Ushtrime fizike për vikend

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duhet të pranoni se pas ditëve të punës është mirë të merreni me ndonjë aktitivitet fizik. Nuk duhet të mendoni për këtë! Madje edhe nëse punoni punë fizike. Ushtrimet e tilla, që mund të bëhen edhe brenda, ju ndihmojnë shumë në shëndetin e juaj.

Kjo së paku do ju ndihmoj për të humbur peshë dhe normalisht për të rritur fizikun tuaj sa më mirë. Po ashtu, ndihmon për t’u çliruar nga energjitë e tepërta, sidomos ata të cilët punojnë ulur.

Më poshtë do të japin tetë lloje të ushtrimeve të cilat mund t’i praktikoni gjatë ditëve të vikendit, kur nuk jeni në punë, por edhe gjatë ditëve të javës.

1. Vrapimi – Vraponi për një zemër më të shëndoshë!

Gjeni një zonë ku mund të bëni vrap të shpejt në jo më shumë se 10 metra. Kur të arrini në pikë, kthehuni për sprintin e radhës. Këtë mund ta bëni në oborr apo në park të lagjes.

Reps:
Fillestarët – 5 sprinte
Mesatarët – i avancuar 10 sprinte

2. Ushtrimi gërmuq– forcon kardiakun e zemrës

Uluni në pozitë gërmuq me duar në bel për baraspeshë. Kërceni nga njëra anë në tjetrën me një kohë sa më të shkurtër në një kërcim sa një hap. Kur lodheni pushoni dhe mandej përpiquni të mbani formën sa më mirë.

Reps:
Fillestarët – 10 kërcime në 10 hapa.
Mes/ avn – më shumë së 10 kërcime

3. Përkulja e ndarë – forcon muskujt e këmbët!

Largoni këmbët nga njëra tjetra (njërën përpara dhe tjetrën pas) duke marrë një peshë në dorë. Duke u përkulur lëvizni edhe peshën që keni në duart e juaja.

Reps:
Fillestarët - 6 në secilin hap.
Mes/ avn – 12 në secilin hap.

4. Ushtrime për muskujt e krahut – për duar më të forta

Bashkoni këmbët në tokë. Merreni peshat (tegat) duke bërë një përkulje të rregull të muskujve. Në fund lëvizni duart e juaja duke shtrënguar krahët. Vazhdoni kështu në mënyrë të ngadaltë.

Reps:
Fillestarët - 6 total
Mes/ avn 0 12 total

5. Dredhja e lehtë e muzike 2 në 1

Hapni njërën këmbë dhe përkuleni nga barku duke i rrudhur gjunjët? Merrni tegat dhe filloni ushtrimin me duar dhe këmbë.

Reps:
Fillestarët – 3 herë në të dyja këmbët në total 6
mes/ avn – 6 herë në secilën këmbë, total 12.

6. Përkulje e sërishme në goditje 2 në 1!

Përsëri ecini me njërën këmbë përpara duke përkulur njërën këmbë dhe mandej duke marrë tegat në duar. Kësaj radhe shtymë tegat përpara.

Reps:
Fillestarët - 3 goditje duke ndërruar të dyja këmbët në përkulje.
Mes/avn - 6 në secilën këmbë, në total 12 goditje.

7. Hapja e duarve me tega – Zhvillon krahët e juaj

Qëndroni në këmbë me tega në duar. Ngrehni tegat në mënyrë horizontale duke u përpjekur të mbani një paralele të krahëve dhe vazhdoni kështu duke përsëritur.

Reps:
Fillestarët - 6 total
mes/ adv 12 total

8. Përkulja e mbledhur – zhvillon muskujt e shpinës dhe belit

Uluni në pozitë të mbledhur, duke shtire pjesën e lartë të trupit sa më parë që mundeni me tega në duar. Ngrini tegat duke u ngritur në këmbët, duke u përkulur bërrylat deri sa t’i përfundoni ato. Ky është vetëm një veprim.

Reps:
Fillestarët - 6 total
mes/adc - 12 total
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top