Uashington: Muslimanët dhe të krishterët në Iftar të përbashkët

Kresha

A pretty face can never trick me
200-150_1374497593.jpg



Në iftarin e organizuar nga Asociacioni i miqësisë turko-amerikane (ATFA), morën pjesë muslimanët dhe të krishterët

Tre ditë më radhë janë vendosur çadrat ku do të shërbehet iftari gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Deri më sot janë ushqyer rreth 750 banorë të Uashingtonit.
Qytetarëve të kryeqytetit amerikanë në iftar i janë bashkuar edhe ambasadori turk, Namik Tan, ambasador i Azerbajxhanit, Erin Suleymanov dhe parlamentari i Këshillit të Shtetit nga shteti i Virxhinias, Kenneth Plum.
Amerikania me emrin Maria tha se për iftarin e përbashkët ishte njoftuar në kishën e lagjes ku ajo jeton. Kisha i është bashkuar projektit, të cilin e organizon "Rumi Forum", fondacion që i përkushtohet dialogut.
"Sa më shumë marrim pjesë në këso ngjarje, do të jetë më mirë. Në këtë vend, do të shohim se nuk ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri. Bile edhe i gëzohemi gjërave të njëjta", tha njëri prej anëtarëve të bashkësisë së krishterë.
Pas iftarit, në tendat e AFTA-së, përveç çajit dhe kafes është shërbyer edhe specialiteti turk “llokumi".
//islamgjakova
 
Titulli: Uashington: Muslimanët dhe të krishterët në Iftar të përbashkët

Une kam nje pyetje, meqenese keto dite kam pare shume iftare te organizuar ne shqiperi, si nga qeveria ashtu nga kmsh-ja dhe shoqatat turke> ne to ke njerez qe nuk agjerojne, psh shoqata sema kish bere iftar me kryetaret e tarikateve, e atje kishte figura qe dihet qe si perkasin fese muslimane dhe nuk agjerojne. ose kur kmsh nder te tjere fton prifterinjte, politikanet etj etj.. Ateher, iftari a behet per agjeruesit? C'te mire perfitojme duke u dhene iftar njerezve qe nuk agjerojne?Kam 15 dit qe mundohem te gjej nje pergjigje po s'nuk akoma... Duam te tregojme tolerance?;bashkpunim? po pse te darkat ngeli toleranca valle???? S'me pelqejne ca gjera te politika apo menyra si punojne turqit... :(
 
Titulli: Uashington: Muslimanët dhe të krishterët në Iftar të përbashkët

Soulmind, harron se gjate disa darkave, mbahen nganjehere edhe fjalime ku te pranishmit mund t'perfitojne nga ai fjalim, dhe si rezultat, largohet pak a shume keqkuptimi ndaj Islamit e te ngjajshme.
 
Titulli: Uashington: Muslimanët dhe të krishterët në Iftar të përbashkët

Po edhe mundet, ndoshta ndoshta.. inshallah... ne fakt dhe ndonej gje te keqe ska mo jo, se spo ben gje te ndaluar, por thjesht ket shije mka lene ket vit... kam lexuar dhe ca statuse neper Fb, qe sh veta ngrijne ket pyetje po ashtu... nejse
 
Back
Top