UNHCR: Më tepër se 10 mijë vetë vdiqën duke kaluar Mesdheun

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
UNHCR: Më tepër se 10 mijë vetë vdiqën duke kaluar Mesdheun

mesdhe-640x426.jpg


Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se më shumë se 10 mijë vetë kanë humbur jetën nga viti 2014, në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe në drejtim të Bashkimin Europian.

Në raportin e UNHCR-së të publikuar sot, theksohet se numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej fillimit të vitit 2014 është 10,085 ndërsa nënvijëzohet se vdekjet e emigrantëve në det janë shtuar dukshëm në vitin 2016, duke arritur në gjithsej 2 814, prej fillimit të vitit.

Qindra njerëz kanë humbur jetën gjatë javëve të fundit pas një serie anijesh të përmbysura në Detin Mesdhe.

Ky raport u publikua ndërsa Bashkimi Europian ka paraqitur planet e reja në përpjekje për ngadalësimin e fluksit të emigrantëve ilegalë nga Afrika.
g.shqip
 
Back
Top