Udhëtimi pa mahrem, shkak i imoralitetit

Kosovari

Koha

Udhëtimi pa mahrem, shkak i imoralitetit​

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Një prej shkaqeve që pengon rënien në imoralitet është ndalimi që femra të udhëtojë pa mahrem. Ky është shkaku kryesor që fshihet prapa këtij mëkati. Nëse femra udhëton pa mahrem, shumë lehtë mëkatarët mund ta ngacmojnë atë. Po të ishte ajo me mahrem, ai do të ishte pengesa që ata të arrijnë deri tek ajo. Prandaj mahremi ka statusin e veçantë në islam. Kur femra udhëton pa mahrem, mëkatarët shumë lehtë mundë t’i vardisen dhe të kenë sukses në veprimet e tyre.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë pa Mahrem.” Bukhariu (1088) dhe Muslimi (1338).
Prandaj, ai është mbrojtësi i saj nga mëkatarët, e sidomos në qoftë se ajo është larg qytetit të saj, familjes dhe të afërmve. Në këtë rast, mëkatarët janë më të sigurt në ngacmimet e tyre ndaj femrës. Është e ditur se gruaja është e dobët. Ajo shumë lehtë mund të mashtrohet sepse feja e saj është e dobët. Edhe pse ajo mund të jetë fetare ajo është një preh e lehtë për mëkatarët. Ata mund ta bëjnë atë, që të bjerë në mëkat me anë të fuqisë apo dëshirës (duke e mashtruar). Por sido që të jetë, duhet ditur se femra është e dobët, andaj mahremi është zgjidhja më e mirë për të, atëherë kur ajo është në udhëtim.
Perlatmuslimane/
 
Po mir mo, ma kundershto mendimin. Une nuk jam dakort me kete. Si qenka arsye tradhtie udhetimi vetem aman. Po ne sot po jetojme ne nje kohe ku jemi meshkuj e femra kudo, ta merr mendja. Po udhetimin pa mehrem e kane leju dhe me shku ne qabe mesa di une nese je grup. (me te degjuar e kam dmth)

Nejse, mua smu duk teme per ne nje forum si ky. Ty te duket vazhdo programin. :D
Nuk i lejohet gruas të udhëtojë përveçse me mahrem, nuk guxon të rrijë ndonjë mashkull me të, përpos se në prezencë të mahremit. Një person pyeti: O i dërguar i Allahut, unë dua të shkoj me filan ushtrinë, ndërsa gruaja ime dëshiron të shkojë në haxhillëk! I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem i tha: Shko edhe ti me të”. (Buhari 1862, Muslim 1341)
Pra nga hadithi mund te kuptojme se as ne Haxh nuk lejohet.
Pavaresisht kohes apo gjendjes kur kemi thenie nga Mihamedi a.s, apo ajete te Kuranit duhet te mjaftohemi me keto dispozita te Zotit. Keshtu mendoj une, e si mendon ti eshte ceshtje e juaja.
 
(y)(y)
mir 🤗
 
Pikepamja juaj i bene te trishta kuptimet e gjerave dhe rregullave.
Mendimi im eshte mendimi im, ti mbaj tendin edhe pse prape mendoj se gjera te trishta jane.

Po te them mire dhe une per te ta lene mbare por perqafim spo te jap.
 
Mendimi im eshte mendimi im, ti mbaj tendin edhe pse prape mendoj se gjera te trishta jane.

Po te them mire dhe une per te ta lene mbare por perqafim spo te jap.
Per ty jane te trishta, per mua jane rregulla te percaktuara nga Zoti i cili eshte me i dijshem se sa te gjithe ne qe ta dije se cila rruge eshte me e mira per neve.
Vija e na ndan eshte ajo e mardhnies qe kemi me Zotin dhe nga e gjithe kjo mardhenie varijojne mendimet tona.
 
Per ty jane te trishta, per mua jane rregulla te percaktuara nga Zoti i cili eshte me i dijshem se sa te gjithe ne ae ta dije pppp se cila rruge eshte me e mira per neve.
Vija e na ndan eshte ajo e mardhnies qe kemi me Zotin dhe nga e gjithe kjo mardhenie varijojne mendimet tona.
Kte thashe dhe une.
 
Ndjese per injorancen ... ca eshte mahremi? Mos eshte mbulesa?
 
Unë spara komentoj nëpër kto tema se gjithsecili e di vet, por tashi qe e mora vesh ca dmth mahrem. Qe qenka shoqerus, ose nje lloj gardiani moral dmth. Nje pytje me lind vetvetiu
Po me qellu nje far pushti ky mahremi kush na e ru moralin pastaj?!

Besimtar duhet me besu ke e drejta dhe e gabumja per ate cka I thot zoti ne librin perkates jo shtojca te tipit "mo katolik se papa"

Nejse kot ne unë...
 
Keto temat besoj nuk e kane vendin ketu.
Se me shume ne gjynahe do hyjne njerezit,duke e komentuar theninen e Profetit.

Jo gjithsecili e kupton dhe pse eshte shpallur si Hadith.
Çdo hadith ka shpjegimin e tyre.
Jane thene ne raste te vecante dhe per disa ndodhira ne ate kohe

Nuk ka as komentim as shpjegim tek shkrimi larte.

Dhe mendoj nuk sillet çdo gje ne nje ambient ku mundet te kete njerez qe nuk e din shume rreth fese dhe rreth parimet e fese.
 
Duket Cen që është i besimit Sunni...🙂
 
@A2. kisha kohe pa te pare verdalle ..... jam sh kurioz te di mendimin tend mbi temen.
Të faleminderit... Diskutimi për këtë temë është shumë dimensional, ndërkaq mënyra sesi është shtruar është gati gati banale... Mund ta diskutojmë në raport me divergjencat e dijetarëve mysliman, shkollave juridike të Islamit dhe trajtesat e tyre lidhur me komentet mbi fjalët e Profetit që na i ka sjellë këtu Ceni, mirëpo para kësaj, diskutimi duhet ngritur, mendoj unë, për ambientin ku po tentohet të hapet ky debat, pse jo edhe për personin që e hap.
Meqenëse nuk shoh ndonjë interes për të debatur s'po e zgjas vetëm dua ta konfirmoj që s'pajtohem me këtë trajtim që i bëhet temës këtu. Ndoshta në një ambient më të përshtatshëm edhe do të futesha në debat, por, jo mbi këto premisa e as jo në këto rrethana.
E Cenit i them, më mirë është të shikoj veten, para se të provojë ta "ruajë" nderin e të tjerëve.
@C3nI nëse thu që gratë s'ban me dal pa mahrem, edhe ti e ke harem me i fol grave/vajzave pa ndonjë arsye të justifikuar fetarisht këtu forum!
Shnet të gjithëve, diskutim të mbarë!
 
Motrat tona muslimane kane menduar vetem venia e shamise mbi koke mjafton dhe perfundoj puna.
Jo jo ka rregulla edhe per vendosjen e mbuleses ka rregulla.
Per te krishteret e forumit kur behet fjale nese lexojne me shume edhe mbulesa eshte e kohes se Marias po ja qe ka besimtare qe e praktikojne mbulesen ne vitin 2023.
Pra, mbulesa dhe jetesimi i mesazhit qe perfaqeson ajo eshte perzgjedhjeve e secilit prej neve ne cilin besim ta pranojme dhe praktikojme.

Keshilla ime eshte qe motrat tona muslimane duhet ta dine se ne cdo levizje te tyre jane ne mbikqyrje te Zotit. Dhe kur Zoti ka vendos qe adhurimi me i madhe i cili kryhet ne Haxhe te behet me mahrem, eshte e kuptuesheme per cdo adhurim apo veprim tjeter nga ana e tyre te jete me mahrem.
 
I dashur Cen, flitet per kohen kur njerezit udhetonin me dite te tera per te shkuar nga nje vend ne tjetrin. Dhe eshte afer mendjes qe gruaja smund te udhetonte vetem.
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Mos u merrni mo.
Ka dijetar kompetent per tu marr me kete çeshtje.
Ska mbet ne forum ta mesojme per fejen. :D
Ne diskutojme sepse smund te bejme gje tjeter ne forum.
Megjithese kam pershtypjen se per disa gjera ka perplasje dhe mes dijetareve, dhe njerezit zgjedhin ne cilen ane te rreshtohen.
 
Ne diskutojme sepse smund te bejme gje tjeter ne forum.
Megjithese kam pershtypjen se per disa gjera ka perplasje dhe mes dijetareve, dhe njerezit zgjedhin ne cilen ane te rreshtohen.
Une di qe keto temat jane devijuar gjithemone.
Dhe hapen tema tjera.

Ma mire large,secili te ruaje veten aq sa mundet 🤗
 
Motrat tona muslimane kane menduar vetem venia e shamise mbi koke mjafton dhe perfundoj puna.
Jo jo ka rregulla edhe per vendosjen e mbuleses ka rregulla.
Per te krishteret e forumit kur behet fjale nese lexojne me shume edhe mbulesa eshte e kohes se Marias po ja qe ka besimtare qe e praktikojne mbulesen ne vitin 2023.
Pra, mbulesa dhe jetesimi i mesazhit qe perfaqeson ajo eshte perzgjedhjeve e secilit prej neve ne cilin besim ta pranojme dhe praktikojme.

Keshilla ime eshte qe motrat tona muslimane duhet ta dine se ne cdo levizje te tyre jane ne mbikqyrje te Zotit. Dhe kur Zoti ka vendos qe adhurimi me i madhe i cili kryhet ne Haxhe te behet me mahrem, eshte e kuptuesheme per cdo adhurim apo veprim tjeter nga ana e tyre te jete me mahrem.
O cen. Evolucioni shoqërorë ecën përpara.
Mbulesat e femrave është një fakt kulturore. Dhe nqs dikush e përdor le ta përdor sipas kulturës të vendit ku jetojnë.
Dhe jo t'a obligosh si një detyrim.
Në Kur'an s'ke asnjë fjalë mbi këtë çështje.

Ndryshe më Vangjelin e krishterë, që është obligim mbulesa e kokës tek femrat.
Shën Pali ju thotë: "o mbuloni kokën, ose qethni kokën 0. Ngaqë, të qethet një femër është turp, atëherë të mbulojë kokën"

Tani e kupton që sot koka tek femrat e krishtera mbulohet sipas kulturës ku banon ..dhe jo si obligim në kuadër të besimit në rang universal.
 
Edhe pse e fshit shkrimin tim, mesazhin e ka kuptuar ai. Kerkoj qe te mos merrni me mu, po me temen.

Dhe @Soulmind, pa u udhezu meshkujt as motrat tona smund te jene ne rrugen e duhur!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top