“Unë luftoja për Putinin në… internet”

LeVoyageur

Once upon a time...
ludmilla.jpg


“Putini është gjenial”, “Ukrainasit janë fashistë”, “Europa është e degjeneruar”.

Dy muaj të tërë, Ljudmila Savtçuk, 34 vjeç, u punësua nga Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin, si aktiviste kibernetike.

Tani më në fund ajo ka vendosur të rrëfehet, në një intervistë për AFP.

“Për dy muaj, puna ime ishte që të shkruanim sa më shumë në internet pro Putinit. Duhej të lavdëronim politikat e tij dhe të sulmonim kundërshtarët,” thotë nëna e dy fëmijëve, që jeton në Shën Petersburg.

Ajo angazhohej në blogje, në faqe gazetash, dhoma bisedimesh online, grupe lajmesh, etj.

اdo ditë bënte mbi 100 komente të ndryshme, herë si shtëpiake, herë si studentë dhe ndonjëherë si sportiste.

Për këtë merrte deri në 800 euro në muaj.

mapo
 
Back
Top