Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare ‘Cumhuriyet’

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare ‘Cumhuriyet’

bote-1.jpg


Policia turke ka bastisur zyrat e gazetës opozitare ‘Cumhuriyet’ dhe ka arrestuar kryeredaktorin e saj Murat Sabuncu.

Mësymja e policisë ka ardhur pas dyshimeve se Sabuncu mund të ketë lidhje me klerikun islamik Fethullah Gulen, i akuzuar nga qeveria si shkaktar I grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Ky veprim vjen pas mbylljes së paktën 15 mediave dhe shkarkimin e të paktën 10 mijë nëpunësve vetëm gjatë kësaj jave. Kritikët e kanë akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan për politikë shumë agresive ndaj kundërshtarëve të vet politikë.
g.shqip
 
Back
Top