Ushtria Amerikane: Lufta e III Botërore e shpejtë dhe vdekjeprurëse

Guest2

Antarë i Respektuar
253012_1.jpg

Krerët e Ushtrisë Amerikane janë shprehur se Lufta e Tretë Botërore është thuajse e sigurtë dhe do të jetë jashtëzakonisht e shpejtë dhe vdekjeprurëse.

Duke folur në një panel që diskutonte të ardhmen e ushtrisë amerikane, gjeneralë dhe figura të tjera kryesore kanë parashtruar parashikimet e tyre dëshpëruese rreth konflikteve të së ardhmes.

“Armët e sofistikuara dhe inteligjenca artificiale do të dominojnë këto luftra të dhunshme midis shteteve super agresive,”kanë deklaruar ata.

Majori William Hix është shprehur në raportin e tij: “Një konflikt në të ardhmen do të jetë jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe i shpejtë e ne nuk do mundemi ta ndalojmë. Shpejtësia e veprimeve ka të ngjarë t’i tejkalojë aftësitë tona njerëzore.”

Hix paralajmëron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një shkallë dhunë që ushtria amerikane se ka parë që nga korea, ku mbi 30.000 trupa të ushtrisë u vranë.

Gjenerali është shprehur se Kina dhe Rusia gjithashtu po zhvillojnë aftësitë ushtarake të nxitura nga teknologjitë e reja.

253013.jpg

253014.jpg


Shqiptarja.com
 
Back
Top