Urdheri i Tempullit dhe Templaret, do jene Rendi i Ri Shoqeror?

Lauri

Anunnak
Kemi degjuar dhe kemi lexuar aq shume per ta. Kohet e fundit atyre u eshte dhene edhe nje rendesi mjaft e madhe nga autore te ndryshem filmash e librash. Megjithate duhet te mesojme qe te mos besojme gjthcka qe lexojme apo degjojme.

Kuadrati magjik i cili lexohet nga poshte lart, majtas e djathtas dhe anasjelltas, edhe sot ngelet nje mister i pa deshifruar, cfare fshihet pas? Pervec se kombinim fjalesh germat e te cilave kane edhe kode numerike qe fshehin sekrete dhe mistere.

SATOR AREPO TENET OPERA ROTAS


sator2_zpse1be1bfe.png

Ne shekullin e 21-te eshte hedhur balte dhe eshte krijuar nje fryme kospiracioni rreth memories se mijra kavaliereve templare, qe 900 vjet me pare, kane veshur mantelin me shenjen e kryqit.

Eshte e vertete qe edhe ne shekujt e meparshem kishte dyshime mbi “Urdherin e Tempullit”, sidomos mbi faktin nese keta vertet nuk ekzistonin me qe me vdekjen e Mjeshtrit te Madh De Molay ne vitin 1314, apo nese kishin vazhduar ne menyre sekrete veprimtarine e tyre.

Duke e marre te mireqene qe ne nje menyre apo ne tjetren, dicka i ka mbijetuar denimit te Filipit dhe Papa Klementit te V, duke i dhene origjinen nje dinastie me shume Mjeshter te Medhenj, organizata mori pamjen me shume te nje shoqerie te fshehte se sa Urdheri i Templareve.

Nuk mund te mohohet qe ne shekullin e XVIII te drejtoheshin nga personazhe te njohur te masonerise. Ka disa teori qe ishin pikerisht templaret e shpetuar nga persekutimet qe i kishin dhene origjine ritit masonik skocez.

Analogjite ne fakt jane te shumta, por per ceshtje kronologjie, mund te mbeshtetet teza qe Masoneria eshte frymezuar nga Urdheri i Templareve por kjo nuk do te thote qe ajo e ka patur origjinen prej tyre.

Gjate Luftes se Dyte Boterore, ndahet nje grup qe deri me atehere ishte i bashkuar, dhe formohen dy te tjere qe kane ardhur deri tek ne: O.S.M.T.J. - Ordre Souverain et Militaire du Temple de Jerusalem, qe eshte trashegimtar i linjes se meparshme, dhe O.S.M.T.H. -Ordo Supremus Militaris Templi Hierosolymitani qe eshte krijues te dinastise se re.

Nese me pare nga ky episod asnje kavalier as nuk do te kishte guxuar te ndahej nga Urdheri per te krijuar nje tjeter, me ndarjen qe u be me siper, te gjithe e gjeten kete kurajo!

Mendohet qe tani ne bote ekzistojne me shume se 50 ndarje nga origjinalja, dhe rreth 400 shoqeri qe jane autoidentifikuar vazhduese te tradites. Kjo ka qene e mundur fale Rregullit te Kavaliereve sipas te cilit cdo Kavalier qe i eshte dhene zyrtarisht ky titull, mund te jape nje titull.

Dhe keshtu jane krijuar pafund grupe te reja.

Ne fakt problemi i vertete fillon me vete deklarimin e Mjeshtrave te medhenj dhe Prioreve, pasi vete rregulli i Kavaliereve parashikonte qe kjo detyre mund te jepej ekskluzivisht nga te gjithe kompanite e Urdherit dhe jo nga komaderite.

Sipas te dhenave te koheve te fundit, ekziston nje mundesi per ribashkimin e te gjithe grupeve te Teplareve dhe te Neotemplareve, ne menyre qe te kishte nje Urdher te vetem te shperndare ne te gjithe bote.

A e dinit qe ne epoken e pezullimit te Urdherit te Tempullit (sepse dokumentat flasin qarte: Urdheri u pezullua dhe nuk u shtyp), te gjitha te mirat material te Templareve u transferuan ne Urdherin Spitalor te Shen Jovanit, qe eshte aktualisht Urdheri i Maltes (SMOM)?

Behet fjale qe me parate e sotme te flitej per miljarda euro ne toke, posedime, keshtjella, dhe ndertesa.

Ne Rome, S.M.O.M-I ishte Templare, nje pjese e Fori Imperiali, aktualisht prone e “Maltesi” ishte Templare. Lista do te ishte e pafundme por mjafton vetem kaq qe te arrini te kuptoni se si disa Urdhera tani te njohur nga Vatiani kane arritur te ndertojne fuqine e tyre politike dhe ekonomike mbi nje trashegimi te Templareve.

Ashtu si u permend me pare, sot ekzistojne dy ndarje kryesore Neotemplaresh: OSMTH, dhe OSMTJ. Ne fakt ka edhe grupe te tjera qe jane te mbushur me shpirt besimtar (Madje ka nga ata qe pretedojne qe kane marre nje njohje nga Vatikani), por megjithate keto grupe nuk kane dokumentat e nevojshem per te bere lidhjen mes tyre dhe degeve fillestare te pakten me nje vazhdimesi minimale te tradicionalitetit.

Qe keta Urdhera Templaresh fshehin ende ndonje sekret, kjo mund te jete e vertete. Por nje gje eshte e sigurt; ne Udherat Templare te sotem, mos prisni qe te gjeni gjera si magjia, okultizmi, dhe “Priorate te Sijonit”, por do te gjeni nje forme te re zhvllimi shpirteror, te bazuar ne thjeshtesine dhe ne njohjen e tjetrin nepermjet bazave njerezore.

Eshte e vertete qe templaret jane te fshehur nga ajo re misteri qe i ka ndjekur neper shekuj e shekuj, por megjithate realiteti i sotmem eshte shume me i ndryshem dhe me pak i mbuluar me mister nga ajo qe mund te prese secili prej nesh qe te gjeje ne nje Urdher te tille.
/I.albania

Templaret, jane akoma ata qe komandojne Boten, nen hijen e Shen Pietrit??
UNE JAM A - Othonte Jezusi.

satoro2_zps2e54be5f.png
permbledhje by Lauri
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Urdheri i Tempullit dhe Templaret, do jene Rendi i Ri Shoqeror?

Spo e kuptoj kete shkrim? A mund te shpjegohet ndryshe me pak fjalë? Apo mos ka te bej me nje film, i cili luan tani ne kinema ku thotë se ne vitin 2025 do te ndodh fatkeqesi mbi njerzeit, ku nga puna e tyre do te mbizoterojne robotat mbi tokë? A e ka kete kuptim apo diqka tjeter... S`e kam te qarte shkrimin me keta templar.
 
Titulli: Urdheri i Tempullit dhe Templaret, do jene Rendi i Ri Shoqeror?

Faleminderit per pergjigjje

Sdua as te humbi mendje rreth atyre, por aq sa kam degju, nuk besoj qe do jetë leht si mendojn ata, sepse me keto ligje tyre te mprehta po futet njerzimi tersisht ne rrezik.

E ku mbeten pastaj ligjet e te drejtave te njeriut??? Zhduken menjanë?

Per at sbesoj shum ne keso gjera.
 
Titulli: Urdheri i Tempullit dhe Templaret, do jene Rendi i Ri Shoqeror?

Jetesa. Nje hipotezat me duartokitse eshte ajo qe Templaret pas shperberjes, ne heshtje jane rikrijuar dhe behen krijuesit e Zvicres, dhe ka mjaft detaje qe te shtyjne ne kete perfundim. Nje tjeter hipoteze, ndose paralele me te paren, eshte ajo e Kristofor Kolombos drejte Amerikes me "zbulimin" e saje (ne thonjeza, se templaret e njihnin shume mire ate kontinent..;) . )

Mjafton te mendosh vetem ngritjen vertikale ne te gjitha drejtimet dhe te plotfuqishme te ketyre dy vendeve, si Usa nga zbulimi i saje dhe gjithe kete zhvillim qe ka, ashtu edhe Zvicra me sistemet bankare dhe rizervat boterore qe hyjne ne kete vend. Nga hiqi ne pak kohe, superiore dhe komandues te mbare Globit.

Per mendimim tim, ngelet vetem nje enigme. Se i komandon Vatikani keta, apo jo..?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top