Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Lauri

Anunnak
Turqia pritet të konsultohet me NATO dhe OKB, lidhur me situatën në kufi me Sirinë, ndërsa bëhet e ditur se Ankaraja kishte lajmëruar më herët Moskën se nuk do i toleronte më manovra të tilla. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, avioni i rrëzuar ishte një Sukhoi Su-24, i rrëzuar me një sulm nga toka. Ndërkohë Turqia thotë se u rrëzua nga avionët F-16. Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat luftojnë kundër grupeve të ndryshme rebele dhe militante. Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqise dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagime nga Ankaraja. Në videon që gjeni më poshtë, vërehen momentet e rënies së avionit i cili është rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë, vend ky i cili ndodhet përballë rajonit Yayladağı në Hatay të Turqisë. Në rajonin ku ka rënë avioni është vërejtur edhe një tym i madh i ngritur menjëherë pas rënies së tij.Turqia rrezon nje avion ushtarak rus u rrëzua në Siri, në zonën e Yamadi, pranë kufirit me Turqinë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave turke, avioni është rrëzuar nga ushtarakët turk, për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Turqisë. Pilotët arritën të hidhen nga avioni me parashutë, ndërsa mësohet se njëri është kapur nga rebelët anti-Assad, ndërsa tjetri ka vdekur. Ndërkohë Moska mohon mundësinë e dhunimit të kufijve. Sipas mediave lokale, urdhri për rrëzimin e avionit ushtarak ka ardhur nga Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i informuar për shkeljen e hapësirës ajrore, nga majori Hulusi Akara.


/noa
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top