Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Love

βeℓℓe â๓e
Aktori i “Fast & Furious”, Paul Walker ka vdekur në një aksident automobilistik të shtunën pasdite kur së bashku me mikun e tij humbën kontrollin ndaj makinës Porsche GT dhe u ndeshën me një dritë qyteti.

f1_paul1385886493.jpg


Përfaqësuesit e yllit dhe faqja e tij zyrtare në Facebook e kanë konfirmuar vdekjen e tij të shtunën pasdite.

Walker, 40-vjeç, në rastin e aksidentit që ndodhi në Rye Canyon Loop në Santa Clarita, në orën 15:30 të shtunën, nuk ka qenë duke vozitur makinën, por në anën e pasagjerit.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelos ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në orën 15:30 të shtunën, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

PHO41b236dc-5a5a-11e3-8923-7d2432a3500f-805x453.jpg

Megjithatë, përfaqësuesit e aktorit kanë konfirmuar se Paul Walker, i cili ka lënë prapa vajzën 15-vjeçe, ka qenë njëri nga dy viktimat e këtij aksidenti.

Një gjë që pak është përmendur në vendin tonë, është se në faqen IMDB, në një listë të quajtur “Aktorët dhe Aktoret më Seksi Shqiptarë”, paraqitet edhe tashmë i ndjeri, Paul Walker. Megjithatë, përveç këtij shkrimi dhe disa shkruan se ai ka prejardhje shqiptare.
koha.net


PHOda485fbc-5a59-11e3-8923-7d2432a3500f-805x453.jpg

I qoftë dheu i lehtë.. Një artist vërtet me talent !
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

:( :(..Nuk i besoja syve kur e lexova lajmin!!

R.P.I ..Pauli
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

sa keq i ri !
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Aktori qe kisha me idhull deri me sot persa i perket filmave aksion. Do i mungosh familjes, vajzes, shoqeris dhe kryesorja familjes tende te madhe Hollivudit.
I pa harruar qofsh Paul Walker ose sic te njohim ndryshe Brajan O'Conner


993994_628141763886758_415776491_n.jpg
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Shokuese...unë vdes per kte si aktor dhe me trishtoi shume lajmi.
Kam qene zgjuar duke mesuar dje qe ne 4 te mengjesit dhe vec kur me erdhi ky lajmi ne telefon...sinqerisht me ka ardh per te qare edhe mezi me zuri gjumi me vone. :(
Ky i duhej grupit Fast & Furious, i duhej fansave dhe i duhej Hollywoodit. S'eshte e drejte te largohej kaq shpejt! :(
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Video dramatike e hedhur ne rrjetet sociale tregon sekondat e para pas aksidentit ku humbi jeten aktori Paul Walker, ne video duket automjeti ende ne flake.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

:( :( Ngushllime..!!
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Shokut te vet i qenka duk vetja bernda porshit sikur esht ne filem ...Ti rrojen ata qe ka len mbas...!
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Gjynah,kush e di sa zemra femrash do kete thyer :(
Nje humbje e madhe per familjen e tij edhe Hollywoodin.
Te paharruar qofshin filmat e tij!
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Sa keq ,.Jeta qenka e pa meshirshme. Vdejka na shoqeron e ne momentin e arrdhur na merr me vete." Jeto i lumtur sa te mundesh i lumtur jeten.
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Fast & Furious sdo jete njelloj pa brajan o'conner :( me beri pershtypje nje fraze qe lexova ne internet qe e kishte thene paul

"If one day the speed kills me, do not cry because I was smiling" - Paul Walker..
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Zoti e meshirofte !


Një gjë që pak është përmendur në vendin tonë, është se në faqen IMDB, në një listë të quajtur “Aktorët dhe Aktoret më Seksi Shqiptarë”, paraqitet edhe tashmë i ndjeri, Paul Walker. Megjithatë, përveç këtij shkrimi dhe disa shkruan se ai ka prejardhje shqiptare.

Paraardhesit e tij jane Irlandez, Anglez dhe Gjermane.
[Betsey Alma OEFINGER b. 28 Oct 1922 Meriden New Haven County, Connecticut, U.S.A. d. 7 Mar 1991 Meriden New Haven County, Connecticut, U.S.A.: Our Family History". Germans2franklincountyma.info. Retrieved June 13, 2013]
Marre nga Wikipedia.
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Engjelli i vdekjes di te zgjedhi..... fatkeqesisht per ne...Vertet e doja kete aktor. R.I.P buzeqeshja me e bukur .
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

U prefte ne paqe ..
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

sa di sa mund te jet e vertet kjo foto.
pauls1.jpg
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

sa di sa mund te jet e vertet kjo foto.
pauls1.jpg

Photoshop Arfe, nga e njohu Shqiperin ai?! Aty mezi na njohin shtetet Evropian pale ana tjeter e botes..
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Photoshop Arfe, nga e njohu Shqiperin ai?! Aty mezi na njohin shtetet Evropian pale ana tjeter e botes..

Prandaj them se nuk di sa mund te jet e vertet?ama dhe portalet e jashtme shkruan se kishte prejardhje shqiptare tv e ndryshme dhan ...edhe pse nuk eshte konfirmu asgje e sakt deri tani per prejadhjen e tij..

Pamvarsisht se cfar kombesie kishte ,,, Ai ishte njeri ne radh te par...
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Gjynah , na la pa par vazhdimin e fast& furius .
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Prandaj them se nuk di sa mund te jet e vertet?ama dhe portalet e jashtme shkruan se kishte prejardhje shqiptare tv e ndryshme dhan ...edhe pse nuk eshte konfirmu asgje e sakt deri tani per prejadhjen e tij..

Pamvarsisht se cfar kombesie kishte ,,, Ai ishte njeri ne radh te par...


Jojo lere ca thone lajme te ndryshme. Origjinen e kishte nga Kalifornia (Usa) dhe persa i perkete preardhjes se fisit prap nga ato ane ishin.
Po normale njeri ishte dhe per filmat aksion ka qene shume i zoti:)
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

GJynah,i qoft dheu i leht:(
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Walker dhe Roger kishin vozitur 160 km/h

Publikuar: 23:55 / 2.12.2013

walker-dhe-roger-kishin-vozitur-160-km-h_hd.jpg


Paul Walker dhe miku i tij Roger Rodas kishin vozitur rreth 160 kilometër në orë kur vetura e tyre Porsche Carerra GT ishte përplasur në një shtyllë në Los Angeles gjatë të shtunës mbrëma.
Limiti i shpejtësisë në zonën ku ylli i ekranit dhe miku i tij humbën jetën është 70 kilometër në orë.

“Edhe pse hulumtimet janë në një fazë të hershme, ato tregojnë se Porsche-ja ishte vozitur me një shpejtësi 100 milje në orë (160 kilometër në orë)”.

“Të dy burrat kishin të vendosur rripat... (por) nëse Porsche nuk do të kishte goditur shtyllën, Paul dhe Roger do të ishin ende gjallë sot”, ka thënë burimi. /Telegrafi/
 
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Mesazhet prekëse të vajzës së Walker

Publikuar: 14:42 / 3.12.2013

mesazhet-prek-euml-se-t-euml-vajz-euml-s-s-euml-walker_hd.jpg


Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Rain, ka postuar disa mesazhe emocionuese në rrjetet sociale në shenjë të kujtimit të babait të saj që humbi jetën ditë më parë në një aksident komunikacioni.

“Kur kam qenë e vogël më ka mësuar të ec, më ka mësuar të qeshem, më ka mësuar që të mos dorëzohem kurrë... E kam dashur edhe para se ta dija se çfarë është dashuria. Ai ishte heroi im, heroi im në jetën time reale. Gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

“Lotët me rrjedhin derisa po e shkruaj këtë. Ke shkuar, por nuk do të harrohesh”, ka shkruar 15-vjeçarja duke e bashkëngjitur edhe një fotografi nga fëmijëria, në të cilën gjendet ajo dhe babai i saj.

meadow1.jpg

Meadow ka lindur në vitin 1998, ndërsa pak kohë më pas, Walker dhe nëna saj, Rebecca McBrain, u ndanë.

“Më thoni që të jem e fortë, por thjesht nuk mundem. Më mungon shumë, ka qenë personi i vetëm, të cilit i kam besuar, me të cilin kam qenë e afërt. Nuk mund ta paramendoj jetën pa të. Nuk di çfarë të bëj, mendoj se do të fitoj goditje në zemër. Thjesht, po çmendem”, ka shtuar ajo në Facebook. /Telegrafi/
 

Attachments

  • meadow1.jpg
    meadow1.jpg
    97.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Video dramatike e hedhur ne rrjetet sociale tregon sekondat e para pas aksidentit ku humbi jeten aktori Paul Walker, ne video duket automjeti ende ne flake.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Jane budallalleps njerezit sot....ne vend qe te ofrojne ndihme, mendojne qe gjeja e pare qe duhet bere eshte te inçizojne tjetrin qe digjet ne flake!
Vertete, qe me friksojne njerezit e sotshem! :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top