Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit nga Kosov

Arfenilla

Themelues i Forumit
018237705-30300.jpg


Ka përfunduar konferenca telefonike e ministrave të Brendshëm të Landeve. Nga kjo mbledhje është marrë vendimi që Qeveria e Gjermanisë do të bëjë çdo gjë që procedurat për azilkërkuesit nga Kosova në Bavari, Baden-ثürttemberg, NRث dhe Niedersachsen të shkurtohen në vetëm 14 ditë.
Procedurat e tilla do jenë “prioritet” dhe për këtë është u zotuar edhe Qeveria Federale një konferencë telefonike mes Ministrave të Brendshëm të Landeve të Gjermanisë. Ministri i Brendshëm i Baden-ثürttemberg Reinhold Gall (SPD) i ka thënë Agjencisë Shtetërore të Lajmeve DPA në Shtutgart se për këtë operacion do të rritet stafi në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë dhe se ky vendim është një “hap i rëndësishëm” për t’u marrë me problemin e refugjatëve duke pasur në sfond sidomos rritjen e madhe të numrit të azilkërkuesve nga Kosova, transmeton Gazeta Blic.

Në anën tjetër marrëveshje nuk është arritur nga ministrat e Brendshëm lidhur me kërkesën nga Bavaria që Kosova të klasifikohet si një “vend i sigurt i origjinës”


B lajmi
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

3754df6c-bfe4-4e1a-b5aa-6354257df2c1-cx4-cy0-cw95-w800-h450.jpg
46 mijë shqiptarë e lanë vendin në vitin 2014
Në Shqipëri mbi 46 mijë persona mendohet të jenë larguar nga vendi në emigracion përgjatë vitit 2014, sipas përllogaritjeve të bëra nga Instituti i Statistikave i cili publikoi sot të dhënat e fundit mbi popullsinë.
Numri i emigrantëve gjatë vitit të shkuar është i përafërt me të gjithë tendencën e vërejtur që gjatë viteve 2000, ku mesatarja e individëve të larguar nga vendi ka qenë prej afër 50 mijë vetësh në vit.

Niveli i lartë i emigracionit, ka bërë që popullsia rezidente në Shqipëri të vijë gjithnjë duke u ulur, ndonëse më ritme më të përmbajtura pas vitit 2011. Sipas të dhënave të Instat-it, më 1 Janar 2015 në vend llogariten 2 milion e 893 mijë banorë, një rënie prej mbi 2900 banorë krahasuar me një vit më parë. Rënia mund të ishte dhe më e madhe nëse nuk do të kishte ndikuar fenomeni i kundërt, ai i imigracionit, me mbi 28 mijë persona, të cilët vlerësohet që mund të jenë kryesisht emigrantë, të rikthyer. Ndërkohë që diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve ka qenë mbi 15 mijë lindje më shumë, përcjell VoA.

Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të banorëve, afër 801 mijë banorë, pasuar nga Fieri me 315 banorë dhe Elbasani me pak më shumë se 301 mijë. Ndërsa numri më i ulët popullsisë është në Gjirokastër, 72.202 banorë, Kukës 85.461 dhe Dibër 136.476 banorë.
B koha
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Emigranti nga Kosova me fëmijën në krah, foto e javës në CBS
emigranti-nga-kosova-me-f-euml-mij-euml-n-n-euml-krah-foto-e-jav-euml-s-n-euml-cbs-hd.jpg

Rrjeti televiziv amerikan, CBS News, në përzgjedhjen javore të fotove të javës, këtë javë, në mesin e 31 fotove, ka përzgjedhur një edhe një foto të migrantëve të Kosovës.
Në foto shihet një burrë nga Kosova që bartë fëmijën e tij derisa kalon ilegalisht kufirin mes Serbisë e Hungarisë afër fshatit Asotthalom, Hungari, më 6 shkurt, 2015.

CBS News, siç transmeton Koha.net, thotë se Bashkimi Evropian ka përjetuar muajve të fundit një rritje të jashtëzakonshme të numrit të qytetarëve të Kosovës që hyjnë ilegalisht në shtetet anëtare të këtij blloku. Vetëm Hungaria, sipas CBS News, gjatë muajit janar ka pranuar rreth 10 mijë azilkërkues, ndërsa gjatë gjithë vitit 2013 në Hungari ishin paraqitur gjithsejtë 6 mijë sosh.

Fajtor për këtë gjendje, CBS News i bën lehtësirat e udhëtimit për qytetarët e Kosovës për në Serbi, të cilët më pas gjejnë rrugë ilegale për të depërtuar drejt vendeve të BE-së, por edhe bllokadën disa-mujore politike si dhe protestat në vend që thotë se janë nxitur nga varfëria, papunësia e lartë dhe korrupsioni.B koha
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Edhe kjo foto e vitit 1999 eshte zgjedhur ne mesin e fotove me te perfolura te agjencise se lajmeve Reuters, ne 30 vitet e fundit.

Popull i vuajtur historikisht!

30_vjet_nga_imazhet_e_reuters_.jpg
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Eshte mjerim kur duhet te bejem nje krahasim mese luftes dhe paqes!dhe nuk gjen pothujse asnje ndryshim teke keto foto
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Jeta e tmerrshme e grave, fëmijëve e burrave në një kamp në gjermani
z_9321.jpg


Në një sallë sporti të mbyllur, e me shtretër të plazhit bëjnë natën emigrantët kosovarë në një kamp në Schneeberg të Gjermanisë.
Kornizat e golave aty shërbejnë për të tharë rrobat, e rrjeti e golit për t’i varur çorapet.

Në një video që së fundi është postuar në Youtube nga shtypi gjerman tregon tmerrin në të cilin jetojnë atje kosovarët.

B expres[/
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Suedia i kthen kosovarët brenda 3 muajve

Komuna e Vushtrrisë nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa qytetarë nga kjo komunë kanë ikur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, por bazuar në të dhënat që dalin nga Zyra e Gjendjes Civile, shifrat për numrin e nxënësve që kanë braktisur bankat e shkollës janë shqetësuese
. Rrugën e emigrimit e kanë marrë edhe të punësuarit, pasi që supozohet se deri më tash kanë lëshuar vendin mbi 100 qytetarë, të cilët kanë qenë të punësuar dhe kanë marrë paga. Arsyet e emigrimit të qytetarëve të kësaj komune, që në krahasim me komunat tjera të Kosovës, ka filluar shumë më vonë, por me një hov të shpejtë, janë të ndryshme. Shkak kryesor është shkalla e lartë e papunësisë, kushtet e rënda ekonomike, ndjenja e paperspektives, lakmia për një jetë më të mirë, por edhe propaganda e grupeve të organizuara kriminale, që kanë për qëllim përfitime materiale.

Të gjitha këto u thanë gjatë një takimi që pati kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me zyrtaren e lartë ndërlidhëse për migracionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, të premten, në Vushtrri. Sinjalet që vijnë ditëve të fundit nga organet kompetente komunale, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se tregojnë se interesimi i qytetarëve nga kjo komunë për të emigruar dukshëm është zvogëluar, edhe si rezultat i angazhimit të institucioneve komunale, Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, përfaqësuesve të vendeve të BE-së, por edhe medieve, të cilat, Mulaku tha se po pasqyrojnë rrugën e vështirë dhe peripecitë e qytetarëve për të emigruar, shkruan Zëri.

Ndërkaq, zyrtarja suedeze, Rundblom, tha se shifrat që u prezantuan në takimin me Mulakun, vërtet janë shqetësuese. Sipas saj, edhe Suedia, sikurse disa shtete të tjera të BE-së, është përfshirë në emigrimin e kosovarëve. Sipas saj, në këtë shtet, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, janë pranuar 650 persona, kryesisht familjarë. “Ata janë akomoduar në mënyrën më të mirë, janë duke u trajtuar sikurse gjithë shtetasit tjerë, por një gjë ua kemi bërë të qartë, e me këtë rast dëshiroj që edhe të tjerëve që synojnë këtë rrugë t’i informojë, se Suedia nuk pranon azilkërkues nga Kosova, duke pasur parasysh se ky vend llogaritet si vend i sigurt”, tha ajo.

Rundblom siguroi se Suedia të gjithë refugjatët do t’i kthejë brenda një periudhe prej 3 muajsh, sepse procedura për verifikimin e shkaqeve të qëndrimit nuk merr kohë më shumë se dy muaj.B expres
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Pyesin ekspertët gjermanë: A mjaftojnë dy javë për shqyrtimin e aplikacioneve për azil?
20150214161749437646_8523.jpg

Gjendja e refugjatëve në BE është “shumë e pakënaqshme”, ka thënë Angela Merkel në video-prononcimin e saj javor, që u publikua të shtunën. Evropa duhet “t’u ofrojë refugjatëve kushte të arsyeshme në vendin e arritjes”, ka vazhduar Merkel. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për “zhvillimin e një ndjenje të drejtësisë në mesin e shteteve anëtare të BE-së në lidhje me pranimin dhe mbështetjen e këtyre individëve
Merkel shtoi se edhe arsyet për një eksod kaq masiv duhet të diskutohen brenda vendeve të origjinës. Sipas saj, kjo është e nevojshme për mbajtjen e stabilitetit politik në vende të tilla.

“Duhet të mundohemi të minimizojmë arsyet për migrim përmes ndihmës zhvillimore, përmes bashkëpunimit politik dhe gjithashtu përmes mbështetjes së Unionit Afrikan”.

Rrjedha e azilkërkuesve nga Kosova ka ringjallur një debat të vjetër përbrenda BE-së, debat që veçse është ndezur përbrenda Gjermanisë si pasojë e ngritjes së partive dhe lëvizjeve anti-emigrim, siç është Alternativa për Gjermaninë (AFD) dhe Evropianët Patriotikë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA).

Në janar, 3,630 kosovarë kanë aplikuar për azil politik në Gjermani, thonë të dhënat e fundit zyrtare nga ky shtet. Kjo paraqet një rritje prej 85 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2014. Më 2015, më shumë se 18 mijë kosovarë kanë arritur në Gjermani dhe shumë të tjerë po e presin momentin e mundësisë për të paraqitur aplikacionin e tyre për azil, ka thënë qeveria gjermane, raporton Koha.net.

Bavaria, Baden-Wuerttemberg, Rhine-Westphalia veriore dhe Saksonia e Ulët, katër landet më të prekura, tashmë kanë vendosur që të përshpejtojnë procesin e shqyrtimit të aplikacioneve për azil, por ekspertët kanë nisur të dyshojnë nëse do të jetë e mundshme të pranohet apo refuzohet një aplikacion për azil brenda një periudhe dy javore.B inaa
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Fillon kthimi, Gjermania nis aeroplanin e parë me 30 refugjatë drejt Kosovës

kthimi-620x330.jpg


Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aeroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë.
“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive”, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU, shkruan albinfo.
“Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“. Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan welt.de.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm ë Bavari.B KOHA
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Mjerim mjerim mjerim kemi mbete si ne :viol:teleferik o iken o u kthyn
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

facebook-horst-seehofer-soundtrack-2013-image-660.jpg
Kryeministri i landit të Bavarisë njëherësh kryetar i partisë qeveritare të këtij landi, (CSU) Horst Seehofer është shprehur qartë dhe pa dykuptimësi kundër “invazionit” të refugjatëve kosovarë.
Ai ka theksuar se azilkërkuesit nga Ballkani do të dëbohen në mënyrë konsekuente nga Bavaria.

“Ne nuk jemi ent i mbështetjes sociale për gjithë botën “, ka thënë politikani i lartë gjerman. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë shtete të sigurta, raporton pnp.de. “Atje nuk ka ndjekje politike”, ka shtuar ai dhe ka bërë të ditur se për azilkërkuesit nga Kosova tash e tutje në vend të parave do të jepen vetëm artikuj ushqimorë dhe gjësende.

Kjo për faktin se dhënia e parave po shërben si joshje”.

Seehhofer në lidhje me integrimin e të huajve në Gjermani është i prerë: “Kush dëshiron të jetojë te ne, duhet të jetojë edhe me ne dhe jo vetëm pranë nesh dhe aq më pak kundër nesh”.
/albinfo.ch
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

parave do të jepen vetëm artikuj ushqimorë dhe gjësende.
Kjo eshte se mundesh te beshe me inate..sepse europa paguan cdo vende se mban azilant.
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani të rrezikuar nga infeksionet

z-9321.jpg

Një azilkërkues nga Kosova, që gjendet në një kamp në Gjermani, ka përshkruar kushtet e vështira dhe mënyrën se si po trajtohen atje. Ai për Koha.net ka treguar se në kampin ku po qëndron janë afër 400 persona dhe të gjithë flenë në një pjesë të improvizuar dhe në shtretër plazhi.
“Në këtë kamp jemi rreth 400 vetë dhe të gjithë flemë shumë afër njëri-tjetrit. Janë kushtet mizore, ftohtë, era e rëndë, dhe flemë në shtretër plazhi”, ka thënë ai për koha.net. “Vendi është katastrofë. 200 veta e shfrytëzojmë një banjë. Askush nuk po guxon të lahet për shkak se po frikohemi se mos po marrim ndonjë infektim”.

Ky i ri ka treguar për koha.net se është i sëmurë me kancer dhe rrugën për Gjermani e ka marrë pasi ka dëgjuar se ka shërim, por edhe pse në gjendje të rëndë në kampin ku ai po qëndron nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

“Unë jam i sëmurë me Lymphona Hodgins dhe kam shpenzuar shumë në Kosovë për t’u shëruar nga kjo sëmundje, por ajo më është rikthyer pesë muaj pas tretmanëve. Këtu më kanë pritur në mënyrën më të keqe të mundshme edhe pse ju kam treguar letrat se jam i sëmurë me kancer”, ka thënë azilkërkuesi.

Ai ka treguar se kujdesin e vetëm në Gjermani e mori pasi u gjend në spital, pas gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e kushteve të këqija në kamp.

“Tre ditë qëndrova në këtë kamp dhe më pas më ra të fikët. Pasi u zgjova pash veten në spital. Aty u kujdesën mirë dhe dy javë më vonë më rikthyen në kamp. Tani më premtuan se do të më mbajnë mirë, por mbetet të shihet”, ka përfunduar bisedën për koha.net, teksa ka sugjeruar bashkëkombësit që të mos marrin rrugën e mërgimit ilegal.B lajmi
 
Titulli: Vendimi i Gjermanisë:14 ditë për shqyrtimin e procedurave për azilkërkuesit

johannes-hahn_7240.jpg
Hann: Kosovaret po ikin nga mungesa e perspektivës

Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Hann ka hedhur poshtë pohimet e liderëve të Kosovës se shkak i valës ilegale të imigrimit nga Kosova është regjimi restriktiv i vizave.
Ai në një konferencë shtypi sot në Bruksel ka thënë për valën e shpërnguljes ilegale të shqiptarëve të Kosovës në vendet evropiane të Perëndimit, fajtore është kriza e rëndë ekonomike si dhe mungesa e perspektivës, transmeton B92.

"Nuk pajtohem fare se njerëzit ka Kosova ikin për shkak të vizave” ka thënë Hann.

Ai kërkoi se zgjidhjen duhet kërkuar në përmirësimin e rrethanave ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe përkujtoi se BE për pesë vjetët e ardhshëm ka ndarë 660 milionë euro.B lajmi
 
Back
Top