Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Love

βeℓℓe â๓e
Diana-SAS.jpg

Policia Metropolitane e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se nuk ka “asnjë provë të besueshme” se Shërbimi Special Ajror (SAS) është i përfshirë në vdekjet e Diana-s, Princeshës së Uellsit, dhe Dodi al Fayed.

Policia ka siguruar materiale gjatë 16 gushtit në lidhje me vdekjet e princeshës dhe al Fayed në 1997. Sipas tyre, duke kryer një “ushtrim studimor” për të vlerësuar informacionin, u vendos që nuk ka asnjë bazë për të hapur një hetim penal. Një hetim gjyqësor i vitit 2008 konkludoi se ata ishin vrarë në mënyrë të paligjshme.

Mjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplas në një tunel të Parisit, teksa incidenti ndodhi pjesërisht për shkak të “neglizhencës flagrante” të shoferit, u vendos në fund të atij hetimi.

Në një deklaratë nga Policia Metropolitane, gjatë së martës, thuhej se në vlerësim u përfshinë edhe “deklaratat e një numri të madh individësh, si dhe nga rishikimi i të dhënave”. Në këtë hetim, oficerëve të hetuesisë iu dha “akses i paprecedent” për në regjistrimet e Drejtorisë së Forcave Speciale.

Në deklaratë vijohej: “اdo linjë e arsyeshme e hetimit u ndoq objektivisht, në mënyrë që të vlerësoheshin maksimalisht çdo provë e mundshme potenciale. Konkluzioni përfundimtar është se, teksa ekziston mundësia që të jenë bërë komente dyshuese mbi përfshirjen e SAS-së në vdekjet në fjalë, nuk ka asnjë provë të besueshme që të mbështesë një teori, që pretendime të tilla të kenë faktikisht baza. Ndaj, hetuesit janë të kënaqur, që nuk ka pasur asnjë bazë mbi të cilën të kërkohet një hetim penal, apo për t’ia referuar sërish çështjen mjekëve ligjorë të Mbretërisë së Bashkuar”.
Top Channel
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Oh,as qe e dyshoj qe Dianen e zhduku kupola e saj mbreterore,s"mund te lejohej nje "perbaltje" e tille sipar relikave te kesaj Mbreterie.
Normale qe as qe do te vertoteht ndonjehere,qe nuk qe aksident.
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Pa dyshim qe felliqesirat e tyre nuk i nxjerrin ne shesh dhe do te gjejne miliona aresye per te dale te pa perlyre...nese munden...
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Ne nje gazete evropiane shkruante ne muajin shtator/ tetor, se vdekja e saj me te dashurin e saj ka qenë e porositur.

Perveq kesaj shkruante emri dhe mbiemri i personit qe e ka ber aktin e tillë, dhe i cili pasi eshte zën, i ka pohu te gjitha se kush e ka angazhuar....
 
Sigurisht që ka qënë e komanduar dhe emrin ia dinë të gjithë nga kush.. mbretëresha ia bëri gropën Dianës ;)..
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Masonet, kush tjeter !
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Pa dyshim qe felliqesirat e tyre nuk i nxjerrin ne shesh dhe do te gjejne miliona aresye per te dale te pa perlyre...nese munden...

....sidoqofte femijet e saj po ndjekin ne hapat e saj me aktivitete bamiresie qe charls per vete ska bere nje te vetme ne jeten e tij ...........te presim se dosjet hapen mbas 50vjetesh keshtu qe nuk nglelet me kaq
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Akoma me vdekjen e Dianes ,me vdekjen e Kenedis ,Merli Monro ahuuu sikur po zbuojn keta vrasje me te sofistikuat e keto mbeten ENDE enigm!
 
Titulli: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

Sa ka rendësi ajo qe thonë: e verteta e hidhur, nuk rri kurr e lidhur........

Sigurisht që ka qënë e komanduar dhe emrin ia dinë të gjithë nga kush.. mbretëresha ia bëri gropën Dianës ;)..
 
Pe: Vdekja e Diana-s dhe al Fayed, s’ka rol SAS

As nuk ka per tu gjet se kush e vrau
 
Back
Top