Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në Ankara, mijëra vetë për të përkujtuar viktimat, hetuesit po përpiqen të gjejnë autorët e sulmit

Analistët dyshojnë se militantët e grupit Shteti Islamik ose nacionalistët turq që kundërshtojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mund të jenë përgjegjës për sulmin


turqia_1-320x180.jpg


Mijëra njerëz u mblodhën të dielën, në qendër të Ankarasë me thirrjet kundër qeverisë turke, ndërsa vendi po mban zi për viktimat e dy shpërthimeve në një protestë paqësore ku u vranë të paktën 95 njerëz. Një pjesë e protestuesve u mblodh në vendin ku ndodhën shpërthimet dhe vendosën lule për viktimat.
Gati 250 persona u plagosën të shtunën nga shpërthimet jashtë një stacioni të trenit në Ankara, ku dhjetëra njerëz ishin mbledhur për një protestë paqësore.
“Ishte e tmerrshme, trupat e njerëzve ishin shpërndarë kudo. Kishte prindër, fëmijë, të rinj, gra, të moshuar. Unë jam këtu, sepse kjo mund të më kishte ndodhur mua dhe familjes time. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt. Edhe pse nuk i njoh njerëzit që kanë humbur jetën, kam ardhur këtu për t’i nderuar ata, për të përmbushur një detyrim njerëzor”, thotë protestuesja Mihriban Erdem. “Mora pjesë në protestën kundër sulmit, për ta dënuar atë.
Këto incidente po ndodhin shpesh kohët e fundit. Qeveria u drejton armën atyre që duan paqe. Unë mendoj se, qeveria sulmon pa diskriminim të gjithë ata që mbështesin paqen, si turqit ashtu edhe kurdët. Prandaj, unë mendoj se qeveria është përgjegjëse, ashtu si më parë në incidentet në Suruc dhe Dijarbakir”, thotë protestuesja Fatos Minas.
Analistët dyshojnë se militantët e grupit Shteti Islamik ose nacionalistët turq që kundërshtojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mund të jenë përgjegjës për sulmin. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar takimet e tij në tri ditët e ardhshme për t’u përqendruar në sfidën e sigurisë me të cilën përballet vendi. Presidenti amerikan, Barak Obama, i ofroi ngushëllime Kryeministrit turk, duke u zotuar se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit turk në luftën kundër terrorizmit.

Tensione në politikë


Pasuan shpejt akuzat e para. Selahattin Demirtas, shef i partisë legale kurde HDP flet për një “masakër”. HDP-ja e sheh veten si objekt kryesor të sulmit: bombat u ndezën në ato vende, ku do të mblidheshin delegacionet e HDP-së për manifestimin. Policia i pati sulmuar me gaz lotsjellës ndihmës që donin të kujdeseshin për të plagosurit. Në manifestim, HDP dhe organizata të tjera donin të kërkonin dhënien fund të dhunës midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve të PKK-së. Partia kurde e sheh përgjegjësinë kryesore për shkallëzimin më të fundit të dhunës te qeveria.
Vëzhguesit janë të të njëjtit mendim se dorasit patën si objektiv procesin e paqes të kurdëve ose atë që ka mbetur nga ky proces. Pas muajve të tjerë të luftës me ushtrinë dhe policinë, në orët para atentatit pritej një armëpushim i ri i PKK. “Kushdo që të ketë qenë: ai nuk donte që të pushonin lufta dhe konfliktet aktuale në Turqi”, shkroi në “Twitter” eksperti për Turqinë i vendosur në Londër, Ziya Meral. Por ky objektiv nuk u arrit: PKK shpalli pak orë pas shpërthimit armëpushimin e pritur.

Tri javë deri në zgjedhje

Ndërkohë, Erdogani dhe politikanë të tjerë u bënë thirrje turqve që të mos ngrihen kundër njëri-tjetrit për shkak të dorasve të dhunshëm.
Politikanë të qeverisë dhe të opozitës i anuluan pas atentatit daljet e tyre elektorale për ditët e ardhshme. Por kjo nuk do të thotë se do të bien tensionet tri javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përkundrazi: kritikët e akuzojnë Erdoganin se po i nxit qëllimisht që prej verës tensionet e reja midis shtetit dhe PKK, për të fituar zgjedhës të djathtë për AKP-në, për zgjedhjet e nëntorit.
Nga ana tjetër, gazetari i afërt me qeverinë, Fatih Tezcan, e akuzoi të shtunën HDP-në se ajo vetë ka të bëjë me atentatin e së shtunës. Partia kurde synon që të rrisë numrin e mbështetësve të saj me anë të efektit të keqardhjes, tha ai.
g.shqip
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

Hmm keta njerezit ne foto duket qe nuk e dashkan shume ate qe paska vdek pasi nuk paskan nxjerre shume lote.
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

Keto vitet e fundit Turqia gjate proceseve zgjedhore ne menyre te vazhdueshme eshte percjelle me zgjedhje te dhunshme e jo rralle edhe viktima. Nuk befasohem aspak dhe pres qe situata te tensionohet pas nje procesi zgjedhore ne Turi i cili nuk krijoi qeveri dhe ku kurdet fituan numra te konsiderueshem.

Lutem qe femijet, femrat dhe te vjetrit te mos jene mish per top!
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

Po k'to Turqt i kane harruar, masakrimet qe ju kane bere Kurdistaneve!!!! qe deshen dhe duan ti shuajne si rrace.
Rrace e keqe.
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

Keto vitet e fundit Turqia gjate proceseve zgjedhore ne menyre te vazhdueshme eshte percjelle me zgjedhje te dhunshme e jo rralle edhe viktima. Nuk befasohem aspak dhe pres qe situata te tensionohet pas nje procesi zgjedhore ne Turi i cili nuk krijoi qeveri dhe ku kurdet fituan numra te konsiderueshem.

Lutem qe femijet, femrat dhe te vjetrit te mos jene mish per top!

Historia k'te pune ka , rrotullohet ... Nuk duhen harruar masakrat qe kane bere Turqt ndaj Kurdistaneve, madje edhe ndaj nesh.

Duhet ta vuajne, aty ku ju dhemb me shume.....te paguajne per c'fare kane bere.

Ps...Nuk ta harron njeri c'njerezimin .
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

Hmm keta njerezit ne foto duket qe nuk e dashkan shume ate qe paska vdek pasi nuk paskan nxjerre shume lote.

Njeriu lodhet si nga e mira si nga e keqja e kesaj jetes .Nuk mundesh gjith kohen ase te qash ase te qeshesh..keta kan humb me te dashurit e tyre zemera e tyre e din se ne cfar situate po kalojn..
 
Titulli: Turqia nis ditët e zisë për së paku 95 njerëzit e vrarë

gjynah edhe ato kishin te drejte te jetonin!
 
Back
Top