Vijon numërimi i votave, rezultatet e KQZ për cdo qark

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan te dielen për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa sot ende presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues.

Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%.

Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Përfundon numërimi i votave në Has e Corovodë. Në Has kryeson APMI, ndërsa në Corovodë ASHE. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.

Agjencia e lajmeve "BalkanWeb" sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni


Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK). Ndarja e votive me mandate përkthehet në 82 mandate për (ASHE), 58 mandate (AMPI) dhe 1 mandat për kandidatin e pavarur në Fier, Dritan Prifti.

اdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 00:20


KORاE
Korça janë numëruar deri tani 401 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 79838 vota, APMI 51844 vota, FRD 1328 vota.

ELBASAN
Elbasan, numërohen 312 nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 60738 vota, APMI 43227, FRD 1475 .

KUKES
Numërohen 132 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 12160 vota, APMI 20245 vota dhe 226 vota FRD.

DURRثS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 169 nga 444 kuti gjithsej, 31074 vota, APMI 25868, FRD 1620 dhe AK 130 vota.

FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 301 nga 576 kuti gjithsej ASHE 66121 vota, APMI 32785 vota, kurse 3499 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHث
Numërohen deri tani 187 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 29215 vota, APMI 25543 vota, FRD 654 vota.

TIRANث
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 529 nga 1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 91699, APMI 66294 dhe FRD 3902.
BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 197 nga 302 kuti, ASHE 44207 vota, APMI 14875 vota, FRD 319 vota.

DIBثR
Në Dibër janë numëruar 198 nga 264 kuti, ku ASHE numëron 28658 vota, APMI 26370, FRD 1807 vota.

GJIROKASTثR
Në Gjirokastër janë numëruar 111 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 16815 vota, ndërsa APMI 7105, FRD 137 vota dhe AK 3 vota.

SHKODثR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 265 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 41376, APMI 35070, FRD 1614 vota.

VLORث
Qarku Vlorë janë numëruar 321 nga 432 kuti , ku ASHE ka marrë 61822 vota, APMI 29223 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 2040 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

LSI: POLICIA FUT NJERثZ Tث PAAUTORIZUAR Nث ‘SHKOLLثN E KUQE’ DHE ‘1 MAJI’
Ora 22:20
Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar parregullsitë në qendrën e numërimit të pozicionuar në ‘Shkollën e Kuqe’ dhe ‘1 Maji’ në Tiranë. LSI ka akuzuar policinë se po fut njerëz të paautorizuar në ambientet e shkollave.

Numërimi i votave në këtë qendër është bllokuar pas tërheqjes së komisionerëve të PD.

PثRFUNDON NUMثRIMI I VOTAVE Nث KZAZ 61, PATOS
Ora 22:18
Përfundon numërimi i votave në KZAZ 61, Patos. Në KZAZ 45, Patos, ASHE kryeson me 2000 vota përpara.

RINIS NUMثRIMI Nث KZAZ 27, BASHKIA KAMثZ
Ora 21:59
Rinis numërimi në KZAZ 27, Bashkia Kamëz
Numërimi u ndërpre në orën 15:00 për shkak të lodhjes.

MONIKA KRYEMADHI KONFIRMON MANDATIN Nث LEZHث
ORA 20:27
Monika Kryemadhi konfirmon mandatin në Qarkun e Lezhës. LSi në qarkun e Lezhës ka marrë 5600 vota deri në këto momente.

RINIS PROCESI I NUMثRIMIT Nث NJESINE NR. 28
Ora 19:45
Ka rinisur procesi i numërimit në njësinë Numër 28 në Tiranë. Komisioneri i PS, Kujtim Qefalia sqaroi shkaqet e bllokimit të procesit të numërimit të votave në një prononcim për News24.

“Nuk është bllokuar procesi, por në sallën e numërimit ka dyndje personash që kanë zaptuar sallën. Një numër kaq i madh është veprim i cili sjell veprime të parregullta për numërimin e votave kjo ka ndodhur pasdite pas fitores spektakolare të PS në shumë zona të Tiranës dhe pasdite janë dyndur një numër i madh personash duke sjellë parregullsi në procesin e numërimi. I bëj thirrje zv/ kryeministrit në detyrë të vendosë rregull”, u shpreh Qefalia.

“Kjo KZAZ drejtohet nga kreu i subjektit Partia Demokratike. Duke mësuar këtë rezultat një fitore e PS paradite ka detyruar simpatizantët të vijnë këtu”, shtoi ai.

KONFRONTIME MES VثZHGUESVE Nث KSAMIL, KZAZ 89
Ora 18:06
Konfrontime mes vëzhguesve në Ksamil, KZAZ 89. Ngjarja ndodhi pasi në 1 kuti u gjetën 50 fletë të palosura për PBDNJ. Procesi rinisi vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Ndërkohë, raportohet se në KZAZ 89 u anulua edhe numërimi i një kutie tjetër.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se vëzhguesit e partisë së tij janë përjashtuar nga administrimi i zgjedhjeve.

“Përpjekje për të bërë të pavlefshme 2 kuti. Në këto qendra votimi ne kemi marrë masivisht vota. Tendeca, përjashtimi i PBDNJ nga Parlamenti i ardhshëm. Këto 2 kuti rezultojnë të cënuara qëllimisht”, tha Dule.

VLORث, E MAJTA KRYESON, MALAJ ENDE PA MANDAT MANDATIT
Ora 18:45
Në Vlorë aty ku kreu i PS-së Edi Rama kryeson listën e kandidatëve e majta kryeson bindshëm pasi deri në këtë moment të numërimit janë grumbulluar 50010 vota, ndaj 23293 votave që ka marrë koalicioni i djathë.

Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 1696 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Ndërsa kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 1696 vota dhe shanset që ai të fitojë një mandat deputeti duket i vështirë.

Në këtë qark nuk janë shënuar probleme dhe procesi i numërimit vijon qetësisht.

Balkan Web
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    53.9 KB · Shikime: 28

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top