Varësia nga bixhozi: Simptomat dhe trajtimi.

D.

.
D1F13171-7EC2-4DBE-B2BC-832D3518377B.jpeg


Për pjesën më të madhe, bixhozi i moderuar është një sjellje deri-diku e pranueshme në shoqëri. Varësia nga bixhozi është një histori tjetër. Nëse nuk trajtohet, një varësi e lojërave të fatit mund të ndikojë negativisht në situatën financiare, marrëdhëniet dhe aspekte të tjera të jetës.

Shumica e njerëzve me varësi nga bixhozi janë burra, por kjo lloj varësie mund të prekë edhe gratë.


Cilat janë simptomat e varësisë nga bixhozi?


Njerëzit me këtë varësi shpesh përpiqen ta fshehin gjendjen e tyre, por një varësi ndaj lojërave të fatit mund të jetë e vështirë të fshihet. Ata mund të kenë nevojë për qasje të shpeshtë në kazinotë ose lojërat e fatit në internet. Disa prej simptomave:

- fiksim mbi çdo lloj bixhozi
- bixhozi si mënyrë për t’u ndjerë më mirë në lidhje me jetën
- dështim për të kontrolluar bixhozin
- shmangia e punës ose angazhimeve të tjera për të luajtur bixhoz
- neglizhimi i faturave dhe shpenzimeve të tjera dhe përdorimi i parave për bixhoz
- shitja e pasurive për të luajtur bixhoz
- vjedhja e parave për të luajtur bixhoz
- marrja e rreziqeve gjithnjë e më të mëdha gjatë lojërave të fatit.

Gjithashtu mund të përjetohen:

- prishja e marrëdhënieve dhe miqësive
- humbja e punës, shkollës, makinës e sendeve të tjera personale.


Njerëzit me varësi nga lojërat e fatit jo gjithmonë luajnë bixhoz shpesh, por kur fillojnë luajnë, mund të mos jenë në gjendje të ndalen.

Çfarë e shkakton varësinë nga lojërat e fatit?

Dikush që ka varësi ndaj lojërave të fatit, një zonë e trurit të quajtur insula mund të jetë tepër aktive. Ky rajon hiperaktiv mund të çojë në të menduarit e shtrembëruar. Truri i përgjigjet aktit të bixhozit në të njëjtën mënyrë si truri i një alkoolisti i përgjigjet alkoolit. Sa më shumë “ushqehet” zakoni, aq më keq do të bëhet.


Si trajtohet varësia nga bixhozi?

Me trajtimin e duhur, varësia nga bixhozi është e menaxhueshme. Ndryshe nga dikush me një varësi nga ushqimi, bizhozi nuk është i nevojshëm për të jetuar. Thjesht duhet që këta njerëz të mësojnë të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar me paratë. Ka tepër rëndësi që ata ta lënë kumarin plotësisht, pasi edhe bixhozi i rastit mund të shkaktojë rikthim te varësia.

Trajtimi mund të realizohet me:

- program rehabilitimi spitalor
- program rehabilitimi ambulator
- programet me dymbëdhjetë hapa
- psikoterapi ose terapi njohëse e sjelljes
- medikamente
- ndryshime të stilit të jetesës

Ku mund të trajtohet në Shqipëri

- Terapi me psikolog

- Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit – ACPG

- Komuniteti Emanuel (përkohësisht i mbyllur)

Shtojcë: Në ligjin “Për lojërat e fatit” shkruhet se “Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit”.

anabelmagazine.com
 
Posi dhe internet?:p
Dhoma pa dritare = vetemi, qetesi, momente me veten per te menduar per cfare ke bere e cfare mund te ndreqesh.
Mos enderro ne internet e thuaj flm po pate dhe ushqim e banjo :p
Po pa internet dhe nr llogarie nuk luan dot online , se kshu verdalle jane mbyllur ?
 
Vetem kete varesi se kam kuptuar kurre.. dhe gjeja me kot qe me ben dhurate ishte dy nete ne nje qytet casinosh ?
 
Nuk kam gje me neveri.
Per mua njerzit qe luajne bixhoz jane njerez qe s`kane kontroll mbi veten.
 
Thashë a vem bast ? nuk e kape ironine lool lool

200.gif
P.S do i hudhim noj dit zarat diku lol

Harroje ahahahahaha
As sot as kurre
Ska gjo qe urrej me shum
Te sfidoj fatin kur e di shum mir qe e kam kundrra hahahah
 

Attachments

  • 200.gif
    200.gif
    1 MB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    1 MB · Shikime: 0
Frika ndaj Zotit, besimi fetar te ndihmon shume, sepse e ndalon nje gje te tille.
 
do zotesi..nese e ke ja vlen se fiton
nese sdi vec humb ...
Nuk e ka hap ai boti kazinon me u pasuru ti. Askush nuk fiton ne kte mes. Madje kane humb veten, shpine, familjen.
 
Un ka 15 vjet qe skam lujt as nji cent, dhe e kam lan me nji fjal gojet njisoj si duhanin dhe alkolin. Flm Zotit
 
Mu mi dhan $$$ ne dore .. dhe sa here humbsha behesha me arritmi... e jo ma me pa ken rroga jeme.. kisha dek krejt ?
Si shqiptari o me lek o pa lek vec kur delsha jasht me punote truni se qa kam ba ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top