Turqia do të fundosë Europën!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
000_Par7764788.jpg


Shërbimet inteligjente parashikojnë që në vitin e ri një “cunami” me emigrantë të vërshojë në Europë.

Më shumë se 6 milionë refugjatë pritet të kalojnë nga Turqia për në Europë. Erdogan pritet të hapë portat për gjithë emigrantët duke e çuar Europën në prag kolapsi.


6 milionë refugjatë do të vijnë që në muajt e parë të vitit 2016 në Europë. Një bastisje që do të shpërbëjë identitetet sociale, etnike dhe fetare në europë. Parashikimi apokaliptik nuk është skenari i një filmi fanta*shkencë, por rezultti i parashikimeve të disa agjencive të Bashkimit Europian.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka dhënë alarmin. Parashikimet e publikuara kanë trazuar edhe më Këshillin e Europës. Për të kuptuar më mirë dimensionin e këtij kërcënimi mjafton të kuptojmë që Turqia brenda pak muajsh do të bëhet terminali i miliona refugjatëve për në Europë.

Faktori i dytë është që sipas analizave të inteligjencës që nxjerrin parashikimet e tmerrshme, regjimi i Erdogan nuk po bën asgjë për të ndalur valën e refugjatëve që i drejtohen Europës. Ai madje u ka lënë dorë të lirë trafikantëve të qenieve njerëzore, mjafton që të largojë sa më shumë refugjatë nga Turqia.

Por le të merremi pak me të dhënat e nxjerra nga inteligjenca europiane. Turqia aktualisht ka 1 milion e 800 mijë refugjatë sirianë. Këtyre u duhen shtuar edhe 68 mijë irakenë, 36 mijë afganë dhe 29 mijë me kombësi të ndryshme duke e çuar numrin total të refugjatëve në 1 milion e 933 mijë.

Por parashikimet europiane nuk ndalen vetëm te Turqia. Hipoteza e përpunuar nga agjencitë tregon se “mikpritja pa kufi” e Merkelit do të gjenerojë një fluks të madh emigrantësh në Europë. Për këtë arsye mendohet se 1 milion e 450 mijë refugjatë sirianë në Liban, 800 mijë në Jordani, dhe 6 milionë e gjysëm që janë në lëvizje e sipër në Siri, shtuar këtu edhe 2 milionë të pastrehë në Irak bëjnë një total prej 10 milionë e 800 mijë refugjatë gati për t’u drejtuar në Ankara dhe më pas në europë. Një shifër e frikshme për t’u përballuar.

Parashikimet e bëra nga Donald Tusk thonë që nga 10,8 milionë refugjatë pak më shumë se gjysma mund të arrijnë Europën në 2016. 6 milionë afërsisht është numri i turmës së shpërndarë që do t’i drejtohen ëndrrës europiane. Një shifër që është mëse e mjaftueshme për ta fundosur Europën dhe Bashkimin Europian.

Sjellja e Erdogan që refuzon mbajtjen e refugjatëve dhe identifikimin apo regjistrimin e tyre e rëndon edhe më shumë gjendjen e refugjatëve. Për këtë arsye sjellja e Erdogan mund të konsiderohet e ngjashme me n jë luftë të heshtur, të padeklaruar ndaj Europës. Një luftë me qëllim destabilizimin e Europës duke tronditur rrënjët fetare, përbërjen sociale dhe integritetin territorial.

Në këtë perspektivë vala prej 6 milionë refugjatësh që pritet të vijë vitin që vjen nuk do të shihej si një problem nga Ankaraja zyrtare, por si një furnizim i ri armësh për arsenalin e tyre strategjik. Një arsenal prej 6 milionë njerëzish të dëshpëruar që mund të çojnë drejt kolapsit Bashkimin Europian dhe rrënjët e tij të krishtera! / Përshtati në shqip Amarildo Lumani

*Gazetar italian, koment i shkruar për “Il Giornale”
t.observer
 
Titulli: Turqia do të fundosë Europën!

Nuk ka nevoje ta thote kete Erdogan dhe as sherbimet sekrete, Kjo eshte e thene me deklaratat e Merkel kur deklaron qe do pranoj gjysem milion refugjat ne vit. Kaq duhet qe emigrantet te ngrihen ne kembe e te dalin jashte qadrave tyrke neper kampe.
 
Back
Top