Trupat ruse drejt Ukrainës

Kresha

A pretty face can never trick me


Parlamenti rus miratoi në unanimitet kërkesën e Presidentit Valdimir Putin për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë ‘në mbrojtje të qytetarëve dhe të personelit ushtarak rus’ në Gadishullin e Krimesë.
Numri një i Kremlinit argumentoi kërkesën e tij me nevojën për mbrojtjen e banorëve të etnisë ruse në Gadishull, për qetësimin e situatës si dhe për sigurinë e bazës ushtarake ruse dhe gjithë personelit të saj të vendosur qytetin jug-perëndimor të Krimesë, Sevastopol.
Ndërkohë, në Kiev presidenti i përkohshëm, Oleksandr Turchynov thërriti në mbledhje urgjente këshillin e sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekë Ukraina pas vendimeve të fundit në Moskë. Vitaly Klitschko, i parë si një kandidat potencial për president në zgjedhjet e ardhshme, kërkoi nga parlamenti ukrainas të mobilizojë ushtrinë.
“Parlamenti duhet t’i kërkojë Shefit të Shtabit të deklarojë mobilizimin kombëtar pas agresionit rus kundër Ukrainës”, deklaroi ai, duke kërkuar gjithashtu edhe një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.
Më parë, Kryeministri i ri pro-rus i Krimesë, Serghiei Aksionov i ka kërkuar ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për të “risjellë paqen dhe qetësinë” në rajon. “Në kuadër të përgjegjësive të mia për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, i kërkoj presidentit Putin që të na ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe qetësisë”, ka thënë Aksionov në një fjalim televiziv.
Megjithëse nuk ka asnjë vendim zyrtar, Kievi deklaron se Moska ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Krime. Sipas Ministrit ukrainas të Mbrojtjes në qeverinë e përkohëshme, të dalë pas rrëzimit të Janukovic rreth 6 mijë trupa shtesë ruse kanë zbarkuar në Gadishull, ndërsa Presidenti i përkohëshëm, Oleksandr Turchynov kërkoi ndaljen e provokimeve nga ana e Rusisë, të cilat sipas tij kanë si objektiv tërheqjen e Ukrainës në një konflikt të armatosur për të legjitimuar aneksimin e Krimesë.
Të premten Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi Moskën se një ndërhyrje e mundshme ushtarake në Ukrainë do të ketë kosto të madhe për të.
“Tashmë jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet mbi lëvizjet ushtarake të ndërmarra nga Federata Ruse brenda Ukrainës. Kjo sjellje do të përbëjë një shkelje të pastër të angazhimit të Rusisë për të respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës, si dhe ligjet ndërkombëtare” ”, tha presidenti Barack Obama, gjatë një deklarate televizive nga Shtëpia e Bardhë.
Obama tha se çdo dhunim i sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit territorial të saj do të ishte “thellësisht destabilizues” dhe paralajmëroi se “Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah komunitetit ndërkombëtar në afirmimin se do të ketë kosto tepër të mëdha në rast të ndonjë ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë”.
Po të premten, Presidenti i rrëzuar, Viktor Janukovic bëri daljen e tij të parë publike që pas rrëzimit. Nga Rusia ai tha se nuk e njeh qeverinë e re dhe se do të vazhdojë të luftojë për Ukrainën. //mesazhi
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

Ishte vetem ceshtje kohe...
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

Rust e kan sos me pushtue
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

Situata eshte shume e koklavitur ! Mundesit per destabilizim botror jane reale dhe pasojat te paimagjinushme .
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

Situata eshte shume e koklavitur ! Mundesit per destabilizim botror jane reale dhe pasojat te paimagjinushme .

qomja nje sms KODHELIT ti dalim ne rruge e ta ndalim kete destabilizim o Hartin
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

Edhe në Siri deri tani janë 100.000 persona të vrarë..... Kanë harru apo nuk po duan te nderhyjë dikush.
 
Titulli: Trupat ruse drejt Ukrainës

S'ka as Amerika republikanet ne pushtet. Ata u bien gjerave me shkurt. Kompanite e tyre te armeve kane gjithe ate mall per t'i shitur qeverise.

Ka qene gabim qe Putini u lejua te bente ate qe beri me Osetine dhe Abkazine. Ajo krijoi nje precedent dhe i hapi rrugen aktit te sotem.

Me pak fjale u rikthye Lufta e Ftohte !!

hajduti
 
Back
Top