Turqi: Raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turqi: Raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

bote.jpg


Pas sulmit në një klub nate “Reina” në Stamboll, Turqia ka filluar të bombardojë objektiva të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Sirinë veriore. Me raketa, tanke dhe avionë luftarakë ajo ka vënë në shënjestër më shumë se 150 objektiva, njofton agjencia e lajmeve, Anadolu. Në këto aksione janë vare 18 terroristë dhe janë plagosur 37 të tjerë. Ndërkohë lidhur me sulmin në Stamboll janë arrestuar në aeroportin e Stambollit dy të huaj, policia nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tyre.

Natën e Vitit të Ri një atentator hyri në klubin e natës Reina dhe qëlloi verbërisht ndaj njerëzve që festonin. Ndërkohë është shfaqur një video-selfie, e publikuar nga autoritetet turke, rreth 40 sekonda e gjatë, ku tregohet një burrë që ecën dhe filmon me celular veten dhe ambientin përreth. Duket se videoja është bërë në afërsi të sheshit Taksim, zemra e metropolit turk.

Sipas mediave turke, autori duket se ka luftuar më parë për IS-in. Ndërsa gazeta “Habertürk” ka shkruar se ai ka përdorur mitraloz, të tipit Kallashnikov, e për të mos humbur kohë me ndërrimin e municionit, ai ka përdorur dy tytat. Gjithsej janë përdorur 120 goditje.
g.shqip
 
Titulli: Turqi: Raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

Turqia kunder isis? Me pare bombardonte forcat e Asadit dhe mbronte ata te isis. E kthej pllaken Sulltani, po se mori vesh sulltani qe Ruasia i ka dhene ne dore nje patate te nxehte me ate akordin e paqes Rusi-Turqi-Siri-Iran, qe Te streheoje ne Turqi ribelet.
Turqia po bombardon bashkeluftetaret e ketyre ribelve kokepreres. Tani sulltani i ka ne shtepine e veta ata qe Asadi luftoj deri tani.
Turqia nje Siri e dyte, mesa duket eshte vetem qeshte kohe.

Ps.po shqetesohem per simpatizantet e turqise dhe te ribelve te sirise. Turqia u be mik me Kaurrin e rusise dhe me Asadin shiit, armiqt tuaj te betuar. Per ke do beni tifo tani..?
 
Titulli: Turqi: Raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

Shume e bukur kjo loja!

-Kjo menyra per te hyre ne skenen Boterore eshte aq e ndyr sa vete lashtesia saj!
 
Back
Top