“Trupin e Prengës ia dorëzova Altin Hajrit dhe një shkodrani, pastaj…

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Trupin e Prengës ia dorëzova Altin Hajrit dhe një shkodrani, pastaj…”! Pasi sheh pamjet, “zbërthehet” i penduari nga Kavaja, tregon si funksionoi banda për zhdukjen e trupit të Jakut


Festim Bexhdili nuk ka pranuar të fliste por në momentin që para tij janë vënë pamjet filmike, në të cilat ishte edhe vetë vendosi që të rrëfehej pa u kursyer.
prenga-1.jpgElton Hajri dhe Jak Prenga
3 Shkurt, 2020 17:30
TIRANË– “Zbëthehet” i penduari i drejtësisë nga grupi që mori peng dhe më pas vrau 49-vjeçarin, Jak Jani Prengën, Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dëshmia e Festim Bexhdilit, i cili kishte rolin e fshirësit të gjurmëve.
Mësohet se Bexhdili nga Kavaja kishte pranuar statusin e të penduarit të Prokurorisë, istitucion, i cili i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Mësohet se fillimisht Bexhdili nuk ka pranuar të fliste por në momentin që para tij janë vënë pamjet filmike, në të cilat ishte edhe vetë vendosi që të rrëfehej pa u kursyer. I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.


I riu shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe trupin e pajetë të Prengës ia ka dorëzuar pronarit të tij, Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas ai pretendon se është kthyer në resort pa e varrosur ai trupin. Edhe pse pamjet tregojnë se ai ka dalë me lopatë në duar.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.
(k.m/dosja.al)
 

Attachments

  • prenga-1.jpg
    prenga-1.jpg
    165.8 KB · Shikime: 0
  • prenga-1.jpg
    prenga-1.jpg
    165.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top