U kapën me shpejtësi, kush është shefi i policisë që u hoqi patenat Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

legjenda

Tetova
Shkelzen-Berisha-Ermal-Mamaqi-742x445.jpg



TIRANE
Policia Rrugore i bllokon patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe Ermal Mamaqit, moderatorit të njohur.
Sipas burimeve të Gazeta “SHQIP” ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së të shtunën, rreth orës 23:00. Policia rrugore gjatë kontrollit të ngritur tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Shkëlzen Berishën dhe Ermalin Mamaqin, që udhëtonin me makina të ndryshme.


Vendimi për bllokimin e patentës është marrë nga Ledian Kërka, shefi i linjave në Policinë Rrugore, pasi është konstatuar se djali i ish-kryeministrit, që udhëtonte me makinën e tipit “Benz” S320 udhëtonte me 127 km/orë.
Sa i përket Ermal Mamaqit, policia ka konstatuar se po i jepte makinës “Renault” me një shpejtësi prej 120 km/orë. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” fillimisht policia rrugore ka ndaluar moderatorin dhe aktorin Mamaqi. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia dhe se ka pranuar dorëzimin e patentës.
Pas 10 minutash, gjatë kontrollit të policisë është vërejtur se automjeti tip “Benz” S320 po ecte me një shpejtësi prej 127 km/orë., të cili po e udhëtonte Berisha.
Pas ndalimit nga policia, djali i ish-kryeministrit fillimisht nuk ka pranuar të dorozojë heqjen e patentës, duke kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Por shefi i Policisë, Kërka, pasi është njohur se personi që po i ngiste makinë ishte Shkëlzen Berisha, ka urdhëruar menjëherë që të zbatohet ligji, duke ia marrë patentën.
Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.https://meganews.al
 

Attachments

  • Shkelzen-Berisha-Ermal-Mamaqi-742x445.jpg
    Shkelzen-Berisha-Ermal-Mamaqi-742x445.jpg
    42.3 KB · Shikime: 0
  • Shkelzen-Berisha-Ermal-Mamaqi-742x445.jpg
    Shkelzen-Berisha-Ermal-Mamaqi-742x445.jpg
    42.3 KB · Shikime: 0
Une them edhe ti kishin pushkatuar direkt, pa gjyq!

Sepse une edhe ne te tjeret, vozisim gjithmone brenda shpejtesie se lejuar.
 
Nqf se i ka kap radari edhe sikur ta kesh vlla policin ska pas ca ti bej sepse tani i kane lidh radaret me serverat e qendres dhe atje shko direkt raportimi ne kohe reale me numer targe, shpjetesie, dhe po e le te lire polici n'detyre mban pergjegjsi ligjore..etj.

Ne komision pastaj ndryshon muhabeti, aty mund ti interpretojne si te duan shkeljet dhe me mik kto rripat qe hiqen si vipa ja hedhin dhe me gjobe. Por nese je qytetar i thjesht 3 deri ne 6 n'muj e ha nbythe ne varesi te shkeljes.
 
Mir ja ka bo... Njoni me i poshter se tjetri jan.
 
Nqf se i ka kap radari edhe sikur ta kesh vlla policin ska pas ca ti bej sepse tani i kane lidh radaret me serverat e qendres dhe atje shko direkt raportimi ne kohe reale me numer targe, shpjetesie, dhe po e le te lire polici n'detyre mban pergjegjsi ligjor
Ne komision pastaj ndryshon muhabeti, aty mund ti interpretojne si te duan shkeljet dhe me mik kto rripat qe hiqen si vipa ja hedhin dhe me gjobe. Por nese je qytetar i thjesht 3 deri ne 6 n'muj e ha nbythe ne varesi te shkeljes.

eee jo, me kane kap mua me radar dhe kam kaluar pikerisht tek ky kontrrolli i tegut kur kthehem per shpi.
Problemi eshte qe ne Shqiperi ligjet jane te ashpra por policia nuk i zbaton, per faktin se rryshfeti miku apo vete shteti. Per mendimin tim policia rrugore duhet se sben te ndryshoje imazhin/fytyren e saj, te filloje te heqe ne rradhe te pare ata policat rrugore barkderra dhe qe vijne era raki dhe hudhra 1 km larg.

Per keta te dy besoj nje 6 muaj heqje patente plus gjobe plus zbritje pikesh nga patenta do jene te aplikueshme.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top