Vëllai i terroristit fitoi medalje për Belgjikën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1458751881vwllai22.jpg


Nëse Najim Laachraoui, “njeriu me kapele”, siç e përshkruajnë personin e shfaqur në krah të të dyshuarve si kamikazë në Aeroportin e Zaventemit, është personi më i kërkuar dhe më i urryer në Belgjikë e më gjërë, e kundërta mund të thuhet për të vëllanë e tij.

Mourad Laachraoui është sportist dhe vitin e kaluar arriti t’i sjellë edhe një medalje Belgjikës, duke e përfaqësuar atë me krenari.

Ai mori pjesë në kampionatin botëror të Taekwondos që u zhvillua në Korenë e Jugut.

Mourad, 29 vjeç, fitoi një medalje argjendi në kategorinë 54 kg. Familja me origjinë marokene dhe djali i tyre Mourad janë distancuar nga vëllai më i ri Najim. Ata janë thellësisht të turpëruar nga opinionet e tij dhe aktiviteteve vrasëse, shkruan “Daily Mail”.

/ Top Channel
 
Titulli: Vëllai i terroristit fitoi medalje për Belgjikën

E keqa esht se tani flitet e flitet a asgje tjeter vecse flitet pasi ndodhi gjith ai sulem.. Por do te shtoja me shum se cdo shtet tjeter Franca dhe Belgjika i kan ne gjirin e tyre vlen per tu permend fakti perqindja e madhe njerzve te ardhur nga kto vende te cilet jan me breza duke u lind e rrit aty duke dal ne jet po ne kto vende dhe ky fakt ben qe te jet e veshtir per parandalimin e terrorrizmit pasi u vjen nga bernda pa qen nevoja te shtegtojen nga siria apo ndo nje vend tjeter....
 
Back
Top