Vëllezër dhe motra kane lindur 40 pasardhës !!!

Ado

FISEBILIL-LAH
Nëpërmjet katër brezave, vëllezër dhe motra, dajallarë dhe halla, kanë pasur marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, dhe fëmijët i kane edukuar në kushte shumë të varfra dhe johigjienike për jetesë, raporton Daily Mail.

Një sekret tronditës u zbulua në luginën australiane, në afërsi të Sidney. Me dekada, vëllezër dhe motra dhe të afërt të tjerë, kanë kryer inceste familjare dhe kane lindur fëmijë, në një komunitet të izoluar, që është zbuluar kohën e fundit.

Si pasojë e këtyre incesteve, kanë lindur fëmijë me të meta të lindura, me të foluri të zbehtë dhe me një zhvillim të ngadalshëm intelektual.

Nëpërmjet katër breza, vëllezër dhe motra, xhaxhallarë dhe halla, kanë pasur marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, dhe fëmijët i kane edukuar në kushte shumë të varfra dhe johigjienike për jetesë. Fëmijët u gjetën në një shupë të improvizuar, e mbushur me fëlliqësira. Shumica prej tyre, kanë pjesë të deformuara të trupit. Një djalë, sa për ilustrim, është i sëmurë nga forma e rende e psorijazës dhe ka probleme me te ecurit, derisa një tjetër, ka probleme me dëgjimin dhe shikimin. Një vajze nëntëvjeçare, e cila të dëgjuarit i ka të dëmtuar dhe nuk din shkrim lexim, mezi se flet dhe nuk din të bej dush dhe të fshihet me leckë. Ajo nuk din edhe çfarë është letër higjienike.

Një zbulim tronditës për brezat e fëmijëve të abuzuar, është shfaqur dje në gazetën ditore australiane “Dejli telegraf”. Kjo familje, është shpërngulur shpesh, nga Australia Jugore në Viktori, pastaj në Australinë perëndimore, dhe në fund është shpërngulur në afërsi të Sidney, ku dhe janë zbuluar.

Policia dhe punonjësit socialë, ishin tronditur, kur ata arritën në lokacionin ku jetonin anëtarët e kësaj familje. Ata, kanë jetuar në largësi prej 32 km nga qyteti me i afërt. Janë gjetur 40 të moshuar dhe fëmijë, të cilët kanë jetuar në rimorkio të vjetra, dy tenda dhe dy shupa të improvizuara, pa ujë dhe kanalizim.

Në një nga shtretërit e fëmijëve, ka jetuar një kangur, në frigorifer kishte perime të kalbura dhe çdo gjë ishte e pistë, qese me mbeturina, kabllot elektrike të shpërndara për rreth, si dhe shara motorike dhe vegla tjera. Nuk kishte asnjë tualet apo dushe.

“Unë nuk do ta harroj asnjëherë atë që pashë atje” tha një police. Në atë moment, ajo nuk ishte e vetëdijshme se anëtarët të cilët i kishte parë, ishin pasardhësit e stër-stërgjyshit dhe stër-stërgjyshes që ishin vëlla e motër.

Me breza të tërë është praktikuar ky incest familjar, ndërsa në këtë i kishin mësuar edhe fëmijët e tyre, të cilët ishin angazhuar në marrëdhënie seksuale, menjëherë sapo arrinin moshën e pjekurisë.

Pasoja të një reproduksioni të këtillë janë, zhvillimi i ngadalshëm tek shumë prej fëmijëve, si dhe një numër i madh prej tyre kanë lindur me të meta fizike, derisa një pjesë prej tyre edhe kanë vdekur. Vetëm një vajze pesëvjeçare, ka pasur prindër, të cilët, nuk kanë qenë në lidhje farefisnore. / ilirida.net
 
Titulli: Vëllezër dhe motra kane lindur 40 pasardhës !!!

Ne si musliman skemi nevoje tu a kthejm me te njejten menedh,bashkatdhetarve tan injorancat mediatike qe perdorin ndaj nesh.Heshtja ndaj tyre asht arme ma e mire ;)
 
Back
Top