Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

cumhuriyet-gazetesi.jpg


Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin formal, në pritje të gjykimit, për nëntë redaktorë dhe gazetarë të gazetës opozitare sekulare ‘Cumhuriyet’, një ditë pasi udhëheqësit e partisë kryesore pro-Kurde gjithashtu u arrestuan.

Në mesin e nëntë personave janë edhe emrat më të njohur të gazetarisë në Turqi.

Ata akuzohen për lidhjet me PKK, një grup militant kurd dhe me predikuesin që jeton në SHBA, Fetullah Gylen. i cili akuzohet për grusht shtetin e dështuar më 15 korrik.

Një numër prej gjithsej 13 anëtarëve të stafit, përfshirë kryeredaktorin Murat Sabuncu, dhe karikaturistin Musa Kart, u ndaluan për t’u marrë në pyetje më 31 tetor.

Kolumnistët Hikmet Cetinkaya dhe Aydin Engin, u liruan nën kontroll gjyqësor për shkak të moshës dhe shkaqeve shëndetësore dhe dy të dyshuar të tjerë u liruan pa ndonjë akuzë.

Nëntë anëtarë të redaksisë do të mbahen në burg deri në gjykim, për të cilin nuk është caktuar një datë.

Më 5 nëntor, autoritetet arrestuan nëntë deputetë nga të partisë opozitare Partia Demokratike Popullore HDP përfshirë edhe bashkëdrejtuesit e saj Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag me akuzat për terrorizëm.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre me arrestimet e fundit.
g.shqip
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Edhe duhet te flasim e per keta?
Si Gulen si Erdogani ....ne nje poce menderosin...kshuqe se shoh ceshtje per diskutim hic!
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Derrdogani po e hollon majen hunit ku do ulet me vone. Ne Turqi ka nje konglomerat popujsh e kulturash, nuk qeveriset dot me diktat. Ky diktator psikopat e ka vendin vetem ne litar e nje hu ne prapanice.
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Avash avash Turqia po rreshket drejt rruges se islamizimit, dhe institucioni qe ka qene gjithmone barriere ndaj islamizimit, ushtria e ushtarakeve rumeliote eshte dobesuar teper per te bere dicka.

Turqia me drejtimin e Sulltan Erdoganit po i ve shkelmin shtetit laik.

hajduti
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Eshte gjithnje nje trishtim,dhunim i liris njerozre kur lexon qe gazetaret arrestohen.
Eshte goditje qe dhemb dhe shkatrron vertebrat e besueshmeris se saj.
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Turqit nuk jane vendas, ata origjinen e tyre q kane ne Turki-stan. Qe do thote Stani i tuqeve me nje faje jane coban delesh.
Kurajo e keti politikani kurd ne qeverine turke, ju a thote troq pa gjysma termesh.





 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Turqia po shkon drejt asaj cka gyleni nisi....
Jo me shtet laik dhe me sa mbaj mend gyleni ish ai qe donte te vendoste sherihatin ne turqi.
Kshuqe no big deal....se pranoi asokohe erdogani e ben sot.
Popullin pas e ka ....gjithe te mirat
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Duket se është Erdogani që përfundon hallkën e fundit që
Perëndimi me Illuminatin nisi. Vetëm nuk duhet të dorëzohet
dhe me gjithë fuqinë e ashpërsinë t'i kundërvihet servirëve
të masonë të USA-së dhe Perëndimit. Allahu i dhashtë fuqi këtij
dhe çdonjëerit që i kundërvihet perëndimit.
 
Titulli: Turqi, arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes ‘Cumhuriyet’

Mizi po pres te me dale viza per arabi, iran apo katarr. Aty sundon ligji hyjnor i allahut, vetem aty ka drejtesi nepermjet shariatit.
I gjithe emigrazioni perendimor po i drejtohet ketyre vendeve.
 
Back
Top