Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Kresha

A pretty face can never trick me
Të shtunën, Vatikani ka pushuar nga puna Imzotin, Krzysztof Charamsa, një teolog polak, i cili përmes një gazete italiane ka bërë të ditur se ai është gay dhe ka një partner.

Reuters raporton se vendimi i Vatikanit vjen vetëm disa orë përpara se Papa Françesku të ketë hapur Sinodin mbi Familjen, ku peshkopët janë mblidhur për të diskutuar qëndrimin e Kishës mbi një sërë çështjesh të familjes, përfshirë edhe qëndrimin zyrtar mbi homoseksualët në kishë.

Imzoti Krzysztof Charamsa, 43 vjeqar, kishte punuar në Kongregacionit të Doktrinës së Besimit, i cili mbikëqyrte doktrinën e Kishës, që nga viti 2003.

Charamsa gjithashtu ka mësuar teologji në Universitetin Papnor Gregorian të Romës dhe Universitetit Regina Apostolorum. Charamsa doli në një intervistë me Corriere della Serra Italisë. Ai i tha për gazetën se jo vetëm që ai ishte homoseksual, por se kishte një partner. Por kjo deklaratë për Vatikanin është shumë e papërgjegjshme.

"Vendimi për të bërë një deklaratë të tillë vuri në prag të hapjes së sinodit është shumë e papërgjegjshme, pasi ajo synon të nënshtrojë asamblenë Sinodi presionit të tepruar të medias," ka thënë përfaqësuesi i Vatikanit, Rev Federico./BS/


 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Shume mire qe ka deklaruar.
RReptesia e kishes ne disa gjera nuk ndihmon aspak ne kthjelltesine e saj.
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Mire ka bere qe e ka deklaruar, dhe sh mire ka bere kisha qe e ka sharkuar. (doli dhe me rime:p) S'mund te predikoj nje njeri fene kur nuk ecen sipas librit e rregullave te saj.
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Pajtohem plotesisht me ty Soul
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Sa te sensibilizuar qe jemi, jo vetem qe jemi te paafte te merremi me problemet qe na rrethojne, por shqetesohemi edhe per ato te komshiut.

Nuk behemi, jo.

hajduti
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Kishat dhe xhamite i kane kulturuar/edukuar njerezit ne mase....tere miresite sot, nga burime te tilla vijne.

Ky libri me siguri kur ka vene k'te rregull ... ky akt ka pas egzistuar, ka qene i perhapur ... perndryshe nuk kishte arsye pse te shkruhej per akte te tilla dhe te denohen.

Edhe nje here ky liber si edhe ai tjetri, bien ne kundershtim me realitetin... Kush beson ne nje liber te tille, ku te percakton se c'fare u dashka te besh me veten tende dhe c'fare te mos besh.

Absurde!!!

S'ka si ligjet e natyres, k'to po qe vijne pa kushte... e nese 2 njerez pelqehen njeri me tjetrin... c'rendesi kane librat, s'ka liber qe i denon.

Ps... per ato qe nuk ja kane idene , se ne c'fare besojne... ne Libra gjakatare, ku inkurajojne vdekjen/dhunen/gjakun.


You shall not lie with a male as with a woman. It is an abomination. (NKJ, Leviticus 18:22)

If a man lies with a male as he lies with a woman, both of them have committed an abomination. They shall surely be put to death. Their blood shall be upon them. (NKJ, Leviticus 20:13)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Jam i mendimit qe me prapanicen e vet secili ka te drejte te bej c'te doje. Nje politikan gay mund te na udheheq dhe e votojme me doren tone se nuk ka ligj qe e ndalon kete. Ndersa nje klerik, ne kete rast teolog katolik, nuk mund ta ushtroje me kete profesion se nuk ja lejon rregulli kishes. Njesoj si nje punonjes i nje ndermarrje qe nuk merret ne pune nqs ka tatuazhe apo tela e unaza neper ftyre, sepse nuk ja lejon rregulli i vene nga prioret e punes.

mesimet e jezusit ; e verteta te ben te lire, dhe ja nje mrekulli, prifti u be i lire.
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

mesimet e jezusit ; e verteta te ben te lire, dhe ja nje mrekulli, prifti u be i lire.[/QUOTE]
me pelqej sh kjo fraze me te vertete sh e goditur pasi jemi besimi me liri qe egziston ...me pa kushte
do te me besosh me beso..
do te lutesh ne mua lutu
do te me ndjekesh ne ndiq
... i lire ne zgjedhje.. !
 
Titulli: Vatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay

Shume mire kane bere. Tani le ta djegin ne turren e druve!
 
Back
Top