U dashurova pa e parë, e u rrëqetha kur e pash!

Guest2

Antarë i Respektuar
perjetim_1460307488-7857805.jpg




“Jam 35 vjeç, i martuar, kam dy fëmijë, jetoj në Ferizaj. Historia e jetës sime nuk ka tragjedi brenda saj, por ka shumë ndjenjë, dashuri, pasion, edhe pse në këtë moshë fati më sjell në jetën time që të njihem me një grua më të re se unë, e cila jetonte në diasporë dhe nga ajo kohë çdo gjë ndryshoi në jetën time”.

Nga plogështia, boshllëqet dhe vuajtjet që m’i kishte krijuar jeta deri në ato momente kur kam njohur këtë grua të diasporës, sikur gjithçka filloi gradualisht të shuhej dhe të ringjallej një jetë e re brenda meje, filloi gradualisht si një miqësi e mirë, e çiltër, e sinqertë dhe pa asnjë lloj interesi. Flisnim shumë për njëri-tjetrin, duke arritur deri në atë pikë sa po tregonim gjithë brengat dhe gjithë të fshehtat që nuk i kishim fol me asnjë njeri deri atëherë. Filloi të krijohej një simpati e dyanshme dhe çdo ditë e më shumë që kalonte, prania e njëri-tjetrit bëhej më e nevojshme, më e dashur dhe shumë drithëruese... Edhe ajo ishte e martuar, siç jam edhe unë, dhe me një të kaluar shumë të hidhur dhe shumë të dhimbshme... Por, po e lë pas të kaluarën dhe po flas për vazhdimin e historisë sime me këtë grua, që e kam njohur dhe që më ndryshoi gjithçka në jetën time... Flisnim shumë gjatë ditës në telefon, madje kishte ditë të veçanta që flisnim edhe 8-9 orë rresht dhe do duhej diçka shumë e rëndësishme që të na shkëpuste nga komunikimi... Dhe, ky komunikim vazhdon akoma, edhe sot e kësaj dite, por me një ndryshim se janë rralluar shumë orët. Ato janë kthyer në minuta dhe kjo jo për faj të saj, por jeta sjell ndryshime dhe si rrjedhojë është edhe pamundësia për t’u parë me njëri-tjetrin. Thënë shkurt, u dashurova në këtë grua dhe çdo ditë e më shumë që kalonte lidhesha me të, për të mos dashur kurrë të zgjidhesha. Tash jeta ime mori tjetër kuptim, dita filloi të bëhej më e bukur, më e këndshme, zgjohesha me qëllimin që do shkoja në punë dhe do ndihesha afër saj, edhe sikur të mos ishte aty. Natën flija me mendimet për të... Mezi prisja të vinte e ta shikoja, të flisja e ta përqafoja, edhe pse nga largësia ia puthja buzët, ia prekja trupin.

Por, kur erdhi koha të takoheshim, çfarë të shihja: një femër e parregulluar, pa kurrfarë bukurie...

M’u rrëqeth trupi kur e pash... M’u turbullua shikimi. Iu afrova dhe ia zgjata dorën. I thash: “Unë jam shoku i personit që është dashur të të pres. Ai që nga mbrëmë ndodhet i shtrirë në spital”. Kështu e sajova këtë gjë, aty për aty... Ajo u step dhe më falënderoi që kisha dal t’i tregoja e të mos priste kot... Ika prej saj dhe mësova shumë nga ai moment: Kurrë mos u jep në njeriun që nuk e njeh, që kurrë nuk e ke parë! Xh.
Kosovarja
 
Po ca prisje ti te te dilte para syve,mis universi??!!! Ajo ste njohu,po te te kishte njohur,mbase edhe ti do kesh qene po aq i shemtuar,dhe po ashtu edhe ajo do ja kishte fut vrapit..legen!
 
Nese eshte njo sajim gazateresk eshte shume e pashije dhe pa sens.
Te flasesh me dike ne telefon me aq ore te gjata e gjej te pa sens e pa kuptim e padureshme per veshet apo sistemin psikollogjik tonin,behet obsesion.
Pastaj te flasesh me dike kaq gjate pa e pare qofte dhe ne kamer e gjej akoma me idioteske si sjellje.
PEr mos fol per fundin e historis , idiotesi plus nveri sjellja dhe perfundimi.
 
E kuptuam qe boshlleku i tere ca e cave i vjen nga syte! :)
E tmerrshme, duke konsideruar qe jemi te perbere nga 5 shqisa te gjithe.... :)
Te keqen e imagjinates.
 
Sa inat i kam ca qaramana kshu....Jetojne ne boten e fantazive,nuk thone te rriten kurr...

Me e keqja se lendojne njerez ,nje vit enderronte dhe jeten me te,per nje min u shemben te gjitha....humbi magjia :p
 
Perveç aparences ka fituar çupa qe s'e vazhdoi jeten me kete gomarin e sojin e tij! :)

Sot Zoti ben mrekullira ne aparence, ama ne substance, po ishe beter brenda, beter mbetesh. As Zoti as Ufot nuk bejne derman.
 
Perveç aparences ka fituar çupa qe s'e vazhdoi jeten me kete gomarin e sojin e tij! :)

Sot Zoti ben mrekullira ne aparence, ama ne substance, po ishe beter brenda, beter mbetesh. As Zoti as Ufot nuk bejne derman.

Duhet thene se beter ishin qysh para.Familja. Familja si fillim.
 
Po varet nga te vjen beteri aman. :)
 
S'ka parë me sytë e shpirtit ai. :)

Unë kam parë me to,e pse s'më panë mua. :)

Jeta është udhë. :)
 
Redaktimi i fundit:
Lavdi atyre qe kane shpirt pra. Se do kishim mbetur plera te gjithe po te shikonim me syte e ketij nga Ferizaj! :-D
 
Plerat jane pjese e jetes, po mos t'i marresh parasysh e ti flakesh dite per dite, mbetesh i/e mbytur. Me shume realiste e me pak idealiste. Edhe plerat duhen hedhur e bluar perndryshe nuk ecen para jeta po do ishim si njerez te eger.
Bej si te duash per te tjerat.
 
d62b0e6b5163baadbe87989a1f50a335--wise-words-wise-sayings.jpg
.........................................................................................................
 
Redaktimi i fundit:
Nese eshte njo sajim gazateresk eshte shume e pashije dhe pa sens.
Te flasesh me dike ne telefon me aq ore te gjata e gjej te pa sens e pa kuptim e padureshme per veshet apo sistemin psikollogjik tonin,behet obsesion.
Pastaj te flasesh me dike kaq gjate pa e pare qofte dhe ne kamer e gjej akoma me idioteske si sjellje.
PEr mos fol per fundin e historis , idiotesi plus nveri sjellja dhe perfundimi.

Ka qene kamera me difekt
Bukur do ishte ti dilte burr dhe ta bente vertet per spital:D

Une psh Nev kam nje ze dritherues.... te frikshem, dmth e kam pak si kot, nese njhere te vetme do fliste me mua ne telefon me beso nuk do kishte here te dyte... scary perfundimisht:p
Kshu si kallep te mar ne qafe :D
 
Pjese e jetes dhe keto gjona. Gjynah qe kane konsumuar goxha minuta jete ne nje enderr qe u shua si flluske sapuni.
Shnosh!
 
Me moshe paska qene 35 vjeç ktu, po nga trute paska qene kalama. Kaq.
 
Mir e ka bërë që ka ik.
Fajin e ka ajo që si ka treguar veten në foto.
Bravo Ferizai

NQS SثSHTث SAJIM DMTH.
 
Sa e bukur eshte ajo ndjesia e te pershkruarit emocion nga nje fjale,nga nje vrull deshirash,nga nje dedikim,nga mendimet bresheri :)

Ju per optike jeni kaq te ashper :(
 
Ka dashuruar ' shpirtin e bukur" e në momentin që e ka parë nuk kanë qenë në sinkron imazhi i tij imagjinar me atë.real :)
Sa keq..
 
Nashi meqe e the ti:p ,na sqaro,u rrenqethe nga emocioni dhe ajo qe te shfaqi kur e pe apo mbylle syte e u rrenqethe se pao dije nga te ikje ahahahhahaha
u rreqetha nga perqafimi .desh me la zemra mu duk vetja si bebe ne krahet e tij
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top