Vera, 7 këshilla për tu ndier më freskët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ajri i kondicionuar nuk është zgjidhja e vetme për të nxehtin mbytës të këtyre ditëve, madje, përdorimi i tij jo vetëm që prodhon gazra të dëmshme, por kushton tepër. E keni menduar që, për të qenë freskët mjafton të mbajmë grilat e mbyllura në orët më të nxehta të ditës? Ka shumë detaje të vogla si këto, të cilat do t'ua zbulojmë në 7 këshillat e "vogla" për të qëndruar të freskët.


1. Mos e teproni me ajrin e kondicionuar


Nuk ka rëndësi se çfarë lloji është kondicioneri, të gjitha llojet përdorin shumë energji. Mes te tjerave, një nga arsyet kryesore për të cilën në verë kemi kaq nxehtë, është mungesa e lagështisë. Kondicionerët marrin ajër të nxehtë dhe të lagësht nga jashtë dhe e transformojnë në një fllad të lehtë në brendësi të shtëpive dhe zyrave. ثshtë e qartë që për të funksionuar përdorin energji, energji që prodhon shumë gazra të dëmshme, të cilat ngrohin gjithcka përreth, megjithëse mbajnë të freskët shtëpinë.
Por, nëse me të vërtetë nuk ia dilni dot pa të, provoni të përdorni modelet me konsum të ulët energjie dhe sigurohuni gjithnjë që temperatura të jetë e përshtatshme për dimensionet e hapësirës që duam ta mbajmë të freskët.


2. Më mirë ventilatorë, sesa kondicionerë


Ventilatorët, qoftë ata që vihen në tavan, po ashtu dhe ata që vihen në tokë janë një ide gjeniale, së pari sepse kushtojnë pak dhe së dyti, sepse harxhojnë më pak energji krahasuar me kondicionerin.
Në mënyrë të veçantë, ventilatorët që vendosën në tavan mund të përdoren edhe gjatë dimrit: gjatë muajve të nxehtë ata krijojnë freski, ndërsa gjatë muajve të ftohtë, ata ndihmojnë për përhapjen e ajrit të nxehtë nëpër dhomë, pra nga lartësia e tavanit të dhomës deri poshtë në dysheme.


3. Programoni përdorimin e dritareve


Në orët më të nxehta mbyllni dritaret, tërhiqni grilat, madje dhe tendat, ndërsa në orët më të freskëta, gjatë perëndimit, për shembull, është mirë t'i hapni përsëri dritaret.
E dimë që mund të duket pa kuptim, por në fakt ky lloj sistemi është një nga më efikasët dhe absolutisht më ekonomiku që ekziston.
Në Kanada për shembull, ndërtohen shtëpi me dritare sa më të vogla të jetë e mundur, në mënyrë që gjatë verës të hyjë sa më pak vapë, ndërsa në dimër sa më pak të ftohtë.


4. Lejoni dyert të përplasen

E pabesueshme, por e vërtetë! Sa herë kemi "ngrënë" të bërtitura nga mamatë tona ngaqë kemi lënë dritaret hapur dhe janë përplasur dyert. Por edhe kjo është një metodë me një shpenzim 0 dhe shumë efikase, e cila na lejon të kemi gjithnjë freski në shtëpi.
Dhe, për të marrë rezultate sa më të mira, ju rekomandojmë të hapni dritaret që janë të kundërta me njëra-tjetrën, në mënyrë që qarkullimi i ajrit të mos pengohet nga mobiliet, muret dhe sende të tjera që gjenden në shtëpi.


5. Izoloni, izoloni, izoloni

Të pasurit të një apartamenti të izoluar mirë, është shumë i rëndësishëm si në dimër, por ashtu edhe në verë. Imagjinoni se sa ajër i nxehtë mund të hyjë në apartamentet tona nga të çarat e vogla që ndodhen zakonisht afër dyerve, apo dritareve!
Pra, bëni kujdes dhe, nëse nuk e kishit menduar këtë gjë, bëjeni, izoloni të gjitha vrimat apo të çarat në mure dhe të jeni të sigurt që dhomat tuaja do të bëhen më të freskëta.


6. Llamba "të freskëta"

ثshtë e sigurt se 90% e elektricitetit të përdorur e llambave të zakonshme shndërrohet në nxehtësi dhe shpërndahet në ambient. Nuk është një gjë e mirë kjo për muajt e verës, edhe pse mund të jetë një zgjidhje për dimrat e akujt.
Meqë jemi në verë, për të zgjidhur në një farë mënyre problemin e nxehtësisë, blini llamba të ashtuquajtura të ftohta. Do ti njihni nga etiketa: Aty shkruhet që prodhojnë 75% më pak nxehtësi.


7. Tenda natyrale 100%

Për ata që kanë fatin të kenë një kopsht të vogël, nuk ka zgjidhje më të mirë sesa një "tendë" e madhe gjigante tërësisht natyrale. Pra pemët. Mund të mbillni përgjatë perimetrit të kopshtit tuaj pemë me gjethe të mëdha që rriten shpejt. Kuptohet që kur të jenë rritur, ato krijojnë një tendë natyrale që mbron depërtimin e rrezeve të diellit.
E kemi parasysh që jo të gjithë kanë kopsht. Nëse nuk e keni mundësinë për të mbjellë pemë përdorni tendat e diellit. Në ditët e sotme në dyqan mund të gjenden nga të gjitha tipet dhe materialet.
SHEKULLI
 
Rrofsh ti për këshillat por kondicionerin e kam të mirë dhe si ndahem :D kam gjetur rehat dhe fresk e kam shoqen më të mirë këto kohë :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top