“Vajzën ta vramë, tani telefonoi presidentit”

Bota vazhdon të jetë e shokuar nga sulmi i terroristëve të Al Shabab në një universitet në Kenia.

Pasi hynë në kampus, terroristët islamikë qëlluan të gjithë studentët e krishterë.

Pas ndërhyrjes së ushtrisë, katër terroristë u vranë dhe njëri u kap.

Mësohet se një prej terroristëve telefonoi familjen e një studenteje, të cilën sapo e kishin vrarë, duke i thënë që të telefonin presidentin kenian që të tërhiqte trupat nga Somalia.

“Vajzën ua vramë, tani flisni me presidentin,” i thanë terroristët Fred Musinait, duke përdorur telefonin e vajzës.

Studentja 21- vjeçare po shkollohej për mësuesi.



(c) Mapo
 
Titulli: “Vajzën ta vramë, tani telefonoi presidentit”

Kafshet ... si nuk u bie nje rrufe ne koke , thoshin te paret tane per njerzit e keqinj.
 
Back
Top