të grupit G20, në të cilin diskutohet për krizën globale financiare.
Më 3 dhe 4 prill shënohet 60 vjetëri i themelimit të NATO-s, në të cilin samit sekretar i ri i përgjithshëm i Aleancës emërohet kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.
Më 6 prill një termet me fuqi prej 6.3 shkallë të Rihterit godet rajonin e L`Aquilas në Itali, me ç´rast humbën jetën së paku 300 persona dhe u lënduan mbi 1500 të tjerë.
Më 25 prill lajmërohet për shpërthimin e epidemisë së gripit të derrit në Meksikë, shpërthim ky i cili shton frikën nga pandemia globale.
Më 29 prill, NATO-ja dëbon nga selia e saj në Bruksel dy diplomatë rusë, për shkak të përfshirjes së tyre në një skandal të spiunimit në Estoni. Ministria e Jashtme e Rusisë e dënon këtë vendim.

Maj

Më 3 maj, bashkëshortja e kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, paraqet kërkesën për shkurorëzim nga ai.
Më 18 maj, pas më shumë se një çerek shekulli të luftimeve, përfundon lufta qytetare në Shri Lankë, me mposhtjen e plotë të kryengritësve tamilë.
Më 23 maj, ish-presidenti i Koresë së Jugut, Roh Hoo Hyun, nën hetime për akuzat për korrupsion gjatë kohës së tij si president, bën vetëvrasje.
Më 25 maj, Koreja e Veriut kumton se ka zhvilluar testin e dytë të suksesshëm nëntokësor bërthamor në provincën Hamgyong. Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon testin e raportuar.

Qershor

Më 1 qershor, një aeroplan i kompanisë Air France, i cili pro fluturonte nga Rio De Janiero për në Paris, rrëzohet në Oqeanin Atlantik, me ç´rast humbën jetën 228 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Më 11 qershor, shpërthimi i virusit H1N1, i njohur edhe si gripi i derrave, zyrtarisht konfirmohet si pandemi globale.
Më 12 qershor, Mahmoud Ahmadinejad rizgjidhet president i Iranit, duke nxitur kështu protestat nëpër rrugë të ithtarëve të rivalit të tij të mposhtur nga radhët e opozitës, Mir Hossein Mousavit.
Më 25 qershor, vdekja e këngëtarit amerikan, Michael Jacksën, shkakton një pikëllim global.
Më 30 qershor, një aeroplan nga Jemeni rrëzohet në afërsi të Moronit në Komore, me ç`rast humbën jetën 153 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Korrik

Më 1 korrik, Suedia mori përsipër kryesimin e radhës së BE-së. Presidenca gjashtëmujore Suedisë iu dorëzua nga اekia.
Më 5 korrik, mbi 150 persona u vranë gjatë përleshjeve mes uigurëve etnikë dhe hanëve kinezë, të cilat shpërthyen në Urumqi, kryeqytetin e provincës kineze Xinjiang.
Më 15 qershor, një aeroplan rrëzohet në afërsi të qytetit Qazvin në Iran, me ç´rast humbën jetën 168 udhëtarë dhe anëtare të ekuipazhit.
Më 16 korrik, Parlamenti i Islandës votoi për kandidimin e këtij vendi për anëtarësim në BE.

Gusht

Më 4 gusht, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, mëshiron dy gazetare amerikane, të cilat ishin arrestuar dhe dënuar nën akuzat për hyrje ilegale në këtë vend, pas takimit të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clintën, e zhvilloi me Kimin në Phenian.
Më 7 gusht, Tajvani goditet nga tajfuni Morakot, i cili shkaktoi vdekjen e së paku 500 personave.
Më 20 gusht, Qeveria e Skocisë vendos të lirojë Abdeelbaset Al Megrahin, përgjegjës për sulmin me bombë kundër aeroplanit të kompanisë amerikane Pan Am në vitin 1988. Qeveria skoceze vendosi ta lirojë, pasi që Megrahi vuan nga kanceri në prostatë. Ai kthehet në Libi.

Shtator

Më 25 shtator, në samitin e shteteve anëtare të grupit G20 në Pitsburgh, udhëheqësit botërorë kumtojnë se ky grup do të zëvendësojë grupin G8, me qëllim që të parandalohet një krizë e re financiare si ajo e vitit 2008.
Më 28 shtator, së paku 157 protestues vriten gjatë përleshjeve me ushtrinë e Guinesë.
Më 29 shtator, një tërmet me fuqi 7.8 shkallë të Rihterit nxit një cunami në Ishujt Samoa, me ç´rast humbën jetën mbi 189 persona.
Më 30 shtator, një tërmet me fuqi prej 7.6 shkallë të Rihterit godet brigjet e Sumatras në Indonezi, duke i kushtuar me jetë së paku 1 mijë personave.

Tetor

Më 2 tetor, Irlanda organizoi referendumin e dytë për Traktatin e Lisbonës më 67 për qind të votuesve, të cilët votuan në favor të Traktatit.
Më 9 tetor, Komiteti Norvegjez i Nobelit kumtoi se çmimi Nobel për paqe në vitin 2009 do t’i jepej presidentit amerikan, Barack Obamës.

Nëntor

Më 3 nëntor, اekia bëhet shteti i fundit i BE-së, i cili nënshkruan Traktatin e Lisbonës, duke mundësuar që ky dokument të shndërrohet në ligj.
Më 3 nëntor, kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, zgjidhet presidenti i pari i BE-së, ndërsa diplomatja britanike, Catherine Ashtën, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.
Më 9 nëntor, Gjermania shënoi 20 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.
Më 19 nëntor, Hamid Karzai inaugurohet për mandatin e tij të dytë president i Afganistanit, pas zgjedhjeve mjaft kundërthënëse presidenciale.
Më 23 nëntor, në Filipine rrëmbehen dhe ekzekutohen 57 persona, masakër kjo e ndërlidhur me fushatë politike. Në mesin e të vrarëve ishin edhe mbi 20 gazetarë, e që njëkohësisht konsiderohet si një prej masakrave më të rënda ndaj përfaqësuesve të medieve në historinë më të re.
Më 30 nëntor, zviceranët në referendum votuan për ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër.

Dhjetor

Më 1 dhjetor hyri në fuqi Traktati i Lisbonës.
Më 2 dhjetor, presidenti amerikan, Barack Obama, kumton lajmin për dërgimin e 30 mijë ushtarëve shtesë amerikanë në Afganistan.
Prej 7 deri më 18 dhjetor u zhvillua Konferenca e OKB-së për ndryshime klimatike, e cila u mbajt në Kopenhagë.
Më 10 dhjetor, presidenti amerikan, Barack Obama, mori në Oslo çmimin Nobel për paqe.
Më 15 dhjetor, një person me probleme mendore sulmon fizikisht në Milano kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconin, duke ia thyer atij hundën dhe dy dhëmbë.
Më 24 dhjetor, një femër arriti të kalojë barrierën e sigurisë në Katedralen e Shën Petrit gjatë meshës së Kërshëndellave, duke e rrëzuar në tokë Papa Benedictin XVI.
 
Titulli: Viti 2009 në Botë

me te vertet ngjarje qe do te mbahen mende
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top