Vëllai i Sokol Olldashit kritikon Bashën: Nuk e di kush është më mirë, shiu apo çadra

legjenda

Tetova
Vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi, Ardian Olldashi ka kritikuar qëndrimin e Lulzim Bashës në lidhje me moshyrjen në zgjedhje.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social, Ardiani shkruan se një sistem, ku dikush nuk të pyet, por vendos vetë në mënyrë arbitrare, nuk mund të quhet demokraci.

Ardiani shton më tej se nuk është më i aftë të gjykojë nëse më mirë është çadra apo shiu.

Vëllai i Sokol Olldashit, Ardiani, ka ironizuar Lulzim Bashën për qendrimet dhe veprimet e tij në krye të PD-së.

STATUSI:

Nga pikepamja ime personale le te bejne c’te duan.

Nga ana tjeter duket sikur koncepti demokratik (Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. ) eshte zevendesuar nga aksioni autokratik (Autokracia[1] është një sistem politik në të cilin një individ i vetëm e ka në dorë pushtetin,një personel i kualifikuar dhe me fuqi absolute. )

Nuk po gjykoj nese eshte me mire cadra apo shiu, por fakti qe dikush jo vetem qe nuk ju pyet cfare doni, por ne menyre arbitrare vendos per ju.

Si e quani kete? Une e shoh si mungese respekti dhe konsiderate nese behet ne emer te se mires per PD.

Dhe aspak burrerore nese fshihen frikera personale.

Lufta fundja per burrat eshte.

Pregatitu dhe perballu per ata qe te besuan voten per ta sfiduar rrebeshin e jo per tu mbuluar me cader./Gazeta Express

screenshot-10_1494354337-9116355.jpg
 
Haha une dhe Ardiani ne kohe te ndryshme paskemi vene ne dukje te njetin paragraf

Cdo te thote demokraci lol
Po Ardian ai atij rebeshi po i reziston ...ne forme te paburre sic eshte mesuar, fshehur pas perdeve!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top