Van Gal: Një gabim të bëj e më flakin nga Holanda

cent

...Lontano
wc0bqd.jpg
Trajneri i Holandës, Luis van Gal, bën të ditur se ai po ndërmerr një risk të madh duke ftuar në Kombëtare talente të reja. Kjo pasi nëse gabon, atëherë atë do ta flakin menjëherë nga përfaqësuesja. Numri një i ekipit portokalli ka larguar nga ekipi emra si Rafael van der Vart, Nigel de Jong dhe Gregori van der Viel në takimet e para kualifikuese të botërorit “Brazil 2014″ ndaj Turqisë dhe Hungarisë. Ndërkohë që ka aktivizuar talente tepër premtuese, si Xhordi Klasi, Rikardo van Rijn dhe Kevin Strotman. “Eksperienca është e rëndësishme, por gjithashtu mund të kesh shumë eksperiencë në moshën 16 ose 18 vjeç. Unë e lashë Sedorfin që të bënte debutimin e tij kur ishte vetëm 16 vjeç, Iniesta në moshën 17 vjeç dhe Ksavi ishte 18 vjeç”, tha tekniku i Holandës. Por më pas, ai bëri diferencën mes të qenët në krye të një ekipi dhe në Kombëtare. “ثshtë relativisht e lehtë që të ndërmarrësh një risk si ky kur je në krye të një klubi. Por është shumë më e vështirë kur ti trajnon një ekip kombëtar. Nëse për mua gjërat shkojnë keq te Holanda, atëherë mua më flakin menjëherë”, përfundoi ai.
/panorama-sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top