Turqi, dyshohej se dërgonin shqiptarë në Siri, arrestohen 25 persona

cent

...Lontano
TURQI-Shqiptarët që rekrutohen në Siri nga një organizatë humanitare në Turqi. Ky ishte motivacioni që policia turke të arrestonte 25 persona.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit , agjencioni “FARA” raportoi se organizata turke IHH po dërgonte shqiptarët në luftë në Siri. Kjo organizatë kurrë nuk e komentoi këtë lajm.

Por, sot, Prokuroria e shtetit e Turqisë kontrolloi zyrat e kësaj organizate në një aksion që është quajtur aksion kundër “Al Kaedës”.

“Policia turke arrestoi 25 vetë në një kontroll në degën e Fondacionit Humanitare (IHH). Kjo ka ndodhur në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër “Al-Kaeda-s”. Policët e antiterrorit kanë kontrolluar zyrën kryesore të IHH dhe depo të saj. Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër “Al-Kaida’së” në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan gazeta Hyrijet.
/BalkanWeb
 
Back
Top