Vazhdojnë fyerjet matanë kufirit: Top Channel i vendos titra shqip një filmi shqip nga Kosova

E rrallë! Një filmit shqip nga Kosova, i cili po transmetohet në një televizion shqiptar, i janë vendosur titra. Është televizioni i njohur "Top Channel" ai ka vendosur të titrojë një film prodhim i Kosovës me titra në gjuhën shqipe. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik.

Ofendimet nga ana e matanë kufirit vazhdojnë, ndërsa televizioni i njohur shqiptar "Top Channel" ka titruar në gjuhën shqipe një film shqip prodhim të Kosovës.

Ky veprim ka nxitur reagimin e gazetarit shqiptar Ermal Mulosmani, i cili me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.

“Topi po transmeton një film kosovar por...po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha "Po po, qe erdha". Topi e përktheu "Po po, ja, erdha"...” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.
 
Problemi është se ne nuk po flasim për verioret por po flasim për Kosovën. Tipike e disa shqipnialive, sikur ato kohërat e famshme kur na thonin shkrërdhatë Kosove, ose kur muzika serbe dëgjohej, qe besa edhe dëgjohet gjithandej.
Ske pse merzitesh,ne fjalorin te shqiptareve te kosoves, dhe shqiptaret te maqedonis rezultojne dhe fjal (sllave)serbe/maqedonase

Shembull: shtiklla- taka.

Dhe ka shume shume njerez qe nuk e kuptojne dialektin gege.
 
Mua me sh se titrat mka be peeshtypje qendrimi i Edi Rames per ca po ndodh ne veri.
Na hengri me ata miqte e vete. Nuk e ka kuptu i mencmi qe ske asnje mik vec gjakut tend.

Gjthss meqe dje spata 1 mendim per titrat, sot mendoj se duke be kete gje, duke titru njeri tjetrin investojme me shume ne ndarjen artificiale "Ne-Ata"
Dhe lufta e medias eshte nder me te rrezikshmet. kaq.
 
E keni kryeministrin ma shkja se shkijet. Kriminel i Sorosit...
 
Back
Top