Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Love

βeℓℓe â๓e
Turqia hoqi ndalimin e shamive të kokës për punonjëset e zyrave shtetërore, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke.

Shami.jpg

Ndalimi i shamive të kokës në Turqi ishte vendosur shumë dekada më parë.
Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, shamitë e kokës do të vazhdojnë të ndalohen për gjykatëset, prokuroret, punonjëset e policisë dhe personelin ushtarak.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha në parlament se ky ndryshim duhet të ishte bërë shumë kohë më parë: "Me ndryshimin e rregulloreve mbi paraqitjet e punonjësve, hiqet një ndalim i dhimbshëm që ka shkaktuar shumë vuajtje për prindërit e të rinjve. Një epokë e errët mori fund. Por dua të përsëris se ne nuk po ofrojmë privilegje për askënd, përkundrazi, po u njohim të drejtën atyre që janë privuar prej saj për vite me rradhë''.

Ndalimi për shamitë e kokës është vendosur 90 vjet më parë, në ditët e fillimit të Republikës Turke dhe ka qenë një nga çështjet më të ngarkuara emocionalisht në Turqi. Prej një kohe të gjatë ai ka ndarë vendin, duke vënë përballë një grup në rritje turqish që praktikojnë fenë me elitën laike, dikur të fuqishme.

Ligji kishte ndaluar shumë gra të mbanin poste në shërbimin publik. Por laikët e shohin heqjen e ndalimit si dëshmi se qeveria po zbaton një program islamist.
VOA
 
Titulli: Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Elhamdulilah.
 
Titulli: Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Na e keni bere forumin forum lajmesh per venie/heqje lejim/moslejim shamishe. Si nuk lexova nje shkrim per shqetesimin me te madh te Evropes tani (qindra emigrante afrikan qe kane vdekur) apo per ate plake qe vdiq ne Shqiperi (Durres) sepse ishte e pastreh, flinte ne stola te lulishtes.

p.sh. Komenti s'ka lidhje me kete teme ne veçanti. Une pergezoj shtetin turk per kete lejim lirie, por duhet te meren ne konsiderate problemet/shqetesimet e shoqerise jo vetem te hapen tema enkas per te hapur zjarre e debate.

[Zot na fal, se eshte edhe dite e shenjte!]
 
Pse nuk po i hap ti ato tema ?
 
Titulli: Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Pse nuk po i hap ti ato tema ?
Sepse une nuk kam sjelle ndonjehere "lajme" ne forum. Sikur te postoja rregullisht tema te tilla, atehere po, mundet edhe te ma besh kete pyetje.

Nje tjeter shembull eshte ajo tema e Rines, ti shume mire mund ta beje ate postim tek tema e vjeter, nuk ishte e nevojshme te hapje nje teme te re.
 
Titulli: Turqia lejon shamite per punonjeset e zyrave shteterore

Me fol drejt as qe me plas raki qa bohet ne Turkije si i qiten shamijat si u deshen **** spo me han so problem i shqiptareve per shqiptaret me intereson per tjerte ....

Veq 1 Zot Veq 1 Shqipni
 
Back
Top