Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga terroristë

LoSsT

VIP
V.I.P
PARIS - Ahmed Merabet ishte oficeri i parë i policisë që u qëllua gjatë sulmit terrorist në gazetën “Charlie Hebdo”. Ai u qëllua për vdekje me gjakftohtësi. Vëllai i tij, Malek Merabet, duke folur për një grup të afërmish të mbledhur në Paris, (në foton në grup) tha se terroristët e injoruan lutjen e vëllait të tij për ti falur jetën, ndërkohë që ishte i shtrirë në rrugë i plagosur, por, përveç origjinës së tyre algjeriane, ata nuk kishin asgjë të përbashkët me të.

Untitled.jpg

Vëllai im ishte mysliman dhe u vra nga dy terroristë, nga dy myslimanë të rremë, tha ai. Islami është fe e paqes dhe dashurisë. Vëllai im (në foto i vetëm) ishte shumë krenar për emrin e tij, krenar që përfaqësonte Policinë dhe që mbronte vlerat e Republikës liri, barazi, vëllazëri, – tha ai.
Malek kujtoi që vendi po përballon një betejë kundër ekstremizmit, jo kundër qytetarëve myslimanë ndaj ai u bëri thirrje, racistëve, islamofobëve dhe antisemitëve se askush nuk duhet të ngatërronte ekstremistët me myslimanët.
Gjithashtu, Malek bëri edhe një vërejtje tjetër: Jam shumë i indinjuar me disa gazeta dhe revista, tha ai, që kanë abuzuar me imazhin e vrasjes së vëllait tim. Revista “Le Point” nuk duhej ta publikonte foton e ekzekutimit te vellait ne faqe te parë.”

BalkanWeb)
 
Titulli: Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga ter

Qenka injorant ky vellai i Ahmedit. Nuk i ka pare ky analizat e eksperteve :chh
 
Titulli: Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga ter

Qenka injorant ky vellai i Ahmedit. Nuk i ka pare ky analizat e eksperteve :chh
ndoshta ska pare mire.....
 
Titulli: Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga ter

Malek kujtoi që vendi po përballon një betejë kundër ekstremizmit, jo kundër qytetarëve myslimanë ndaj ai u bëri thirrje, racistëve, islamofobëve dhe antisemitëve se askush nuk duhet të ngatërronte ekstremistët me myslimanët.
kjo eshte me e liga.
 
Titulli: Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga ter

ndoshta ska pare mire.....

Si thu ti princeshe???

Ja bejme nje ftese te vije te FV-ja te shof te verteten ne analizat qe ajne bere keto dite?? Dhe do te kete cfare per te mesuar!
 
Titulli: Vëllai i policit të vrarë: Islami është fe e dashurisë, Ahmedi u vra nga ter

sa analiza jana bere ketu, besoj se e kemi zgjedh kete problem, pa nevojen e analisteve...si cdo problem kur ka te bej me te ashtuquajturat terrorista"musliman"...po nejse jemi shqipetar ore, ne dim gjithe gjene, edhe kete e dim kush e ka bere....por le te mbetet sekret, se i lem pastaj njerezit pa pune...
 
Back
Top