‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Love

βeℓℓe â๓e
Sulmi terrorist në një qendër tregtare në Kenia ka tronditur mbarë botën.

Të paktën 68 persona kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që pengmarrja vazhdon.

Grupi terrorist somalez, Al Shabaab ka marrë përsipër sulmin.

Në shënjestër kanë qenë jo- myslimanët.

Për të vërtetuar që nuk ishin myslimanë, ata i pyesnin se si quhej nëna e profetit Muhamed ose të recitonin vargje fetare nga Kurani ose lutje në fenë islame.

Por ndërkohë që trupat po numëroheshin, thuhet se një grua britanike po udhëheq të gjithë këtë operacion terrorist.

Ajo njihet si Vejusha e Bardhë dhe mendohet se është truri pas këtij operacioni terrorist.

Samantha Leetheaite, vajza e një ish- ushtari britanik, u rrit duke shkuar në disko kur ishte adoleshente.

Por ajo u konvertua në myslimane dhe u martua me një burrë që kreu aktet terroriste të Londrës, të njohura edhe si 7/7.

Pas vdekjes së të shoqit, ajo u angazhua me një grup kamikazësh femra në Somali.

Ajo u rrit si një adoleshente normale, por kur ishte 17 vjeçe njohu online britanikun Jermaine Lindsay, i konvertuar edhe ai në mysliman.

Tre vite më vonë ata u martuan.

Kur i shoqi u identifikua si një nga katër kamikazët e 7 korrikut në Londër, ngjarje në të cilën u vranë 52 persona, ajo fillimisht dënoi sulmet e të shoqit dhe tha se nuk dinte asgjë për planet e tij.

Por ishte një gënjeshtër.

Tetë vite më vonë ajo është një nga emrat e njohur të Al Kaedës dhe zëdhënëse e grupit Al Shabaab (Njerëzit), që qëndron pa tmerrit në Nairobi.
Tema


vejusha.jpg


1102.jpg


354.jpg


445.jpg


539.jpg


630.jpg


825.jpg


1021.jpg


1318.jpg


1416.jpg


540.jpg
 
Pe: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Sa keq është e definuar fjala terrorist!
اfarë t'i bëjshë, po jetojmë në një botë "Upside Down",
ku secili emëron gjërat si dëshiron.

Në fakt kjo është një hakmarrje, jo e mirë,
por jo më e keqe se çfarë bëjnë trupat kenianë
në Somali!

Mbi të gjitha shtrohet pyetja "kush është legjitim në
këtë botë, t'i tregojë tjetrit si duhet jetuarë?"!
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Nuk po traumatizohi nga keto foto jo ,e cuditshme
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

"...Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau! Kur gjuaje nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t`u bënte besimtarë një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve..." (Enfal; 5-19)

Nje Allah qe vret njerez. Allahu hyn ne trupin e njerezeve te tij besnik, dhe vret njerez qe nuk i luten Atij. " Nuk i vrate ju, po une, Allahu juaj."
Keta jane fjale hyjnore..??

"O Ate, fali se nuk dine se ç'bejne" (Jezu Krishti). Kjo po qe eshte hyjnore!!!!
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Nje Allah qe vret njerez. Allahu hyn ne trupin e njerezeve te tij besnik, dhe vret njerez qe nuk i luten Atij. Nuk i vrate ju, po une, Allahu juaj.
Keta jane fjale hyjnore..??

"O Ate, fali se nuk dine se ç'bejne" (Jezu Krishti). Kjo po qe eshte hyjnore!!!!

Terrori mbi popullin e Kanaanit

Atëherë Izraeli i lidhi një kusht Zotit dhe tha: "Në rast se ti ma shtie në dorë këtë popull, unë do të shkatërroj tërësisht qytetet e tyre".

Zoti e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia shtiu në dorë Kananejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.
NUMRAT 21:2-3

Terrori kundër Madianitëve; vriten meshkujt, fëmijët dhe të tjerët ndërsa ruhen vetëm vajzat e virgjëra

Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;
Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.
Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;
pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre,
dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë:
Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, me krerët e mijësheve dhe të qindësheve, që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte.
Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?
Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.
Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie ****uale me një burrë,
por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie ****uale me burra.
NUMRAT 31: 1-19

Terrori mbi popullin e Sihonit; shfarosje e burrave, grave foshnjave

Dhe Zoti më tha: "Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij".
Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t'u ndeshur në Jahats.
Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.
Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.


Perëndia i Biblës urdhëron shkatërrim armiqësh dhe shfrytë zim të grave e bijave të tyre

Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t'i japë në dorë dhe ti t'i zësh robër,
në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde,
do ta çosh në shtëpinë tënde, dhe ajo do të rruajë kokën dhe do të presë thonjtë,

do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote.
Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar.
LIGJI I PERTERIRE 21:10-1

Vrasja mizore e 10 000 burrave

Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la në dorë Kananejtë dhe Perezejtë; dhe në Bezek vranë dhjetë mijë burra. GJYKATESIT 1:4



O laur, mos me detyro edhe ne pubik t'shti n'bri t'dhisë :peshk:
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia


Rastet e tilla jane nga njerezit qe gabim kan interpretuar kete Fe.
Po ne ket rast, ajo gruaja paska dashur nga dhimbja te marr borgjin per burrin e saj te mbytur. Sa shum ti zmadhojn gjerat si ketu ne foto se gjoja qenkan frikesuar njerezit (ku normal edhe une do te frikesoshesha prej dikujt keso raste), porse me habit se kur keta vetë vetvetes ia bejn te keqen, wow askund nuk sheh foto-frikësimet e tyre.


* Lauri, ti me dasht behesh musliman i hatashem, porse fatkeqesisht edhe ajetet kuranore po i sjell me keqinterpretim.


Ne cfaredo lloj aspekti besoj se njeriu i menqur, duhet te jete i barabartë dhe i drejt në krahasime. Jo e imja veq, dhe tjetri paska humb rrugen. :)
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

me vjen keq qe nje ngjarje kaq e hidhur kthehet ne debat fetar.
nese dikush kryen krime, s'ka fe e zot qe ia lejon...
kjo eshte nje gje e shpifur, nje hakmarrje vulgare, kjo e te gjitha ato qe ndodhin ne emer te cdo feje ne bote, apo shkaku te paskrupullt.
me dhimset cdo qenie njerezore qe vritet ne kete menyre, qofte edhe duke u fshehur pas fjales hakmarrje.
sa te shpifur jemi, e vetmja qenie e gjalle ne rruzullin tokesor qe shkaterron ne kete fare feje, krijesat e te njejtit lloj.
ja pse nuk e kemi prejardhjen as nga majmuni, pasi ata nuk shfarosin ne ket menyre njeri tjetrin, nuk bejne luftera pa sens, ku derdhet vetem gjak... turp qe quhemi NJEREZ dhe renditemi mes gjallesave me logjike...
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

@Loverboy. Merr vesh ti se ne c'epoke jeton, apo jo? Ata qe sjell ti i perkasin kohes 3000 vjecare nga sot. Ne fakt edhe ju i perkisni asaje perjudhe nga trute e kokes qe keni, prandaj vrisni njerez ne emer te Allahut sot ne 2013-en.
Testameti i Vjeter - Bibla ebrajke, eshte plot me keta fraza qe i sjell ti si shembull, negativ. Ne te njejten Bibel, faktikisht, i ka vene rrenjet e Kuranit Muhameti, pasi Ai i njihte mire ebrejte dhe te krishteret e lutjet e tyre, dhe kondraditat e mes tyre. Kur dy veta zihen, i treti perfiton. I thone nje fjale te urte.
Si besimtar fetar qe e mbane veten ti, keto gjera duhet ti dishe, duke e ndare "fjalen e Zotiti" sipas perjudhave te evolimit te njeriut. Ja keni bere pyetjen vetes ndonje here pse perdoret lindja e Jezu Krishit si kufi kohor: para Krishit dhe pas Krishtit? Nuk eshte thjeshte nje numrim kalendarik, por, ne terme fetare krishtere eshte misherimi i Zotit -tek Jezuesi...!

Por ku dua te dal me kete, qe te lidhem me debatin dhe temen!? Era e re, ndryshe quhet pas Krishit, eshte pikerisht ky kufiri mes Bilbles ebrajke dhe filozofise se saje me Vangjelin e Jezusit, filozofia e tij revolucionare per nje rend te ri shoqeror. Dhe njekohesisht absurde per kohen, derisa u vu edhe ne kryq nga te zotet e asaje Bible ebrajke.
E kunderta, loverboy, Profeti yt Muhameti i drejtohet Allahut te ndihmoje besimtaret mysliman te vrasin sipa fjales se Allahut ne Kuran, dhe qe Ai i mbron per aktin qe po kryejne. Enfal; 5-19 qe gjindet ne kap VIII° te Kuranit, e ka nxjerre nga goja Muhameti ne betejen e Bedr-it, pikerisht ne ata sekonda qe po binin kokat e njerzeve ne toke njeri pas tjetrit. (17 Ramazan: viti 2° hixhri – 12 Mars 624 ). Pa tjeter aty duhet te kete qene edhe Engjulli Gabriel qe po i deftonte Enfal; 5-19 Muhametit fjalet e Allahut!?!
Problemi tek ju, ekstremistet islam, qendron pikerishte ketu, qe SOT kerkoni ata fjale e citate urryese neper libra "te shenjet" te shkruara me shekuj e mijra vjete te shkuara qe ushqejne vetem gjakderdhje ne emer te Krijuesit. Mjafton te ndiqni aktualitetin boteror se sa paqsore jeni, dhe ku bazohen miqt tuaj vrases, e deklarojne vete ata ne media. (vetem ai qe di emrin e nenes se Muhametit, dhe ndonje varg te Kuranit eshte i shpetuar. Te tjeret...! )

@Kreta, nqs ke deshire e thelljome biseden tende, jam gati.
Nuk e di se si ja ve emrin ti kesaje ngjarje se jo, masaker ne emer te Allahut. Si nuk do marre drejtim fetar debati!?!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Ahiii Lovi ne i rame ne qafe kot xhebrailit mi

Gjynah te shkretet.
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Nuk prita ndonje pergjigje tjeter Laur ! Kur nuk ke kacik me bo debat me fakte, mos e prek zjarrin me dore se t'regj e t'sos e t'kall per s'gjalli ! :cool:

Une nuk pash asnje argument, vetem LLUM LLUM LLUM tu qit shkume prej goje prej mllefit loool. Shume je OUT OF SPACE
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Diku ne Biblen ebrajke, ne te njejten ku merr ti keta copy-paste shkruhet: "Jo ebrejte jane kafshe qe flsin". Te pakten keta ebrejte te ofendojne, por nuk te kpusin koken si myslimant ekstremist jo-myslimanve!
ps. ate llum llum, hum hum mbaje per vete..
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Te pakten keta ebrejte te ofendojne, por nuk te kpusin koken si myslimant ekstremist jo-myslimanve!

LOOl, pse Pali i krishter ishte :lol: ? Lexoje historine, Pali ishte KASAP i te krishtereve para se tkonvertohej ne Krishterizem (edhe ketu gaboi, sepse shtremberoi parimet e krishtera).
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

O mjeran, po Pali ishe i nje familje ebrejsh me banim ne Turqine sotme. Ka bere detyren e tij si te gjithe ebrejt, njesoj si ata qe vune ne kryq Krishtin. Pastaj u kthye dhe dhe besoj ne ate qe me pare kishte punuar kunder.
Eshte mjaft emocionuese kur vete Pali shkruan ne Bibel emrin e trojeve sot shqiptare. Shih sa bukur dhe me sa respekt shkruan:
Ne letren e Romakeve 15:19-20 "...me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi te Frymes se Perendise; keshtu, prej Jerusalemit e perqark dhe gjer në Iliri, kam kryer sherbimin e ungjillit te Krishtit, duke u perpjekur te ungjillezoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qe te mos ndertoj mbi themelin e tjetrit".

Po lexoje historine e Shen Palit ndonse eshte mekat per ty si mysliman te lexosh libra jo-islamik.
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

lauri kjo eshte masaker, por jo ne emer te Allahut,
shkaku ishte pasi Kenia kishte derguar trupa ushtarake ne Somali, kunder grupit Al Shabaab.

“Al Shabaab” është një grup ekstremist islmik që vepron në Somali, ku Kenia ka dërguar trupa ushtarake pikërisht për të ndihmuar qeverinë somaleze në luftën kundër “Al Shabaab”".
nese lexon mire se cfare kam shkruar un, e denoj ngjarjen ne fjale, e shume te tjera, ku njerezit vriten pa asnje shkak, apo arsye logjike.
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Per Palin si arkitekt te Krishterimit, ke nevoje t'lexosh me shume, deshtak.

Historiani i madh H. J. Wells:

“Shën Pali, personit të cilit i takojnë meritat më të mëdha për përhapjen e krishterizmit të ri, nuk e ka parë kurrë Jezusin/Isanë a.s., as e ka dëgjuar atë që ai ua ka thënë njerëzve. Emri i tij i vërtetë është Saul i cili në fillim ishte njëri ndër kundërshtarët dhe dëbuesi i një numri të nxënësve të Jezusit/Isait a.s. Në mënyrë të papritur e ka pranuar krishterizmin dhe ka ndërruar emrin e tij prej Sauli në Paul... Pali e ka njohur mirë filozofinë e grekëve të vjetër, të cilën e ka paraqitur shkolla aleksandrike, ka arritur që frytet e saja t’i përfshijë në krishterizëm me nd i hmën e të cilit ajo ka kaluar prej formës njëboshtore në trinitet. Me të është për puthur një numër i madh i atyre që kanë besuar në shumë zota. Disa nga ithtarët e Palit kanë pasur sukses që të futen në kishë dhe ashtu të kenë ndikim në for mi min e vetëdijes krishtere. Në atë mënyrë ka pasuar bashkimi i qëndrimeve filo z o fike të vjetra dhe të krishterimit të ri”.
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

@Loverboy, ti je nga ata qe ha buken e pjekur me xjarrin e nje kunje shkrepse. Keshtu e krijon forminin tend ti me dy rrjeshta shkrim, prandaj je kaq i varfer.

Krishterimi ka qene jasht ligjit deri ne vitin 300 pas Krishtit, i legalizuar atehere nga kosovari Imperator Konstandini. Te krishteret per 300 vjet me rradhe luteshin fshehtazi, dhe kur i kapnin duke u lutur i vendosnin ne kryq si Krishtin.
Ky eshte Besmi: Pse zgjodhi Jezusi pikerisht Palin, njeriun qe vriste me gur te krishteret, per nje detyre kaq te madhe?? Ka nje motiv..;)

Dh enuk jane prradha por realite pasi jane okulare nga njerzit mbare

Kete lexoje
Veprat e Apostujve Chapter 9 - Albanian Bible

kete shihe
paulo_zps6832bf3c.jpg
 

Attachments

  • paulo_zps6832bf3c.jpg
    paulo_zps6832bf3c.jpg
    60.5 KB · Shikime: 0
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Kete lexoje

Biblen kam ne shtepi, por ti qe s'lexon me syrin e te kuptuarit te se vertetes, nuk eshte problemi jone :cool:

Pse zgjodhi Jezusi pikerisht Palin

Si e zgjodhi ? Po Pali kurre nuk e takoi Jezusin o i gjore. Pali ka qene nje prej vrasesve me te medhenj te shokeve te Jezusit sipas Bibles, e pasi kreu pune me ta, shkroi librin e tij te quajtur bibel, me permbledhje romanesh, biografish e historish te njerezve te ndryshem. Mendoni, nje njeri i shkruan letra nje njeriu tjeter, e keta e quani liber te Zotit. - Zot na ruaj !
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Po kaq budalla do ishte ti qe ta besoje se si u takuan Jezisi me Palin dhe cfare folen lol Te besoje takimin mes tyre do ishe katolik jo mysliman lol

Bibla eshte per ta lexuar, dhe jo per ta mbajte ne raftin e librave si koleksion ngjyrash te kopertinave. Se sa e lexon Biblen ti e pashe tek komenti yt per "Mateo 15/9", i ke bere vetes nje figure qe te fusesh koken nen tavoline ..! ti nuk e di sa knaqem me sa budalleqe qe flet
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Si gjithnje, s'ke kapacitet truri per t'kuptuar fjalet e mia, jane shume t'renda per ty, e di te kuptoj. Llum llum llum t'ka mbetur si gjithmone :cool:
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

lauri kjo eshte masaker, por jo ne emer te Allahut,
shkaku ishte pasi Kenia kishte derguar trupa ushtarake ne Somali, kunder grupit Al Shabaab.

“Al Shabaab” është një grup ekstremist islmik që vepron në Somali, ku Kenia ka dërguar trupa ushtarake pikërisht për të ndihmuar qeverinë somaleze në luftën kundër “Al Shabaab”".
nese lexon mire se cfare kam shkruar un, e denoj ngjarjen ne fjale, e shume te tjera, ku njerezit vriten pa asnje shkak, apo arsye logjike.

Kreta me fal qe te ftova ne debat dhe nuk te qendrova pas, pasi tema mori drejtim krejt tjeter dhe jashte temes si balona ne ere. Por do kemi rast te debatojme per sa i perket kendveshtrimit tim mbi kete ngjarje.
Debatet me femrat jane me frutdhense se jane me paqesore, dhe te infektojne shpejt...:)
 
Titulli: ‘Vejusha e bardhë’ po udhëheq terrorin në Kenia

Kreta me fal qe te ftova ne debat dhe nuk te qendrova pas, pasi tema mori drejtim krejt tjeter dhe jashte temes si balona ne ere. Por do kemi rast te debatojme per sa i perket kendveshtrimit tim mbi kete ngjarje.
Debatet me femrat jane me frutdhense se jane me paqesore, dhe te infektojne shpejt...:)

rendesi ka qe ne 'infektojme" per mire :p
 
Back
Top