#unërrinëshpi

Sot mësova se koronavirusin e kemi patur pranë zyrave të Tiranapost. Është një lokal i bukur e modern, ku shoh gjithëherët të rinj që takohen, pinë kapuçino, Red Bull, marrin disa brioshë dhe flasin e qeshin me muzikë të lartë në sfond. Sa keq, thashë. Por nuk u tremba, sepse ne e pimë kafenë në zyrë dhe që para një viti s'jam ulur aty. Për shkak të muzikës së lartë nuk u ktheva më.

E, megjithatë, sot vendosa që të punojmë nga shtëpia, të paktën deri kur të kemi ndonjë sinjal disi më normalizues.

Prindërit e mi janë pensionistë. Babai im 67 vjeçar, për rastësi ka eksperiencë në sëmundjet infektive, (ish-inspektor shëndeti), por nuk më rehatoi edhe aq ky fakt. Është natyrë e dashur dhe sot u kujtova që e jep dorën me një lloj spektakli... tipike veriore. E mbajnë gjatë dhe e shoqërojnë me disa tundje dorën kur ia japin tjetrit.

-Alo, babi. Mos ia jep askujt dorën. Mos harro, ti ke diabet. Mos harro, edhe zemrën, edhe tensionin. Ba, mos e jep dorën me atë dashurinë tënde, se tani është koha për të qenë egoist.

- Askujt nuk ia kam dhënë. Kam qenë ndihmës/mjek në shëndetin publik, s'i bëj unë ato gabime, - m'u përgjigj ai krenar.

Kështu e mbylla dhe me babin.

Shkova edhe në supermarket dhe bëra disa pazare. Nuk më erdh turp dhe s'më vjen, nëse kujdesem për veten dhe familjen për të pasur diçka në shtëpi. Asnjëherë s'i dihet, në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme.

Nëse ky quhet panik, le të quhet. Unë do të rri në shtëpi dhe ju ftoj të gjithëve ju, lexues të rregullt e besnikë të Tiranapost, bashkohuni dhe postojeni hashtagun #unërrinëshpi.

Nuk është frikë, as panik, por respekt për jetën!

Derisa bota të ketë gjetur vaksinën, kur virusi Covid-19 të fillojë të zhduket ca nga temperaturat që do rriten (ka disa teza që e mbrojnë) dhe sidomos nga kujdesi i njerëzve që do të respektojnë çdo rregull me disiplinë (Kina po jep provat e para se kujdesi rigoroz ka çuar në uljen e dukshme të infektimeve, por situata mbetet ende e panormalizuar edhe atje).

Me disiplinë jo gjermane, sepse për herë të parë ky vend tregoi, me rastin e pacientit zero nga Mynihu, se kultura për të fshehur problemet çoi indirekt edhe në katastrofën e Italisë dhe koha s'po iu jep më të drejtë ekuilibruesve e qeverive me teza gjysmë të rrejshme edhe pse me qëllime të mira. Do ketë një kohë të dytë kur si pas çdo katastrofe do të bëhen bilancet dhe studimet. Do njihemi me heronjtë dhe gabimet, por deri atëherë...?

Ne mund të rrimë në shtëpi #unërrinëshpi

-640-0-5e66a18d1682b.png

New York Times, sot, bënte një analizë me seriozitet për koronavirusin dhe për mendjelehtësinë e Donald Trump dhe kabinetit të tij, që po trajton Covid-19 në SHBA.

Ekonomia do shohë ditë të këqija dhe nuk ka dyshim. Paniku mund të çojë në konflikte sociale dhe kjo do prani të shtetit, por edhe ndërgjegje të shoqërisë. OBSH-ja nuk e ka shpallur ende pandeminë, por ajo është fakt. Ekonomia mbetet një presion i madh mbi qeveritë dhe politikanët, boll të kujtojmë mallkimet kundër kryeministrit të mirë italian, që koha po i jep të drejtë për “ekzagjerimin në alarm”.

Të shqetësuar për pasojat në ekonomi, po rrezikojmë jetë njerëzish? A ja vlen? Sot nuk mund të flasim për agjencitë turistike, as për festat në grupe e klubet e natës. Këto duhen mbyllur. Por edhe nëse jo, trupi hamall i kokës thotë Ismail Kadare. Ata që kanë punë e detyrime do të dalin, por mund të kursehemi në festa, takime në grupe, dhe kafene.

Siç shkruante ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio sot në Instagram: Nëse s’je mjek a infermier apo operator sanitar, e ke për detyrë të rrish në shtëpi e të durosh pa një aperitiv.

-640-0-5e66b1b506f5c.jpg

Dhe diçka që nuk duhet harruar: si mund të pranohet sot argumenti cinik 'po vdesin të moshuarit'? Pse, të moshuarit nuk duhet të jetojnë? A s'janë ata prindër e gjyshër e njerëz që kanë punuar gjithë jetën për të shijuar perëndimin dhe kafen e mëngjesit?

Është e paimagjinueshme se ç'mund të ndodhë nëse do mbushen spitalet, sado shëndetësi të zhvilluar të kesh nëse bëhen më qindra, ku do t’i shtrojmë?

Ky është një virus që spitalin e ke në dorë, fiks në dorën e tij çdokush. Është e pamatur t'u kërkojmë llogari mjekëve, ministrave, kryeministrave. Ata po bëjnë sa munden e si munden. Ata mund edhe te gabojnë?! Ata mundet edhe të gënjejnë? Ata mundet edhe të thonë të vërtetën? Në fund ata janë njerëz që mund t’i zërë gjithashtu virusi.

Sot ka vlerë jeta dhe duke parë foton e Italisë apokaliptike nuk kanë më vlerë përpjekjet e rrejshme qeveritare (për mirë sigurisht) apo mediale (po për mirë) se koronavirusi është si çdo grip, që në disa raste merr jetë. Sigurisht që në 97 për qind është i rikuperueshëm, por mënyra si përhapet, fuqia e tij kërcënuese dhe pamundësia për shtretër nëpër spitale kërkon vetëdije personale. E kemi në dorë të mos e përhapim me pak kujdes!

Duhet të reagojmë në vetë të parë.

Ka vetëm një vaksinë për momentin, dhe ajo është #unërrinëshpi.

Mira Kazhani Tirana Post
 
Attachments

  • -640-0-5e66a18d1682b.png
    -640-0-5e66a18d1682b.png
    24.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66a18d1682b.png
    -640-0-5e66a18d1682b.png
    24.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    -640-0-5e66b1b506f5c.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
Une rri ne pune.. @Vie ska te bej ajo qe the ti shume njerz kalojn halle mbi supe dhe kan shume por ideja esht mos te te kapi,une nuk ruaj veten por ata qe kam ne shpi! Qe neser dhe ne me Kart pune me vete
 
Attachments

  • 20200312_204041.jpg
    20200312_204041.jpg
    917.3 KB · Shikime: 44
Une rri ne pune.. @Vie ska te bej ajo qe the ti shume njerz kalojn halle mbi supe dhe kan shume por ideja esht mos te te kapi,une nuk ruaj veten por ata qe kam ne shpi! Qe neser dhe ne me Kart pune me vete

Nuk Jam kunder.
Un Jam ne spital ...po luftoj me dicka me te forte se ky virus .
Shume me te forte .
Mos me shihni se flas e qesh sepse un e Bej per Te humbur mendjen .
Mendja ime Eshte tek te dashurit e mi qe kam ne shpi .
I vetmi moment i bukur i imi Eshte kur vijne me shohin ktu .
Jo se vijne po sepse un sigurohem qe ata jan mire .
Ajo Eshte primaire per mua dhe prinderit e mi ( familje ime ). Tek e fundit vetem atyre do i dhemb shpirti .

Dua Te jen mire dhe Jo vetem ata po Te gjithe gjaku im miq dhe mikesha apo shoqeri real apo virtuale.

Për mua ? A ka Rendesi jeta ime ? Me ze nuk me ze .?!
Aspak nje ore e me pare ...te pakten nuk kam me Sfida .
Sfiden me Te madhe po e perjetoj.
 
@Vie mos me bej te flas me teper rreth kesaj qe ti sapo shkruajte sepse e kapa shume mire c`far ke dhe tjera e tjera.. nuk e kam zakon te zberthej veten per gjera qe i ruaj me kujdes.. por flasim per dicka qe po i ndodh Botes masivisht,ndersa ti e ke sfiden tende me dicka tjeter,dhe nuk e ve ne dyshim faktin qe nuk ta ndjen a te ze CovID-19 apo jo,sepse dhe une nqs do isha ne kushtet e tua do ti kisha rene per shkurt me kte karakter qe kam..

Pastaj une mbi te gjitha ruaj ata qe kam ne shpi,se vet e di qe s`me ze gje e perballoj!

Realisht me perzemersi uroj te behesh mire,sepse e di c`do te thot te Dergjesh korridoreve te spitalit me dicka te tille qe mund te kesh ti,me Operacione etjera e tjera!
 
Faleminderit.:)

Jam shume e lodhur ne fakt. U be kaq dite qe nuk duroj dot me as veten time .

Mos u hap nuk ke nevoj .....un E di qe edhe ti ke nje problèm te Madh . Faqe pas faqe mora vesht dicka dhe me gjithe shpirt Uroj te marresh nje lajm te mire .

Un asnjehere se kam menduar veten sepse Edhe nese ndodh nuk perben ndryshim per mua pervec se do me lehtesoj nje dhimbje me shume ( largqofte tme bjere ne familje e Te shpetoj un ).

Kjo po Eshte dhimbje .
 
une s`kam asnje problem une jam shume mire.. po esht dicka qe s`e tregoj dhe kaq.. por qe une persoanlisht jam mire dasht zoti..

e di sa e kam degjuar kete fjalen jam e lodhur ? se ke idene.. dhimbje,morfina.. lot hemoragji faz depresive,firmosje per dhurim organesh pas vdekjes..

ta kuptoj Hallin sepse i kam par me syt e mi,dhe askush nuk e mendon veten,por mendon te tjeret kjo ndodh tek te gjithe..

nuk e kam iden fiks se ca ke,sepse s`dua tu hyj detajeve por #beStrong me shpresen e zotit dhe kurajo gjithcka behet mire

si ta ket shkruajtur ai lart.
 
Faleminderit.:)

Jam shume e lodhur ne fakt. U be kaq dite qe nuk duroj dot me as veten time .

Mos u hap nuk ke nevoj .....un E di qe edhe ti ke nje problèm te Madh . Faqe pas faqe mora vesht dicka dhe me gjithe shpirt Uroj te marresh nje lajm te mire .

Un asnjehere se kam menduar veten sepse Edhe nese ndodh nuk perben ndryshim per mua pervec se do me lehtesoj nje dhimbje me shume ( largqofte tme bjere ne familje e Te shpetoj un ).

Kjo po Eshte dhimbje .
Vie e respektoj shume dhimbjen tende por te lutem a mund ti beni ne privat keto bisedat e semundjes.

Jam nga ata njerez qe kam humbur njerez nga kjo semundje dhe jam shume sensitive smund te te lexoj ty ne cdo teme qe flet per tumorin me fal shume.
 
Me hapen barkun kjo shoqeria ne fb. i kapi tmerri se po rrine 2 dit ne shpi. pale na bejne dhe selfie se dolen nje xhiro ama me maska se u asfiksuan ne shtepi. U trashen ata me 1 dite. Une kam 1 muaj qe s'dal prej shpie e asgje s'me gjeti. Dhe jo duke pa filma e pushim po t'u m'dale trute duke lexu. jo 2 jave po 2 muaj e 2 vite do rrije robi. Tjeret po vdesin neper detra e lumenj ne pike te ftohti, ne shqiptaret nuk pijme dot kafe ne shpi.
sorry qe po shfryhem ketu se atje i bie me shfaru krejt fbkun nga lista pastaj lol
 
Po ti cne 1 muaj ne shpi?

Une jam nga ato qe plasa me 2 dite ne shpi bthw dmth jam dera jo dericka.
 
Po ti cne 1 muaj ne shpi?

Une jam nga ato qe plasa me 2 dite ne shpi bthw dmth jam dera jo dericka.
se ashtu i kisha kushtet :) tani qe jam free na lajmerun per 3 jave mbyllje shkollash. ? te shohim a do lejojne qarkullimin tani
 
na cuan email do mbyllin shkollat e femive der me 5 prill .... me at rast knaqen dhe mesuset me cik pushim lool
Pse sipas teje do i kthehemi normalitetit me dat 5?
Un se besoj
Cuni ka 1 muaj ne shtepi me tim shoq ( qe ka marr urdher me koh te punoj larg zyres... eshte dicka qe ben shpesh)
Un vetem 1 jav e gjysem. Dhe kam 1 muj koll pasi kalova 2 jav smur me ulje dhe ngritje. Ja vura fajin stresit dhe pagjumsise por boh ?‍♀️ plus qe ato 2 jav kam humb 8 kg sepse sme hahej as ajri... me conin me zor dhe pse mezi merrja frym. Por un sjam tip qe ankohet dhe nese eshte duke vdek dhe sdoja te preokupoja njeri... me pas doli kjo puna e virusit.
Im shoq u smur vetem 1 jav keq dhe mtha vetem "sorry, nuk imagjinoja qe mund te ishe kaq keq si une... kjo eshte karma qe po ma ben ta paguaj".

Me vijn me qindra mesazhe nga babyparking perdit dhe nga miq qe punojn ne komune dhe ne polici. Kto te fundit me thon qe situata eshte goxha dramatike.
Nejse... italia eshte cik me rend faktikisht
Aty te ty nuk e di
 
Une rri ne shpi se skam nga ja mbaj
Mire policia e shteti kan fillu dhe keto te shpis tani duke thene mos dil
Por sot kam vendos te i nxjerr vetes pune .do merrem me rrobat e mija
Do boshatis gjithe raftet dhe do filloj ti seleksionij se me thane te drejten kurr nuk kam ca me vesh kur dua te dal
✌✌✌✌
 
#nepunojm loooool
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top