Vaso Papaj

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Vaso Papaj ka lindur në Tiranë në janar 1945 dhe banues në Durres.


Ka kryer Fakultetin e Shkencave të Natyrës dega Matematikë në vitin 1968 dhe që atëherë ka ushtruar të gjitha profesionet, përjashto atë të vetin, të mësuesit: pra punëtor krahu, tornitor, normist, ekonomist, matematicien dhe në vitet nëntëdhjetë Kryetar i Këshillit të Rrethit Durrës, Prefekt i Dibrës, i papunë nga 1998-2005, Drejtor i Arsimit për prefekturën Durrës-Krujë për vitet 2005-2009 dhe tani në pension.
Ka shkruar në vitet 1969-1970 romanin "Një dimër mes dimrash" që pasi mbeti për 20 vjet i murosur, u botua dy herë, më 1995 dhe 2006. Ka përkthyer nga italishtja romanin "Ylli i mengjezit" i poetes italiane Ada Negri botuar më 2008 si dhe një sërë tregimesh botuar në shtypin e kohës. Ka në proces botimi vëllimin me poezi "Jam këtu, engjëlli im".


Më kot në mesnatë

Më kot në mesnatë të kërkoj Naim bej,
Më kot kalldrëmet i pyes: A e patë?
Po ngjyra reklamash ngacmojnë gjithandej
Dhe veten pa ty ç’e ndiej fillikat.

E shkela me këmbë Stambollin e vjetër,
Kalldrëme, hotele dhe prapë s’ po të gjej.
Ky vend ka parë sulltanër dhe mbretër
Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej.

Bares përmes parkut si të isha fajtor
Bosforit aromën ia thith gjer në fund
Sa dua të të gjej me qiriun në dorë
Dhe flaka e tij ngado të më shkundë.

E shtrihem mbi stolin e vjetër në park,
Kjo mjegull Azie paksa po më ftoh.
Buzëqeshur afrohet Pamuku nga larg
Veç ty me qiriun në dorë nuk të shoh.

E ngrihem, të ndjek në rruginat pafund,
Këto ngjyra reklamash pa gjum’ po më lenë.
Do të desha që flakë e qiriut t’ i mundë,
Ndaj malli për ty aq shumë më mbërthen.


#######################################

I dashuruar me jetën


Jam një njeri i dashuruar,
me jetën time simfoni,
prandaj gjithmon kam ëndërruar,
të mos mbaronte në kuvli.
Gjithmon e doja të vërtetën,
rrëmoja fjalët në thellësi,
kërkoja të gjejë më të mirën:
Shpirtin e ri.
S’e ndryshoj dot këtë rrugë të mundit,
e ndjej timen,
gjersa të kem dhe frymën e fundit.


E dua timen të vërtetën,
gjurmoj çdo fjalët në thellësi,
kërkoj të gjej më të mirën:
Atë, shpirtin e ri.
S’më duhet kurrë një shpirt i shuar.
Dua zemër që rreh shtruar
e bindem, kur më thotë:
”Mjafton të duash thjeshtësinë,
kështu,
do t’ia ushqeje shpirtit qetësinë.”


Jam një njeri i dashuruar me jetën.
Nuk ka qënë një aventurë,
prandaj do të doja,
që ajo të mos mbaronte kurrë.
E dua pranverën e re,
por dimrin s’e harrroj.
Kthehem shpesh e rrëmoj,
kam nevojë,
gjer në fund të mësoj…
Ndryshe, do të vijë një dimër tjetër
dhe vuajtjen do të ma shtojë.


###############################################


Vendstrehimi im


Në ato netë të ftohta me hënën kallkanisur
Kur s’ dihej në të gjente në shtrat ndonjë agim
Në gjoksin tënd i zhytur, me heshtjen nanurisur
Të thoja lehtë te veshi: Je vendstrehimi im.

Kur bora qetësisht gjithçka e kish mbuluar
Dhe flokët dhe çatitë dhe fjalët tona ngrinë
Në gjirin tënd u zhyta me heshtjen përqafuar
E përsërita prapë: Je vendstrehimi im.

E në shetisnim rrugës me gishta gërshetuar
Dhe ca vështrime shtrembër na shponin pambarim.
Me puthje të padhëna aq shpesh të shoqëruar
Unë ty sërish të thosha: Je vendstrehimi im.

E nëse ndodh një ditë, prej teje larg të jem
Do t’ doja prapë te veshi dy fjalë të të arrijnë
Nga tjetra botë qetësisht, përsëri do të t’i them:
Të dua fort! E di?... Je vendstrehimi im.


##############################################


Puthmë

Për ne sonte nata e fundit
Sonte zgjat gjer në mëngjes.
Sekondi i ngjaka minutit,
Ora me një ditë, për besë.

Sonte puthmë që të ngopesh,
Nesër iki, s’do t’ më kesh
Nuk të le që të dremitesh,
S’ di ç’do mbetet midis nesh.

Syt’ e tu do t’ marr me vete.
Kush e di në ç’ breg do t’dal.
Nuk harroj që vetëm mbete,
Porositë i kam një mal.

Puthmë sonte të më ngopësh,
Mos më ler që të dremitem!
Në mëngjes më s’do të më shohësh,
Kushedi ku do të çapitem.

Dita e ndarjes, ja, do të gdhijë.
Dashuria jonë pa fat.
Do të derdhësh lot të zi,
Do të mbetesh fillikat.


#######################################


Kënga e nomadëve


Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon
E dorë më dorë më shumë të ndjej.
Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?...
Se unë mbi to më mjalt nuk gjej.

Ne si nomadë shkretëtirash ngjajmë,
Humbur rrugëve të qytetit
Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë
Mes ëndërrës dhe realitetit.

E kohën vrasim, oaze kërkojmë
Me netë pa gjumë në qiell të hapur.
Atje ku duam, kurrë s’ përfundojmë,
Se Zonjën Liri prapë e kanë kapur.

Lirinë gabele me ngjyra - ngjyra.
A ka vallë liri me xhepa bosh?!...
Lirinë që paska aq shumë fytyra,
Lirinë që qenka veç për kodosh.

Nomadë të dashurisë ne jemi,
Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz.
Të ndalemi, ne mendje s’ kemi,
Rebeles erë i shkojmë nga pas.


####################################


Je akoma mbi qytet?...

اngjyroset nata si një albatros gjigant
E vidhet ngadalë me flatra,

andej, gjat’Autostradës
Po zbehen si me drojë syt’ e verdhë të shumkatsheve
Ngordhin dritat e përkulura të rrugëve ,

të lodhura nga puna e natës.
Si pelikan i pangopur zbriti agimi,

në këtë qytet të rrëmujtë.
Por ky qytet s’është më i imi,

është qytet i të gjithëve dhe i askujt.


Ndoshta nga tarracat e kateve shtatëmbëdhjetë,

me kopshte si parajsa vet,
ka mbetur në një qoshe Zoti e na shikon.
S’ e di, ndoshta dhe na përgjon,..
E di Ai, që në këto rrugë, qielli nuk shihet më?!...
Do të jetë e fundit vepër arti modern
Pasuria mbyt lirinë…Edhe qiellin e rrëmben...


ا’e harxhova ditën sot, si një monedhë kusuri!
Pesëdhjet lekë, një gazetë
Merre, palose dhe fute nën xhaketë.
Ndërsa qyteti i të gjithëve dhe i askujt

nën smog me shpejtësi po humbet.


Zot, a je akoma mbi qytet?...
Zbrit, sonte dua të t’ takojë.
Tek Bari i lagjes.

Paça kësmet!

Tek bangot e vjetra gjysmëbosh.
Mos ki frikë, nuk loz bixhoz.
Vetëm një raki:

me speca, me domate, me turshi.
Sa merak kam të të them,

kështu esëll: Jam i lodhur!


############################################


Parfumi

Ndonjëherë parfumin ndjejë
I sigurt… Je ti
Me erën më vjen këtej
Më bën shoqëri.

Ndonjëherë edhe pendohem
ا’ t’ i bëj… Xhelozi
Era vjen dhe pse s’ dorëzohem
Të merr përsëri.

Mbrëmjeve të majit, gëzimet
S’ i harroj aspak
Me guxim rrëmoj kujtimet
Kur kam qenë çunak.

Po shumë herë edhe kujdesem
Mos shoh’ ëndrra kot
Në dëshp’rim, prap’ mund të kthehem
Pas fitores së plotë.

Dhe atëhere mbaj të keqen
Dhimbja triumfon
Një arsye gjej... Të ndreqem
Mendja ma kërkon.

Ndaj përsëri, përsëri të ndjejë
I sigurtë... Je ti
Me erën më vjen këtej
Rrotull meje rri.


###############################################


Ishe nga ato


Ishe nga ato
Që takohen një herë vetëm
E pastaj, të mbeten pranë tërë jetën
Ishe nga ato
Që ndjehen me një të parë
E pas kësaj, për asgjë s’ ka të ndarë.


Këngë të vjetra

Kur më flisje për dashurinë,
s’e mbaja dot zemrën time.
Ti më shtije shpesh në ëndërrim:
Ishe qielli, deti, ishe bluja ime.

Ishin këngë të vjetra, mezi i kujtoja,
i dëgjonim bashkë, atje në kuzhinë:
ثndërra baballarësh mbuluar nga droja,
shpirtrash të humbur përherë në kërkim.

Miqësive që nuk u panë kurrë,
dashurive të mbetura në klasë,
këngë që sillnin radiot portative,
pas biçikletës mbërthyer në kasë.

Por është më lehtë të rikujtosh,
se sa të kthesh kohën e shkuar.
E sidomos kur ka që thonë :
“Ajo që shkoi është koh’ e shquar…”

Mos ësht’ më mirë të rrimë, vallë?
Mos ësht’ më mirë, këtu ku jemi?
Të vjetrat këngë kan’ vetëm mall,
dhe mallin veç një kurth e kemi


##########################################


Në rrugën e rinisë

Rrugën e rinisë prap’ e kisha gjetur.
Kioska shtrembaluqe aty kishte mbetur.
Në bangot e drurit ca fytyra të reja.
Një gotë më ofruan, s’kisha ku të veja.

Ja, në ato bango, dikur ishim ulur.
Kafe kishim pirë, me orë rrinim ngulur.
Gishta kapërthyer, shiheshim në sy,
“Përgjithmon të dua” thonim që të dy.

Po nuk shkoi gjatë, ti maturën more.
S’ndrin më në asfalt qeshja engjëllore.
Ditët numeroja, vitet rridhnin lumë.
Unë portretin tënd gdhendja dhe në gjumë.

Prandaj jam këtu, erdha përsëri.
Kërkoj të të gjej, e nuk shoh njeri.
Me një gotë në dorë, në buzë një cigar’,
zemrën un’ e kam përgjysmë të ndarë.

Ulur jam me veten, vetminë shoqëroj.
Them se më do fort, s’do të më lëshojë.
Edhe nëse nesër, të gjithë marrin dhenë,
unë do t’ jem këtu, të pres, ndoshta vjen…

Po në atë bango, ulur dy të rinj.
Edhe pse të dehur, s’i vështron njeri.
Puthen gjat’ e gjatë dhe seç pëshpërisin.
Ndoshta dashurinë mezi e vërtisin…

Dhe unë jam këtu, këtu përsëri.
Përpiqem të të gjej e nuk shoh njeri.
Me një got’ në dorë, në buzë një cigar’,
qiell i zemrës time në dy pjesë i ndarë.


#############################################


Për Ana Maria Montin*

Rrëmova në bodrumet e mendjes
dhe më sëfundi të gjeta diku.
Shkrimtari të ngjizi mes dhembjes,
e hedhur kishe mbetur, në flu.

Dhe ndjeva freskinë e اikës,
mbuluar me borën e Majit
Shkrimtari këtu kishte lindur,
të kish dhën’ aromën e çajit.

Të kish veshur me shkumë deti
me të bardhin, të fundin fustan.
Një dasmë gjëkundi nuk shkrepi,
ndaj mbete në detin kallkan…

Ti erdhe me luftën, Ana Mari.
ا’kërkoje: Pasuri a gëzim?
Mbi supe kishe marr veç uri.
Përqark, katrahur e mjerim.

E solle tek ne lirin’ e trupit
dhe e le në vendin tim, këtu
Shtatë ditë në “Qytetin e fundit”
Pëshpëritej vetëm për ju.

Të mundi një “vështrim i zjarrtë”.
Një të tillë s’kishe parë tjetërkund.
Po në stinën e urrejtjes së gjatë,
ai s’mund të kish tjetër fund…

Dhe një ditë, në kohë të ndryshuar ,
Ana Maritë, këto bija të mundit,
mbi supe liri dhe uri ngarkuar,
e ndërruan “Qytetin e fundit”…

Këtë rradhë atje, pas orësh lundrimi,
një “vështrim të zjarrtë” në kërkim.
Dikujt t’i shisnin një fije gëzimi.
Pas shpine, katrahur dhe mjerim.

E renda të pyes: ku ishte shkrimtari?
Por ai e kish mbyllur rrugëtimin e tij
Atëher’ mbështeta mbi pllakë, te varri
Dy trëndafila: Një nga unë, një nga ti
.

#############################################


Baladë për fqinjën çame

اamërisë i rashë përmes:
Nga kalova nuk pash trina.
Qiell të rëndë përmbi kodrina
E ngado lule me vesë.
Joni blu me qiellin qepur :
Fije ari – vetëtima!
Lotë hëne – ulërima!
Këngë uji – shkrepëtima!…

Këmbë njeriu nuk kish mbetur.
Vetëm loti s’ qenkësh tretur !?...

M’u kujtua, qesh i vogël,
kur na erdhi një fqinjë tjetër.
Nuk ishte dhe aq e vjetër.
Një birucë i dhanë në kodër,
nëna ime iu bë motër.
Qante vëllezër e kunetër
dhe fëmijtë vrarë në shtretër.

Sytë blu si Joni i mekur
Flokët një gërshet i zi,
lidhur gjysmë me shami.
اitjanet si qiell i çjerrur,
me ca fije ari qepur…
Koh’ e ligë për çdo njeri
S’morën as dy deg’ ullinj…

Ndënji me ne ca muaj.
Një vëlla pastaj i doli,
erdhi një ditë dhe e mori.
Që atëhere vite shkuan,
cila qe, nuk e mësuam,
por u rrita, jeta rrodhi
dhe kuptova se si ndodhi.

Ja, një ditë dikush trokiti.
Hapa derën, më habiti.
Ish një djal, i buzëqeshur,
me lëkurë nga dielli zeshkur.

Syt’ blu si Joni i mekur
Me këmishë si në vitrina
Me ca fije ari qepur
Fije ari- vetëtima.

Qe e lehtë të kuptoje,
cili djal na përshëndeti…
Ishte djali i asaj zonje…
Aq i shënjtë amaneti.

Nat’ e gjatë, pambarim…
Parajsa nuk ka vdekatar,
detin blu dhe qiellin ar.
Po kan’ mbetur plot ullinj.
Nuk kan’ gojë por kanë si *.
Dhe ullinjtë jan’ dëshmitarë.
Njëmij’ vjet ata s’ kan’ varr.

· Si - forma dialektore e fjalës sy.


#####################################


Gjashtë çunat e lagjes

Gjashtë çunat e lagjes një nga një u mblodhën
Te bar “Arragosta”, do të bënin festë.
اurk u shkonin djersët, vallen kur e hodhën
Në mëngjes, nga gjashtë mbetën vetëm pesë.

Këngë për syzezën, tërë natës ia thanë
“Të ndihmoftë Zoti!” një urim i dhanë.

Kur nga mesi i natës, me ta u bashkuan
Dashi me kitarë e Fredi me tastjerë,
gjashtë çunat e lagjes, vallen e rënduan.
Zjarr e flakë te këmbët morën dhe një herë.

Këngë për syzezën, tërë natës kënduan.
“Të ndihmoftë Zoti!” njëzëri uruan.

E ia mbushën shokut plot me rërë xhepin
E iu lutën natës, rrugët t’ia ndriçonte
I gjashti në mëngjes nisej me tragetin
Vallen e pesë shokëve kurrë mos ta harronte.

Këngë për syzezën, tërë natës në festë.
Në mëngjes, nga gjashtë mbetën vetëm pesë.


#############################################


Ndoshta bëhet Xhek London

Për çdo ditë, orë e pa orë,
në kafe me shokë kur shkoj,
vjen një djal me çantë në dorë,
e hap çantën, nuk ka drojë.

Stilolapsa na tregon,
lapsa tush, çakmak me gaz.
E vështroj e më vështron.
Syt’ e tij si dy oaz’.

Sa më dhimbset ky voglush,
mua, burrit me kollare!
Ndaj blej lapsa e blej tush
dhe paqetë pa pirë cigare.

Më tregoi, mëson anglisht,
lexon libra deri vonë.
Kur të rritet, fatmirësisht,
ndoshta bëhet Xhek London.

Dhe atëher’ do të rrëfente:
Jo për Polin, as Alaskën,
po, si zihej grigja e qenve,
kush e kush t’i hiqte maskën.

Veç një fjalë dua t’i them:
“Unë sërisht do t’ blejë çakmakë.”
A do t’ bëhet Xhek London?...
Do ta kem gjithnjë merak.


###########################################


Ashensori

Shtypa tetën, lart u ngjitëm.
Shtypa zeron, poshtë, silur.
Këto minuta në kabinë,
s’ doja të mbaronin kurrë.

Shtypa tetën, buzët ngjitur.
Shtypa zeron, tatëpjetë.
Doja dhjetën, kishim zbritur.
S’ kish as dhjetë, as tetëmbëdhjetë.

Dy pëllëmbë kabina jonë.
Ne të dy, një trup, të ngjitur.
ا’ishte tërë ky emocion?...
Në parajsë kishim mbërritur.


###########################################
 
Titulli: Vaso Papaj

اelni arkapiat

اelni arkapiat!
Uragani vrundullon.
Jepni rrugën qytetit,
Ju që dini vetëm shtigje e ferra,
Gardhe të përmjera,
Ju të nginjur,
Të rinj dhe të thinjur.

اelni portat
Dhe mos shihni duart!
Shihni sytë!
Dhembja s’ju rëndon?...
E nëse ajo ju llaston
T’u kërkoni ndjesë,
Jepuni pak shpresë.

اelni arkapiat!
Uragani vrundullon.
Hapni rrugët!
Qytetit fryma s’i mjafton!
Ndryshe zemra lëngon,
Mund të pritet Bay Pass
E gjithkush do të humbas.

####################################

Ushqyem shpresa të mëdha

Si zogj të trembur u shpërndamë,
nga toka, ajri e deti.
Ushqyem shpresa të mëdha,
tashmë asgjë s’na mbeti…

Si ikëm, vallë, atë korrik!?…
Të heshtur, qëmenatë…
Ca në Europë , ca n’Amerik’,
të etur për pak fat.

Vështrimin humb në horizont
O Zot, sa vjet kaluan!?…
Sërisht i njejti jam dhe sot,
për fëmijët edhe për gruan…

Si zogj të trembur u shpërndamë,
nuk ka më lot poeti.
Me shpresë të ndezur kudo vamë,
Në xhep një gur na mbeti…
 
Titulli: Vaso Papaj

Nuk e pashë Trojën, Enea*

Trojën nuk e pashë atë ditë, Enea
Megjithëse i kalova fare pranë
S’ doja të shihja një qytet të vdekur
Vallë, për një grua ishte bërë kurban?!...

Po kioskat në rresht suvenire ofronin
E bleva një kalë edhe unë, gjithsesi
Ata kuaj më dukej akoma mashtronin
Veç dy euro. Sa lirë, m’e madhja pabesi!...

I ngjante kështjellës, me vrima, kamare
Një kalë kuqalash me qeramikë të pjekur
Sa e bleva, bir, e hodha tej, për fare
S’ do t’ merresha kurr’ me qytete të vdekur.

As ti mos u merr me të tillë, asnjëherë
Shpëtove, ah, atë natë të pafund
Mes flakësh që rrotull villnin veç tmerr
Do të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund.

Nuk e pashë Trojën atë ditë , Enea
As ti mos e shih asnjëhere, kurrsesi
Por as kalin me qeramikë të pjekur
Në kioska suveniresh kurrë mos e bli.

*Djali im që mban emrin e princit trojan
 
Titulli: Vaso Papaj

Olsi

Olsi,
Ti punon tek bari i një moteli
Në autostradë, kilometri shtatë
اifteve, që nata e gjatë kurrë s’i veli
Kafen ua çon në dhomë, her’ posht’, her’ lart.

Olsi,
Dukesh se vjen nga një botë ideale
Kur çelsin dorëzon: Dhoma dy, tre, tetë...
As syt’ s’i ngre, i shurdhët ndaj çdo fjale
Një buzëqeshje të drojtur pas derës e troket.

Olsi,
ا’paske kështu tërë këtë mëngjes?
Don të flasësh, por asnjë fjalë s’ të del
Të dridhet dora kur sjell filxhanin e kafesë
Pse heshtja jote ngjan aq shum’ me k’të motel?

Olsi,
Ti punon. Tërë ditën një mijë lekë
Ndaj kur të jap bakshish, dorën vë në zemër
Të shoh, ata që ngjiten lart, shtrembër i ndjek
Natyrisht,të ndrisin sytë tek cepi, për një femër.

Olsi,
Pse sot të ka rënë tërë ky trishtim?
Vajza që lart u ngjit, mos ishte fqinja?!...
Një shoqe klase, shkolle, mbetur në kujtim
Mbase shoqëruesi të dukej burrë me thinja?...

Olsi,
Të njoh. Gazetat atë ditë të gjitha ishin shitur
Në galerinë e thellë, ti kishe lënë babanë
Ndaj malet ke ca vjetë që i ke zbritur
Me vete more nënën, motrat dhe vëllanë.

Olsi,
Ti punon tek bari i një moteli
Në autostradë, kilometri shtatë
اifteve që dita e sotme i perkëdheli
Kafen ua çon në dhomë, her’ posht’, her’ lart.

#######################################

Dordolec

Dordolec, ti s’ke surrat
Dordolec, as moshë nuk ke
Paske lindur bash me fat
Sa here bie, kush të ngre?

Nuk ke gojë ndaj heshtjen mbjell
Nuk ke vesh’, zhurmën s’e korr
Ndaj s’e di se ç’punë të del
Për të trembur kë ka dorë.

Me ca sy që hidhen bosh
Nuk shikon as gjer në hundë
S’ ka sesi ty të t’ pranosh
Po të t’shkul, valle do te mund..?

######################################

Zbres...

Zbres nga qafë e Llogarasë
Me malin rrotulluar
M’ dukej sikur atje lartë
Zotin e keshë qafuar.

Ika Zot, nuk dua frone
Po zbres poshtë në det
S’dua t’ jem një Al Kapone
Jam vetëm poet.

Dua det, ta çaj me krahë
E mbi rërë të zhgërryem
Atje lartë ka vetëm gjah
Gjahun kam urryer.

Ah moj rruga dredha-dredha
Lavire me naze
Një here zbrita, zbritur mbeta
S’doja kamikaze.

Zemër, Zot, ti më ke falur
Shpirtit m’i dhe paqe
N’ rrugën tënde s’kam të ndalur
Por pa puthur faqe.
 
Titulli: Vaso Papaj

Thomëni përse, thomëni sesi?!...


(motive popullore të jugut)


Thomëni përse, thomëni sesi,
pran’ e pran’ gjithmon, qeparis ulli?
Thomëni përse, thomëni sesi,
qershia dhe bredhi, bëjnë dashuri?
Thomëni përse, thomëni sesi,
një limon qafuar me një rrush të zi?
Thomëni përse, thomëni sesi,
rrap e trëndafil, **** gji më gji?
Thomëni përse, thomëni sesi,
njëri përmbi tjetrin, fik e rozmari?
Thomëni përse, thomëni sesi,
pjeshk’ e portokall, puthen në fshehtësi?
Thomëni sesi, thomëni përse,
uji zbret nga mali, kokën nuk e kthe?
Thomëni sesi, thomëni përse,
si ky deti blu, asgjëkund mbi dhé?
Thomëni sesi, thomëni përse,
diell edhe hënë, s’shkulen që këtej?
Thomëni përse, thomëni sesi,
Zoti, bregut Jon i dha bukuri?
Thomëni përse, thomëni sesi,
Pse ngado që shkova, s’ gjeta asnjeri?
##########################################

Diploma fallco

- Cilët jeni ju, që diploma fallco
firmosni?!
- Cilët jeni ju, që histori të errët
vendit i vulosni?!
Nesër do të kemi:
Shefa injorantë
Drejtorë injorantë
Kryetarë injorantë
Deputetë injorantë
Ministra injorantë
Kryeministra injorantë
Nesër, vendi do të jetë i vrarë.
Do të ket’ marrë një fallcokapar,
të ngjashëm me një barbone të kollarisur,
nën urat e botës kapardisur,
gati, këtë vend, për ta zvarrisur.
Nesër?!
Cili kod do na duhej nesër?
Ai civil?
Ai penal?
Për…
Për çështjen “TATثPJETث”?
Ah!...Ndal!...
Le të presim gjykimin Final

###############################

Kurrë fjalë, fjalë në erë…


S’do të rendis kurrë fjalë, fjalë,
që askush të mos kuptojë asgjë.
Dua tek njerëzit mendimet t’i ndal.
T’ua prek shqetësimet një nga një .

T’ua shkri krahërorin nga dëbora
dhe zemrat dridhur prej tërmetit.
S’i shoh të kenë libër tek dora.
I jan’ sulur të gjithë internetit.

Flokët, aromën e qumshtit u kanë,
kur mjelin livadheve delet.
Kafshime harbimesh në gushë si nishan,
sapo dalin pa drojë nga motelet.

Njerëzit përzhitur nga zjarret,
mes tymit që syt’ u lëndon,
mirë pyjet u dogjën, po varret?
Po asgjë nga ky vend s’i largon.

S’ do të rendis kurrë fjalë, fjalë në erë,
që askush të mos kuptojë asgjë.
“Shqypnin “ e Vaso Pashës s’e fal asnjëher’ .
Migjenin s’e ndërroj me asnjë.

Nolin, Naimin kurr’ s’i kam ndarë,
Fishta nga lart më vrojton.
S’ dua të bëhem kurrë ledhatar,
po Mjeda më jep emocion.

Fjalët e mia kan’ humbur shpesh herë,
kur emri atdhe s’ka qen’ fjalë e parë .
Kan’ ngrirë të pajetë në ajrin eter,
veç tyre s’ vë kënd në altar.

Këndoj në kioska a në udhë ku të mund,
mes njerëzve me sy ëndrrimtarë,
po këndoj dhe në Sheratonin pafund,
sido që atje, njerëz të ndjeshëm s’ kam parë.

S’ do t’ këndoj kurrë, se duhet kënduar…
Ato këng’ s’i dëgjon, s’i kupton asnjeri.
Poradeci më sjell një nosit të plaguar.
Kam qarë me të që kur isha fëmijë.

S’ do të rendis kurrë fjalë, fjalë në erë,
që askush të mos kuptojë asgjë.
Fjalët plumba i kam përherë.
Robër në paqë, nuk dua asnjë.
 
Titulli: Vaso Papaj

ا’ e madhe dritë në syt’ e tu!

Ta putha dorën
dhe dita dimërore m’u bë pranverë.
Zbathur,
sandalet me rripa,
s’do t’i harroj asnjëherë.
Me sari* mbështjellur,
si deti bardhë me dallgë blu,
ç’e madhe dritë në syt’ e tu,
ke mbetur përgjithmon kështu.
Dhe u betova:
Të mbetem shërbëtor.
Në çdo fat tjetër,
pa drojë, do t’isha gazëtor.
Zot, mos mbeça kurrë spektator!...

Tretet Migjeni, atje, në shesh.
S’e fsheh
S’duron hipokrizi, po buzëqesh.
Lum kush e sheh!
Ndaj dorën tënde putha sot,
sandale, rripa – burgu im.
Në det të bardhë u zhyta not,
me dallgët blu në përqafim.
E le të ngrihen plot shtatore, të ftohta,
me çfarëdo emër.
Ty do të mbaj, fshehur nga bota
Shenjtorja ime, do të mbaj në zemër.

sari – veshje e misionareve të Nënë Terezës.

############################################

Titina

Të pashë, Titinë në dhè të huaj,
në trotuar shpejtonim.
E s’ na u duk se qemë harruar,
aq sa të mos ndalonim.

S’ ishe Titina, si më parë.
Sa shumë kishe ndryshuar!
Nga dita kur një djalë i mbarë,
dorën ta kish kërkuar.

Dikur na kishte zënë qymyri,
një tramundanë na ndau.
Qymyri ynë ishte si pluhuri,
në fusha e dete shkau.

Kur ike, dorën si zhapi,
nga ty mora kujtim.
Të shkretën time biografi,
Ta kishin dhënë me shkrim.

Nga ty Titinë, pak kishte mbetur,
një dritë në fund të syve.
Të kuqet faqe ishin tretur,
ا’ habi na zu të dyve.

Ajo pak dritë në trotuar
ish gati të më gozhdonte.
Ti me fëmijë, unë me fëmijë,
kjo gjë tashmë nuk shkonte.
 
Titulli: Vaso Papaj

A jemi fqinjë, Mira Stankoviç?.
(poemth)


Mira Stankoviç,
Shkup,
në “Restorant Piza” atë natë,
e solli rasti të jemi sup më sup.
Unë të përshëndeta e ti s’u ndjeve hiç.
Dhe pse ishim ulur mes fëmijëve tanë,
ti më pe shtrembër, skiç
Mira Stankoviç,
rronim a s’ rronim në Ballkan!...
Ishte hera e parë,
që ulesha me ty:
Vëmendjen e kisha aty…
Befas, përballë, te muri i bardhë,
brenda kornizës:
Torra e Pizës ma bënte me sy.
Ah, Torra e Pizës…brenda kornizës…

Mira Stankoviç!
Ti vije nga një kryeqytet i madh
Unë nga një qytet i bukur antik
E njeh Dyrrahun, me detin si livadh?...
I lakmuar në shekuj .
Edhe nga Danubi kishin zbritur një ditë.
Dhe sa here ndodhte kështu,
qyteti im mbyllte korracën si iriq.
Kohën e iriqit jetonte
dhe për të mbërritur gjer këtu,
Zotin, vallet, këngët,
gjuhën e vet mbronte.

Mira Stankoviç!
Na ka ngulur fati të rrojmë pranë.
S’ësht’ çudi,
nesër të duheshin fëmijët tanë.
اdo të bënim unë dhe ti?...

Ti, kryq floriri në qafë
Unë, në gjoks, s’kisha gjë hiç,
Mira Stankoviç.
Ma kish mësuar ai, kryqi vetë:
Ta mbaja, brënda,
në zemër
dhe në mëndje të kisha
një tjetër:
Atë,
Kryqin prej druri të vjetër

Në Golgotha jam ngjitur në shekuj
Kurrizin me gunga e kam
Kurrize të tjerë nuk kam prekur
Të parët e mi qëndresë e paqë më dhanë.
Vij nga një qytet antik,
e di?...
Jo?!...
Atëhere pse takohemi:
për vallet, lojrat, këngët,
pyete zemrën?...
Mos më shih shtrembër,
mos më shih skiç
A jemi fqinjë, Mira Stankoviç?...

###############################################

Rozafa

Qesh kërthi i vogël,
kur për ty më folën
dhe ca pika loti
nga gjoksi më dolën.

Ndaj kur u përpoqën
të më prishnin jetën,
nga muret e tua
njoha të vërtetën.

Donin të ma bënin
ditën të vështirë,
si muret e tua
që binin pagdhirë.

Ti m’u gjende pranë
dhe më dhe motivin.
Duhej sakrificë,
që në këmb’ të rrinin.

Natën llaç e tulla,
me mundime ngrija.
Ditën rrafsh të gjitha,
m’i bënte stuhia.

Historia jote
më thoshte përhera ,
në themele qumështi,
ujitej pranvera.

Ujitej e mira ,
pikë–pikë çdo ditë.
Ndonëse ligësia,
te ne u bë mit.

Por unë si modele
kisha ty, moj nuse,
që dhe në themele
rritje vogëlushe…

Prandaj dhe në vite
s’pata motiv tjetër:
Flijimin ma ngjite
ti mikesh’ e vjetër…
 
Titulli: Vaso Papaj

I dashuruar me jetën

Jam një njeri i dashuruar,
me jetën time sinfoni,
prandaj gjithmon kam ëndërruar,
të mos mbaronte në kuvli.
Gjithmon e doja të vërtetën,
rrëmoja fjalët në thellësi,
kërkoja të gjejë më të mirën:
Shpirtin e ri.
S’e ndryshoj dot këtë rrugë të mundit,
e ndjej timen,
gjersa të kem dhe frymën e fundit.

E dua timen të vërtetën,
gjurmoj çdo fjalët në thellësi,
kërkoj të gjej më të mirën:
Atë, shpirtin e ri.
S’më duhet kurrë një shpirt i shuar.
Dua zemër që rreh shtruar
e bindem, kur më thotë:
”Mjafton të duash thjeshtësinë,
kështu,
do t’ia ushqeje shpirtit qetësinë.”

Jam një njeri i dashuruar me jetën.
Nuk ka qënë një aventurë,
prandaj do të doja,
që ajo të mos mbaronte kurrë.
E dua pranverën e re,
por dimrin s’e harrroj.
Kthehem shpesh e rrëmoj,
kam nevojë,
gjer në fund të mësoj…
Ndryshe, do të vijë një dimër tjetër
dhe vuajtjen do të ma shtojë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top