Vijnë kundërpërgjigjet për "Charlie Hebdo"

LeVoyageur

Once upon a time...
Karikaturistët arabë i janë përgjigjur me të njëjtën satirë karikaturave në numrin e fundit të revistës “Charlie Hebdo”. Karikaturat e botuara vënë në pikëpyetje lirinë e fjalës në Perëndim, duke sulmuar liderët e tyre hipokritë, siç theksojnë ata dhe Izraelin për aplikimin e standardeve të dyfishta me myslimanët.

Karikaturistë nga Jordania, Sudani, Libani, Katari dhe vende të tjera dënuan vrasjet në Paris, por publikimi i numrit të fundit të kolegëve të tyre evropiane ka ndezur zemërimin e tyre, duke bërë që ata t’i sulmojnë me të njëjtën monedhë.

Në një prej karikaturave në një prej websiteve arabe, shfaqet një evropian duke i dalë nga goja një gjarpër. Ndërsa në imazhin ngjitur me titull anti-semitizëm, i njëjti person shfaqet me gojë mbyllur me dry.

Në një tjetër karikaturë tjetër ata përdorin sulmin në “Charlie Hebdo” për të përplasur Izraelin dhe dhunën e saj ndaj palestinezëve.

Një karikaturist turk akuzon kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu se po përpiqet të përfitojë nga gjakderdhja në Paris duke u ofruar hebrenjve francezë strehë në Izrael. /albeu.com/

169009.jpg

169010.jpg

169011.jpg

169012.jpg
 
Back
Top