Unioni ekonomik dhe monetar dhe EURO-ja

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Që nga 1 janari, 2002, më shumë se 300 milionë qytetarë evropianë përdorin euron si një pjesë normale të jetës së tyre të përditshme. Duheshin vetëm dhjetë vite që nga Traktati i Mastrihtit (shkurt, 1992), ku u përfshi ideja
për valutën unike evropiane, deri në këtë pikë ku banknotat dhe monedhat e euros do të qarkullojnë në 12 shtete të UE. Kjo është një kohë shumë e shkurtë për të realizuar një operacion që është unik në historinë botërore.
Euroja ka zëvendësuar valutat që për shumicën e shteteve ishin simbole dhe instrumente të vjetra shekullore të sovranitetit të tyre nacional. Duke bërë këtë, valuta e re ka lëvizur Evropën shumë afër unionit ekonomik. Poashtu, qytetarëve të UE u ka dhënë një sens më të qartë të identitetit të përbashkët
evropian. Me eurot në xhepat e tyre, njerëzit mund të udhëtojnë dhe blejnë në pjesën më të madhe të Unionit, pa pasur nevojë për të ndërruar para.

Si u lind ideja për valutë unike evropiane?

Që në vitin 1970, Raporti Uerner, i emëruar sipas kryeministrit të atëhershëm të Luksemburgut, propozoi bashkim të ekonomive dhe valutave të gjashtë shteteve të BEE. Hapi i parë në këtë drejtim nuk u ndërmor deri në mars të vitit 1979, kur u formua Sistemi Monetar Evropian (EMS). SME u disejnua që të redukojë variacionet në kurset e këmbimit mes valutave të shteteve anëtare. U lejoi atyre lëvizje mes 2.25% dhe 6%. Por mekanizmat e këtij sistemi u dobësuan pas një serie të krizave të shkaktuara nga jostabiliteti i dollarit amerikan dhe dobësimit të disa valutave, që ishin pre e spekulantëve, veçanërisht në kohërat e tensioneve ndërkombëtare. Nevoja për një zonë stabile monetare u ndje kur Evropa arriti progres në kompletimin e tregut unik. Akti Unik Evropian, i nënshkruar në shkurt të vitit 1986, logjikisht implikoi përputhje mes ekonomive evropiane dhe nevojës për të limituar lëvizjet në kurset e këmbimit mes valutave të tyre.

Si mundet një treg unik, që mbështetet në lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, të funksionojë ashtu si duhet nëse valutat mund të zhvlerësohen?

Zhvlerësimi i një valute do t’i japë valutave tjera përparësi jokorrekte konkurruese dhe do të çojë në çregullime në tregëti. Në qershor të vitit 1989, në Këshillin Evropian të mbajtur në Madrid, Kryetari i Komisionit Zhak Delor prezentoi një plan dhe orar për realizim të një unioni ekonomik dhe monetar
(EMU). Ky plan u përfshi në traktatin që u nënshkrua në Mastriht në shkurt të vitit 1992. Traktati vendosi disa kriteriume që duhej të përmbusheshin nga shtetet anëtare, nëse ato kualifikoheshin për EMU. Të gjitha këto kriteriume ishin për diciplinë ekonomike dhe financiare: ndaljen e inflacionit, zvogëlim
të shkallave të kamatës, redukim të deficitit buxhetor në 3% të PBN, kufizim i huave publike në 60% të PBN dhe stabilizim të kursit këmbimor të valutave.
Në aneks protokolet e këtij Traktati, Danimarka dhe Britania e Madhe mbajtën të drejtën për mos të kaluar në fazën e trëtë të EMU (vënia në qarkullim e euros), edhe nëse ato i plotësonin kriteriumet. Kjo u quajt “largim”. Pas mbajtjes së referendumit, Danimarka deklaroi se nuk ka ndërmend ta vejë në qarkullim euron. Poashtu edhe Suedia shprehu rezerva, lidhur me përdorimin e euros. Kishte nevojë për një mënyrë që do ta sigurojë stabilitetin e valutës unike, sepse inflacioni e bën ekonominë më pak konkurruese, zvogëlon vetbesimin e njerëzve dhe redukon fuqinë e tyre blerëse. Kështu u formua Banka Qendrore Evropiane (ECB), një bankë e pavarur me seli në Frankfurt, të cilës iu dha detyra të përcaktojë shkallë kamatore, për të ruajtur vlerën e euros. Në Amsterdam, në qershor të vitit 1997,Këshilli Evropian miratoi dy rezoluta të rëndësishme.

• E para, e njohur si “pakti për stabilitet dhe zhvillim”, i detyroi shtetet përkatëse që të kenë diciplinë buxhetore. Ato të gjitha do ta vrojtonin njëra-tjetrën dhe nuk do të lejonin ndonjëra prej tyre të kalojë në deficit të tepruar.

• Rezoluta e dytë ishte për zhvillimin ekonomik. Ajo parashihte që shtetet anëtare dhe Komisioni të jenë të përkushtuar për të siguruar që punësimi të mbetej në krye të agjendës së UE. Në Luksemburg, në dhjetor të vitit 1997,
Këshilli Evropian miratoi edhe një rezolutë për të koordinuar politikat ekonomike. Kjo përfshinte vendimin e rëndësishëm që “ministrat e shteteve që marrin pjesë në euro-hapësirën mund të takohen mes vete për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tyre të përbashkëta për valutën
unike”. Për këtë arsye, liderët politikë të UE hapën rrugën për lidhje edhe më të ngushta mes shteteve që aprovuan euron, lidhje që shkuan edhe më larg se unioni monetar dhe që përfshiu politikat financiare, buxhetore, sociale dhe fiskale. Progresi në realizimin e EMU ka lehtësuar hapjen dhe kompletimin e tregut unik. Pa marrë parasysh situatat turbulente botërore (krizat e bursave, sulmet terroriste dhe lufta në Irak), euro hapësira ka pasur një stabilitet dhe parashikueshmëri, për të cilën kanë nevojë investitorët dhe konsumatorët. Vetbesimi i qytetarëve evropianë në euro hapësirën u nxit nga vënia e shpejtë dhe e suksesshme në qarkullim të monedhave dhe banknotave gjatë
pjesës së parë të vitit 2002. Njerëzit vlerësojnë mundësinë për të blerë më lehtë. Tani ata në mënyrë direkte mund t’i krahasojnë çmimet në shtete të ndryshme evropiane. Euroja është bërë valuta e dytë më e rëndësishme në botë. Në rritje është shfrytëzimi i saj për pagesa ndërkombëtare dhe si valutë
rezervë, përkrah dollarit amerikan. Integrimi mes tregjeve financiare në euro hapësirën është përshpejtuar, me bashkime që ndodhin jo vetëm mes ndërmarrjeve për shitblerje të aksioneve në bursë, por edhe mes vet bursave.
Një plan akcioni i UE për shërbime financiare duhet të implementohet deri 2005.
 
Hap pas hapi deri te euro

7 shkurt, 1992: nënshkruhet Traktati i Mastrihtit

Traktati i Unionit Evropian dhe Unionit Ekonomik dhe Monetar (EMU) aprovohet në Mastriht në dhjetor të vitit 1991. ثshtë nënshkruar në shkurt të vitit 1992 dhe hyn në fuqi në nëntor të vitit 1993. Me këtë traktat, valutat nacionale do të zëvendësohen me një valutë unike evropiane, që kërkon shtetet anëtare të plotësojnë një numër të kritereve ekonomike. Më e rëndësishmja nga “kriteriumet e Mastrihtit” është se deficiti buxhetor i shtetit nuk mund të kalojë 3% të prodhimit të përgjithshëm të vendit (PBN), përveç nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtë. Huatë publike nuk guxojnë të kalojnë 60% të PBN. اmimet dhe shkallat kamatore poashtu duhet të mbeten stabile për një periudhë të gjatë, ashtu si dhe kurset e këmbimit mes shteteve anëtare.

Janar, 1994: formohet Instituti Monetar Evropian

Formohet Instituti Monetar Evropian (EMI) dhe promovohen procedurat e reja për monitorim të ekonomive të shteteve të UE dhe inkurajim të përputhshëmrisë së tyre.

Qershor, 1997: Pakti për Stabilitet dhe Zhvillim

Këshilli Evropian në Amsterdam aprovoi “paktin e stabilitetit dhe zhvillimit” dhe mekanizmin e ri të kursit këmbimor (një EMS të rilindur), e disejnuar të sigurojë kurse stabile këmbimi mes euros dhe valutave të shteteve të UE që mbeten jashtë euro hapësirës. Poashtu u arrit marrëveshje për disejnin e anës “evropiane” të euro monedhave.

Maj, 1998: njëmbëdhjetë shtete kualifikohen për euron

Në mbledhjen e Brukselit nga 1 deri 3 maj, 1998, liderët politikë të unionit vendosin se 11 shtetet e UE plotësojnë kërkesat për anëtarësi në euro hapësirën. Ata shpallin kurset këmbimore definitive mes shteteve pjesëmarrëse.

1 janar, 1999: lindja e euros

Nga 1 janari, 1999, njëmbëdhjetë valuta të vendeve pjesëmarrëse zhduken dhe zëvendësohen me euron, që bëhet valutë e përbashkët e Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Portugalisë dhe Spanjës. (Greqia bashkohet më 1 janar, 2001).
Nga ky moment, Banka Qendrore Evropiane merr përsipër nga EMI të gjitha obligimet dhe është përgjegjëse për politikën monetare, që definohet dhe implementohet në euro. Transakcionet në euro fillojnë më 4 janar, 1999, me kurs këmbimi 1 euro për 1.18 dollarë amerikanë. Ky është fillimi i periudhës tranzicionale, që do të vazhdojë deri më 31 dhjetor, 2001.

1 janar, 2002: promovohen euro monedhat dhe banknotat

Më 1 janar, 2002, vihen në qarkullim njësitë e euro banknotave dhe monedhave. Ky është fillim i periudhës gjatë së cilës banknotat dhe monedhat e valutave nacionale tërhiqen nga qarkullimi.Kjo zgjat deri më 28 shkurt, 2002. Prej atëherë, vetëm euroja është valutë valide në shtetet e euro hapësirës.

euro-money-pile.jpg
 

Attachments

  • euro-money-pile.jpg
    euro-money-pile.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top