Vertet duhet te harrojme?

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Duke pasur parasysh faktin qe mjaft prej ketyre pyetjeve [qe une me se shumti ja bej vetes duke mos marre nje pergjigje,dhe duke pritur pergjigje nga ata qe kane njohuri mbi keto tema] jane te konsumuara ne tema te tjera do i lutesha stafit ta lejonte te plote si teme ,dhe duke u perpjekur te mos cenoj kujtimin historik familjar te asnje prej antareve, do te doja te parashtroja disa pyetje.Mos valle vertet duhet te harrojme historine e vendit tone, kaq e pavertete ka qene ajo ne menyrat qe na eshte servirur.a thua vertet shqiptaret nuk kane luftuar ne luften antinaziste,mos valle te gjithe ata qe jane deklaruar deshmore nga rregjimi komunist kane qene barinj bagetish qe i ka kapur rrufeja duke kullotur kafshet,dhe duke patur nevoje rregjimi i ka deklaruar deshmore,dhe ne qofte se po a nuk ka nevoje nje popull per heronj?Apo mos valle te gjithe ata qe presupozohet se kane luftuar kane qene komuniste,kur pjesa me e madhe e tyre nuk dinin te lexonin dhe te shkruanin,dhe si rrjedhoje nuk mund ta kuptonin komunizmin? Mos valle dita e clirimit perkon me diten e flamurit,dhe ne qofte se po a nuk ka nevoje nje popull qe te ndjehet krenar se dhe ai ka luftuar perkrah gjithe popujve te evropes kunder nje te keqeje te perbashket?[sepse venia e nje feste ne te njejten dite me nje feste me te madhe con automatikisht ne harese] Apo mos valle ne duhet ti tregojme evropes se kemi qene naziste,dhe kemi qene pro shfarosjeve masive, pro vrasjeve te te pafajshmeve, nderkohe qe faktet tregojne te kunderten[duke kujtuar mbrojtjen e cifuteve]?Apo mos valle vertet shteti nuk duhet ti jepte perparesi edukimit dhe arsimimit te familjareve te ketyre njerezve qe presupozohen deshmore[duke pasur parasysh shkrimin histerik te nje antari mbi arsimimin e ketyre njerezve] dhe ne qofte se po cila pjese e popullsise duhet te kish prioritet?Mos valle ka qene e gabuar lufta e shqiptareve ne te gjitha kohet per me shume arsimim, per me shume liri ,dhe per te drejten e nje kombi per te vendosur ai vete per te ardhmen e tij? Nuk e di sepse nuk e kam jetuar ate kohe.Atehere te kalojme tek e tashmja;Mos valle vertet pas ndonja 10-20 vjet Kosova do te duhet te beje te njejten gje me historine e saj te re, sepse keshtu do mendojne ata qe ne kohen kur Kosovaret luftonin, keta kosovaret e tjere jetonin neper Evrope dhe Amerike dhe shum pak ju shkonte ndermend se c'behej me kombin e tyre ?Mos valle kur te vijne ne pushtet keta[patriote] do te deklarojne se UCK ka qene nje organizate terroriste, se nipat dhe mbesat e te gjithe Adem Jashareve te mbare kombit Shqiptar nuk duhet te arsimoheshin,dhe se keta njerez kane qene budallenj qe kane dhene jeten e tyre per idealin me te shenjte te nje kombi LIRINE.Apo mos valle duke bere ceshte e mundur per haresen historike te ketyre njerzve ata qe bejne politike pergatitin kete komb duke i thene qe eshte e pavlere lufta sepse ju do te vdisni dhe kur ne te vijme ne pushtet do ju shpallim armiq te vendit?Bah nuk e di mbetet per te pare. ps: Edhe njehere theksoj se nuk kam dashur te cenoj askend:brrr Dhe me falni per gabimet gramatike sepse nuk jam ndonje shkrimtar.
 
Titulli: Vertet duhet te harrojme?

Analize e mirefillte deri diku.
Duhet te jemi te ndergjegjshem,qe ne skemi ndonje histori qe na pershkruan,si popull idealiste dhe te bashkuar.
Me se shumti jemi vertitur mes fatit te rastesise,dhe perplasjese se fateve te te tjerve.
Ku nga sperkatja e tyre eshte varur dhe i joni.
Heronje e njerez me virtyte udheheqse sigurisht qe kemi pas.
Problemi ngelet prap ne ditet tona.
Kemi me te tille?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top