Ukraina, 48 orë Rusisë për të shpjeguar stërvitjet ushtarake

Kresha

A pretty face can never trick me
Ukraina ka kërkuar nga Rusia të japë një shpjegim brenda 48 orëve, rreth qëllimit të ushtrimeve të saj ushtarake nga ana e kufirit ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Sipas ministrisë, Rusia ka për të dhënë një shpjegim sipas Dokumentit të Vjenës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kiev ka kërkuar një shpjegim në natën e 26 prillit, duke thënë se ishte i shqetësuar për njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë për fillimin e stërvitjeve ushtarake.

Ushtrimet ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën ngrenë shqetësimin e mundësisë që trupat ruse do të hyjnë në territorin e Ukrainës, ka thënë ministria.

Dokumenti i Vjenës është një marrëveshje midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. Dispozitat e saj përfshijnë këmbim vjetor prej informatave ushtarake për forcat e vendosura në Evropë.

Në një deklaratë zyrtare Ministria e Brendshme e Ukrainës të enjten deklaroi se kishte kapur dhe shkatërruar tre pika kontrolli të separatistëve pro-rus në Slaviansk, si pjesë e të ashtuquajturit operacioni "anti-terror", i cili ka për qëllim sjelljen e pjesës lindore të vendit përsëri nën kontrollin e qeverisë./mesazhi/
 
Back
Top