U rrëzua aeroplani rus me bombë 'Lokerbi'? Ekspertët zbulojnë ngjashmëritë trishtuese

Malsi

Anëtar i Nderuar
largea_pay-the-site-where-a-russian-aircraft-crashed-in-egypts-sinai-peninsula1446541593.jpg
Zyrtarët britanikë të kundër-terrorizmit besojnë se një bombë e vogël sa një qese me sheqer mund të jenë futur në aeroplanin, i cili shpërtheu në Egjipt, ku la të vdekur 224 njerëz, prej tyre 17 fëmijë, raporton The Mirror.

Sipas tyre, kjo bombë e vogël mund të jetë futur brenda aeroplanit, si pasoj e kontrollit të dobët nga ana e autoriteteve në Sharm el-Sheikh.

Shkatërrimi i aeroplanit 9268 në ajër mbi hapësirën territoriale në Egjiptit mban të gjitha karakteristikat shkatërruese të tragjedisë ”Lokerbi”, pohojnë ekspertët.

Prandaj, zyrtarët britanikë të kundër-terrorizmit besojnë se një bombë e tillë mund të jetë futur brenda aeroplanit rus, për shkak të sigurisë së dobët në Sharm el-Sheikh.

Dhe ajo shpërtheu në të njëjtën lartësi si Pan Am 747, e cila shpërtheu mbi qytetin skocez në dhjetor të vitit 1988.

Hetuesit kanë frikë se arsyet rrëzimit të avionit rus mund të jenë të ngjashme me atë të Lockerbie: urrejtjen fanatike të veprimeve të një fuqie të huaj.

Xhihadistët mund të kenë hedhur poshtë aeroplanin ruse në shenje hakmarrje për fushatën e Putinit, kundër caqeve të ISIS-it, në Siri.

Ndryshe, vet terroristët e ISIS-it kanë marrë përsipër rrëzimin e aeroplanit mbi shkretëtirën e Sinait, ku mbeten të vrarë 224 persona, prej tyre 17 fëmijë

airo0311.jpg

airo03111.jpg

airo03112.jpg

airo03113.jpg

Botasot
 
Titulli: U rrëzua aeroplani rus me bombë 'Lokerbi'? Ekspertët zbulojnë ngjashmëritë t

Dihej qe cmimi i nderhyrjes se Rusise ne kete valle do te jete i larte. Per fat te keq ky mund te jete vetem fillimi.

Terroristet kur nuk munden me e perballu luften uniforme - uniforme, kalojne ne sulmet ndaj civileve.
 
Titulli: U rrëzua aeroplani rus me bombë 'Lokerbi'? Ekspertët zbulojnë ngjashmëritë t

Mua me duket qe ne kete aksident po mundohen te gjejne shkakun per te nderhyre edhe ne Egjipt. Gjeja se do sulmojne ISIS-in.
 
Titulli: U rrëzua aeroplani rus me bombë 'Lokerbi'? Ekspertët zbulojnë ngjashmëritë t

Kete avjon e kan shkaterruar vete amerikanet dhe Nato e askush tjeter .
Terroristet nuk kan armatim te tille te fuqishem per te rrezuar nje avjon ne nje lartesi te tille .
Bombe ne bord eshte e pamundur dhe problem teknik fazen e fluturimit te stabilizuar eshte e pamundur
te ndodh dhe te mos kete njoftim nga stafi .
Nje lufte e ndyre po behet nga te medhenjt , ne kurriz te te pafajshmeve .
Ti me rrezove avjonin , dhe une ta rrezoj !
 
Titulli: U rrëzua aeroplani rus me bombë 'Lokerbi'? Ekspertët zbulojnë ngjashmëritë t

Edhe nje here tjeter e verteta do mbetet nje mister. Teori konspirative pa fund dhe asnje prove qe fakton shkakun e rrezimit te ktij avioni. Kutia e zeze ndoshta mund te nxjerre arsyjet e verteta ,por me shume duket si nje shperthim brenda ne avion sesa goditje nga jashte.
 
Back
Top